Task Forca për lirimin e rrugëve dhe trotuareve, “luftë” kundër gomave dhe karrigeve (FOTO)

DITA Online

 

Pavarësisht punës së përditshme të Task Forcës së Bashkisë së Tiranës për evadimin e mbetjeve dhe lirimin e hapësirave publike, qytetarë të papërgjegjshëm vijojnë të bëhen “zot” të rrugëve, trotuareve apo lulishteve.

Goma të përdorura, arka, bidonë, betona e gurë pa fund, janë mjetet rrethanore që përdorin çdo ditë qytetarë të ndryshëm për të siguruar në mënyrë të paligjshme dhe në kurriz të interesit publik, një vend parkimi apo një hapësirë para dyqanit apo shtëpisë së tyre.

Ndaj skuadrat e Task Forcës, ashtu si çdo ditë, kanë vijuar edhe këtë fundjavë punën e tyre për lirimin e hapësirave publike për qytetarët dhe për t’i rikthyer “frymëmarrjen” rrugëve të Tiranës.

Fotot e mëposhtme pasqyrojnë aksionin e Task Forcës në rrugët: “Hajdar Hidri”, “Musa Agolli”, “Learton Vathi” dhe “Panorama”, ku siç shihet mbetjet e përdorura për të zaptuar hapësirat publike nuk ka fund.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • ne durres ndodh e kunderta .plinta betoni dhe vendosje zinxhiresh qe bllokojne vende parkimi.blloqe betini edhe ne pjeset e karexhates ne rrugen dalip peza.para 6 vitesh bashkia investoi para ne lulishten ku eshte refugjati,me kende lojrash, tapete sfungjeri per te mos u demtuar femijet.sot gjysma e lulishtes e zene,hapesirat mes pallateve te zena.psikologjia toke e xanun mbisundon.trotuaret e zena.del te shtisesh dhe duhet te kalosh mes tavolinave me kliente..”paguaj taksa “thote dikushi.pra bashkia ,ne vend te ktheje ambientet publike banoreve,ua fal pronareve te bareve.dhe policia,qofte ajo bashkiake,qofte e rendit ,merren me ndonje qe shet bishta prasi,ndersa atje ku prishet vertet rendi mbyll syte.ejani provni,e gjeni dot rrugen feim ibrahimi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *