Masakër njerëzore në Ghouta, 700 të vrarë në 10 ditë

Leda Hysa

Masakra njerëzore në Ghouta-n lindore, pranë kryeqytetit sirian Dammask, rrezikon të ketë të njëjtin fund me Aleppo-n. Rreth 700 civilë janë vrarë si pasojë e bombardimeve në 10 ditët e fundit, më shumë se 200 prej tyre janë fëmijë.

Fatkeqësisht bilanci i viktimave pritet të jetë edhe më i rëndë, pasi sulmet ajrore nga forcat qeveritare dhe aleatët e tyre rusë nuk janë ndalur për asnjë moment.

Të ashtuquajturit korridor humanitarë që lihen për largimin e popullsisë nga zonat e luftës, bombardohen nga terroristët, duke e shndërruar Ghouta-n në një ferr të vërtetë për civilët. Zyrtarët për të drejtat e njeriut në OKB, kanë kërkuar që Siria të hetohet në Gjykatën ndërkombëtare për krim kundër njerëzimit.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *