Trajneri i Teutës, Gentian Begeja pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Teuta, është shprehur se ndeshja u vendos nga gabimet e lojtarëve të Teutës.
“Nuk ia merrte njeriu mendja se do të shënonte Mocka. Kemi patur një ekip të fortë përballë . Janë djem që punojnë përgjatë gjithë javës. Pastaj problemet që dalin në fushë janë për t’u analizuar sepse ndeshja sot u vendos nga aksionet, nga gabimet e lojtarëve tanë. Besoj se kjo pikë na vlen për vazhdimësinë.”
Ndeshjet kanë qenë shumë të ngjeshura. Kontigjenti jonë ky është. Mendoj se i kemi dhënë mundësi Partizanit të shënonte edhe golin e dytë, sepse lojtarët dolën nga detyrat. Më kënaq shpirti i lojtarëve dhe dëshira që ata kanë për të fituar.”
I pyetur për nivelin e skuadrave të tjera, duhet thënë se i vendosi të gjitha në të njëjtin nivel, duke përjashtuar kështu Skënderbeun. Ai u shpreh edhe për nevojën e një lojtari, e një mbrojtësi me eksperiencë.
“Besoj se përveç Skënderbeut të gjitha ekipet janë një nivel, por pastaj se ca ka Vllaznia se di. Ne kemi një grup të mirë lojtarësh që kanë qejf të vrapojnë. Na duhet një lojtar që të finalizojë rastet, dhe një mbrojtës me eksperiencë që të zgjidhë situatat e vështira.”
s.a/dita
