Kontejneri me banane nga Kolumbia ka ardhur me vonë nga ç’pritej në portin e Durrësit, dhe menaxheri i “Arbri Garden” është njoftuar nga një agjent doganor se kamioni kishte dalë me shenjë në skaner dhe duhej të shkarkohej.
Të dhënat e mësipërme janë zbuluar nga dëshmia e menaxherit Donaldo Lushaj, e cila është zbardhur nga Ballkan Web.
“’Kam 4 vite që punoj si menaxher i “Arbri Garden”, ka deklaruar Donaldo Lushaj para oficerëve të policisë gjyqësore.
Sipas tij porositë bëheshin nga Arbri Çekaj Jansen, i cili rezulton edhe me mbiemër tjetër, kryesisht në Kolumbi, Ekuador dhe Argjentinë.
“Porositë bëhen rreth 20 ditë më para. Kësaj radhe porositë kanë ardhur me vonesë”, është shprehur Lushaj duke thënë se arsyeja e ndalesës ka qenë ndalimi për inspektim në portin e Livornos.
Arbër Çekaj është njoftuar me e-mail se duhet të bënte një pagesë 4 mijë euro për ngarkim-shkarkimin në portin e Livornos. Mësohet se në portin e Livornos kontejnerët qëndruan për 2 javë, ku iu nënshtruan një kontrolli të detajuar.
Lushaj thotë se “jam njoftuar me telefon nga agjenti doganor A.M. se njëri nga kontejnerët kishte dalë me shenjë në skaner dhe duhet t’i bëhej kontrolli.” Kamioni është shkarkuar në port dhe në këtë çast, policia dhe agjentët doganorë kanë konstatuar se në anën e djathtë të kontejnerit kishte ndërhyrje dhe gjurmë silikoni.
Policia pasi i bëri një shpim në pjesën e mëposhtme kontejnerit, ka lejuar kamionin që të shkojë në destinacion me qëllimin për të kapur “peshqit e mëdhenj”.
Hetimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda do t’i japë përgjigje pyetjes, nëse operacioni policor ka qenë apo jo i realizuar tërësisht nga forcat shqiptare.
s.a/dita

Pse kjo ka rendesi qe eshte i realizuar plotesisht nha organet shqiptare apo rendesia eshte se u kapen 600 kg kokaine te ardhura nga Kolumbia ne Shqiperi? Edhe kur kapet, rendesi i jepet degeve dhe jo rrenjeve dhe kjo behet per te shmangur vemendjen nga ajo qe eshte kryesore. JU merruni me llafe: e lagu, s’e lagu, policia, prokurori dhe gjykata te beje punen e saj.
Vaj pa margarine,s`ka;banane pa kokaine,s`ka.Cmimi bananeve u trefishua.Kete Menazherin e pret Pablo Eskobar ne Kolumbi,se ka ca pyetje.
NE SHQIPERI GJITHMONE MERREN ME ANESORET ME QELLIM QE OPINJONI TE DEFORMOHE. C’FARE RENDESIE KA QE U HAP APO JO NE LIVORNO,KALOJ APO NUIK KALOJ NGA ITALIA, PROBLEMI KRYESOR ESHTE: ESHTE E VERTETE QE MATERJALI ESHTE KOKAINE, ESHTE E VERTETE QE KONTEJNRI ESHTE I POROSITUR NGA TREGTARI NE FJALE, A ESHTE E VERTETE QE KA RASTE TE TJERA TE MBULUARA SIC FLITET NE MEDIA, PROBLEMET E TJERA KU ESHTE VENDOSUR,POSHTE APO SIPER, MAJTAS APO DJATHTAS,NE PAKO TE MEDHE APO TE VOGLA JANE PROBLEME QE I DUHEN DOGANES DHE POLICISE PER EKSPERIENCE. ARRESTOJENI ZOTERINE,NE SE KONSTATONI QE KA GISHT,SHTERNGOJANI B…ET FORT DHE I TREGON TE GJITHA,NE SE NUK KA FAKTE LERENI TE LIRE QE TE KETE MUNDESI TE SJELLE BANANET.