Një aksident i cili i ka marrë jetën një fëmije 12-vjeçar ka ndodhur ditën e sotme në Kukës.
Një automjet ka përplasur një fëmijë 12-vjeçar në aksin Kukës-Morinë rreth orës 17:00.
12-vjeçari me inicialet A. S nga fshati Morinë, është transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të rrethit por nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
12-vjeçari është përplasur nga mjeti i cili drejtohej nga shtetasi Halim Ademi teksa kthehej nga Kosova drejt Shqipërisë.
Forcat e policisë të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes kanë ndaluar autorin e ngjarjes, Halim Ademi si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
