Babi i katër vajzave u bë sërish baba, por jo i një djali sikurse ai dëshironte.
Me duart dhe kokën lart nga qielli, Josh Batson niset drejt pishinës së shtëpisë duke u hedhur brenda në të, pasi mëson se bashkëshortja e tij Christine pret sërish një vajzë, për të pestën herë.
Familja nga Hahira, Georgia e bëri publike gjininë e fëmijës së tyre në transmetim të drejtpërdrejtë nga Facebook.
Në videon më poshtë (0:58) shihet momenti kur vajza 4-vjeçare e çiftit thotë se e ëma pret një vajzë. Josh vendos duart në kokë dhe me qetësi ngrihet nga tavolina dhe del jashtë. Qeni i familjes e ndjek 34-vjeçarin nga pas, derisa ai arrin afër pishinës. Ndalon për një moment me kokën lart nga qielli dhe thërret “përse Zot përse”. Më pas përfundon brenda në pishinë.
s.a/dita
