Abuzimet me ndihmën ekonomike, Rama tregon një tjetër rast në qytetin e Beratit

Ornela

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave nga media dhe opozita për skemën e re të ndihmës ekonomike, me një sërë postimesh në Facebook që ilustrojnë raste abuzimi me skemën e vjetër, ku përfitonin njerëz me të ardhura dhe nuk merrnin familjet në nevojë ekstreme.

Këtë radhë, Rama ka ndarë me ndjekësit e tij një rast në qytetin e Beratit. Kryeministri shkruan se fondi për ndihmën ekonomike është dyfishuar dhe verifikimet do të vazhdojnë në terren.

Lart, apartamenti i SH.K në Berat që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë apartamenti i R.K po në Berat që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, SH.K është përjashtuar dhe R.K është përfshirë në skemë.

Fotot tregojnë qartë se cila nga këto dy familje është më në nevojë.

Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare”, ka shkruar Rama.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *