Vajza e Ismail Kadaresë mbledh shqiptarët e famshëm në Amerikë (Fotot)

entela

Opera “Madama Butterfly” e Puccinit solli në rolin e “Ço Ço Sanit” sopranon shqiptare Ermonela Jaho në “The Met Opera” në New York.

Ky rol i cili erdhi nën interpretimin e sopranos shqiptare solli emocione të forta në skenë dhe u shoqëruar me ovacione të shumta nga audienca. Ermonela Jaho interpretoi rolin e “Ço Ço Sanit” me shprehje delikate të fytyrës, ecje të ndrojtur, gjestet e dorës dhe absolutisht me zërin brilant, dhe arriti të “robërojë” audiencën me vuajtjen e personazhit kryesor.

Për këtë performancë, për të gjithë kontributin e saj dhe prezantimit dinjitoz që i ka bërë Shqipërisë, ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Besiana Kadare ka organizuar një festë në nder të sopranos Ermonela Jaho, që bëri bashkë emra të njohur shqiptar si Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij Mira Konçi, Fadil Berisha, etj.

Fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale nga Shpëtim Saraçi, i cili prej pak kohësh është zhvendosur në Amerikë së bashku me familjen.

“Në festën e organizuar nga ambasadorja shqiptare në misionin pranë UNITED NATIONS Besiana Kadare dhe Fadil Berisha për nder të sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho. Kënaqësi e madhe dhe privilegj që u ndodhem në një ambient të tillë”, shkruan ai.  e.r./dita

Share This Article
11 Comments
  • Po Tony (Jeton) Dovolanin a e njeh Besiana nder vallezuesit me te mire ne USA nje shqiptar patriot qe ne Mrs te skenave dhe spektakleve me me emer ne USA mban simbolin e flamurit shqiptar.

    • Bo Bo sa shqipetare paska mbledh! Qeka losh shume e shkreta. Gjynah gjithe ato ftesa qe ka cuar dhe vetem pese i jane parqitur. Sa te veshtire e kane punen keta perfaqesuesit tone ne SHBA mer plak! Ti ftosh shqipetaret e te te injorojne e vetem pese te paraqiten.
      Po he o DITA! Lajme eshte ky me 5 shqipe qe jane miqte e ngushte te Besianes?
      Po hajt! keni te drejte! Lajme eshte ky se mesojme sa eshte e lidhur Besiana me komunitetin shqipetar ne Ameriqi.

  • Nuk e kuptoj si mund ti thuhet shqiptar i famshem nje hije te tille si shpetim saraci apo nje humbameno si e shoqja

  • Zonja ambasadore, mos u bej lolo. Si mund te quash shqiptaret me te famshem Shpetim Saracin me Mira Koncin? Pse i fyen shqiptaret vertete te famshem te cilet jetojn e New York, per te cilet kemi degjuar dhe mesuar shume me teper se sa per brockullat e Saracit kur u largua per ne Amerike.

  • mos ja hudhni me koq ambasadores fajin .
    ajo o atje se u cupa e smojlit ,nastradinit komunist ,
    jo se meriton ate Post !
    e coj Partia .
    C’i duhet ksaj debiles cdo te thote i/e Fameshme !
    Ajo mbledh shQiptaret atje me i shit prrallat e fundit te nastradinit te famshem. ou !

  • Tani me vjen te qesh me veten time,
    Kur kujtoj vendin ,gjithe shqiperine
    Ushqejme zuzaret e dy shtetesive
    Dhe brohorasim kemi Edvine!

  • Mo po cila eshte vajza e Kadarese, ajo qe do kishte vjeherr Janullen por ja hoqi te drejten Ismahili? Se une e di qe dhe Janulla me te birin jetojne ne Amerike sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *