Protagonistët e radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishin Alfred dhe Diana Zike. Prej disa vitesh ata punojnë si misionarë në Kishën Protestante në Shqipëri. Si pjesë e komunitetit të kishës ata kujdesen për të varfrit, të pastrehët dhe për njerëzit të cilët kanë nevojë.
Në vitin 2015 në jetimoren e Sarandës çifti kishte njohur dy motrat, Ermonela, 11 vjeç dhe Aurora, 9 vjeç. Dashuria e lindur për to i kishte shtyrë që të kërkonin kujdestarinë alternative.
Kujdestaria alternative nuk është birësim, por është marrje në kujdestari të fëmijëve deri sa të mbushin moshën madhore.
Motrat kishin kohë që nuk e kishin takuar nënën e tyre biologjike, pasi ajo i kishte braktisur para 7 vitesh. Ndërsa babai i tyre, Gëzimi nuk kishte mundësi ekonomike që të kujdesej për to, dhe prandaj i kishte dërguar fëmijët e tij në jetimore, me idenë që do të kishin një jetë më të mirë.
Alfredi dhe Diana kishin ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur” Gëzimin që t’i kërkonin atij kujdestarinë alternative për dy motrat. Ata nuk dëshironin që t’i birësonin ose që t’i jepnin mbiemrin e tyre. Gjithashtu nuk donin që t’i ndanin nga babai biologjik apo nga vëllezërit edhe motrat e tyre.
Pastori dhe gruaja e tij dëshironin që dy vajzat të kishin një jetë më të mirë, më të lumtur, plot me dashuri. Dëshironin që fëmijërinë të mos e kalonin në jetimore, por në një familje e cila do t’i falte dashurinë dhe përkujdesin që i kishte munguar në gjithë këto vite.
Pavarësisht përpjekjeve që bëri Arbana në bashkëpunim me çiftin Zike për të bindur Gëzimin, ata nuk ja dolën dot.
Gëzimi tha që çifti kishte ndërhyrë në marrëdhënien midis tij dhe vajzave duke i shtyrë vajzat që të mos e donin babain e tyre biologjik. Gëzimi këmbëngulte që ishte babai biologjik dhe kërkonte që raportin që kishin vajzat me Alfredin, ta kishte ai.
Reagime të shumta pati nga publiku që ndodhej në studio, të cilët i kërkuan Gëzimit që të mendohej përpara se të merrte një vendim. Fatkeqësisht ai vendosi që t’i linte vajzat e tij në jetimore duke shtuar se kur të gjente mundësinë do t’i merrte vajzat të jetonin me të.
Programi “Dua të të bëj të lumtur” gjeti mundësinë për t’i ardhur në ndihmë Gëzimit, duke i dhuruar një çek në vlerën prej 100 mijë lekësh për të blerë pajisje elektroshtëpiake.
s.a/dita

Me 100 mije lek bahen njerzit te lumtur.Eh,mjere ku kaperfundue ai popull.Edhe vuajtje edhe tallje.
Une personalisht jam dakort me qendrimin e babait te vazave. Ato jane ne nje institucin ku nuk u mungon : Kujdesi,edukimi ,psd jo dhe dashuria e edukatoreve,e shoqeve e shokeve te shtepise se femijes. Une mendoj se jeta me e gjalle e tyre eshte aty ne shtepine e femijes se sa te shtepia e pastorit. Te shtepia e pastorit do te jene me te mbyllura,do bisedojne vetem moter me moter. Doshkeputen jo vetem nga shoketeshoqet,por edhe nga prindi ,i cili do shkoi me ngurim te shtepia e pastorit. Per kete jam dakortme baban r vajzave.
Pastaj, mire keto dy vajza e bekan jeten me te gezuar te pastori ,po ata dhjetra femije qe rriten ne jetimoret,apo shtepine e femijes si quhen,si u vte halli. Une i bej thirrje shtetit qe te shtoj me teper kontrollin ne shtepite e femijeve qe atyre te mos u mungoje gje. Jeta e vajzave midis shokeve e shhoqeve do te jete me e bukur me e gjale. Te mbeshtes ,o babai i vajzave . Pastor, pse mer vetem keto vajza e jo te tjere ……….
emision qe ne menyre naive merr neper kembe hallet dhe dhimbjen e njerezve gjasme ne emer te asaj “dua te te bej te lumtur”. Bravo Babait dinjitoz. Shume keq per emisionin qe ben trajtim te tille te problemeve. Shume dobet
babai me shume dinjitet. emisioni shume dobet dhe pa dinjitet
TURP PER TE GJITHE STUDION ATY QE KETE RAST ESHFRYTEZUAN PER TI HEQUR PRINDERORE NJE PRINDI FUKARA DHE PER TJA KALUAR DISA MANIPULATOREVE GJOJA NE EMER TE KISHES PER SHERBIMET E TYRE KETO ORGANIZATA NUK DUHET TE RRINE PA KONTROLL…..NGA SHTETI PASI NE SHQIPERI PO BEJNE NAMIN…!!!!!!!!!!!!!!!!
Pse pastori nuk e ndihmon baben biologjik qe ai te kete mundesi me i rritur femijet e tij.
Ckaeshte kjo pafytyresi,deri tek femijet e kane çuar pazarin horrat.
emsioni duhet te nderroje emrin dhe te quhet “Dua te te shes ne nje familje me te pasur”. Te gjithe femijet qe kane prinder te varfer mund te bejne nje kerkese te Arbana per te gjetur prinder me te pasur.
femija ka nevoje per familje por dhe shoqeri te afert nderkohe ne shtepine e femijes do te jene me plot te tjere ndersa tek cifti i nderuar do jene vetem dhe meqe jane dhe fetare do te marri tjeter drejtim edhe edukata tyre… balance e veshtire, mjerisht femijet nuk meritojne keto gjera, te jesh prind eshte hyjnore dhe duhet bere gjithshka per femijet