Një person dyshohet se ka qëlluar veten me armë jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Shërbimi Sekret i SHBA tha se një person qëlloi veten me armë në anën veriore të Shtëpisë së Bardhë. Në momentin e ngjarjes, Presidenti Donald Trump nuk ndodhej aty, por në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida.
Personi ende i paidentifikuar, ndodhej në mesin e turmës së njerëzve kur qëlloi me armë. Fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga të shtënat.
Autoritetet amerikane janë duke hetuar për zbardhjen e shkaqeve të këtij rasti që shkaktoi panik.
Gjatë viteve të fundit, duhet thënë se ka pasur disa incidente sigurie pranë gardhit të Shtëpisë së Bardhë.
s.a/dita
