Etrit Berisha di edhe te shënoj gola.
Portieri i kombëtares sonë, Berisha ka shënuar golin e barazimit për Kalmar-in, duke i mundësuar kështu ekipit të tij të nxjerrë një pikë.
Berisha golin e barazimit (2:2) kundër Brommapojkarna e shënoi në minutën e 80 nga pika e bardhë.
Pas këtij barazimi, Kalmar tani në ligën elitare suedeze ka 27 pikë dhe ndodhet në pozitën e pestë.
Ky gol vije si duket në kohën e duhur, pasi që mediat e huaja sëfundi kanë raportuar se portieri 24-vjeçar po monitorohet nga ekipe të mëdha evropiane, në mesin e të cilave është edhe gjiganti francez, Monaco.
Kujtojmë se njëkohësisht ky është edhe goli i tretë i gardianit tonë në karrierë dhe të gjitha i ka realizuar në fanellën e ekipit suedez.
http://www.youtube.com/watch?v=Hjb0utx0Sss
