Alket Hatiaj, njeriu që nga mediat italiane ka marrë epitetin si “Zot i drogës” pritet të lirohet së shpejti pasi Gjykata e Durrësit vendosi mos ektradimin e tij drejt Italisë.
Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën e prokurorisë për ekstradimin e Alket Hatijas.
Siç raporton Panorma, gjyqtari Paulin Cera vendosi që të mos ekstradohet Alket Hatija, pasi është e njëjta çështje për të cilën Hatija është dënuar në Shqipëri.
“Nuk lejohet kërkesa për ekstradim pasi një pjesë e veprave penale janë kryer në Shqipëri ndaj jemi kundër ekstradimit te tij”, ka thënë Çera.
Hatia nuk ishte prezent në sallë.
l.h/ dita
