Mos harroni, o të harruar, që mund t’ju mallëngjejë shpejt fitorja. Kështu si tani vuri krahë ëngjëlli dhe u lëpi sa majtas e djathtas dhe atëherë më ’97-n. Derisa kaloi “hendekun”, atë hendek ku u varrosën mbi tre mijë njerëz të pafajshëm dhe pastaj, po i njëjti mbërtheu sfurkun dhe kthetrat e djallit… Ai ëndërron siç ëndërrojnë manjakët skizofrenë të pushtetit: Të “ngrihen” siç duhet, të ngrihen anëtarët e “ndershëm”, (edhe ato me dy nënshtetësi, natyrisht) dhe të ulërasin si një herë e me një kohë “Dum babën, dum babën”. Dhe Baba “nuk do t’jua thyej zemrën”.
E mbani mend, kryekatunarin e vendit si i bërtiti e i gërthiti popullit para zgjedhjeve: Pushtetin e marr vetëm me katunarët e katunit Mamurras… (Çuditërisht “i harroi” qytetarët e Kavajës, sepse Kavaja ia bëri me kohë “petullat” pa vaj…).
E di si dreqi që ‘97-n nuk ia mban ta përsërisë sepse ata që e duruan kaq gjatë, ata e lanë pas dere diplomacinë dhe në tryezë ia prenë shkurt: “Mori fund. Qartë. Mori fund dhe as mos guxo ta kujtosh, jo më ta krijosh 97-n, se përcëllohesh! As ’98-n me “grushtin revolucionar të shtetit” s’ka këllqe ta bëjë, i kanë rënë poturet dhe s’ka as fuqi t’i ngrejë as për jashtë dhe as për brenda vendit sepse ky fillim shekulli shembi dinasti, perandori, mbretëri e madhështi dhe jo më të durojë njëfarë tipi që as titullin “kapedan” nuk e ka as në rrënjë e as në degë. Sot, babëzia dhe makutëria e ka mbërthyer kaq keq sa edhe po ta falin viktimat, nuk e falin hajdutët sepse pafajësia e tij i bën akoma më shumë fajtorë ata.
Por… Mos ju gënjejë mendja se “emancipohet”. Mos ju gënjejë mendja se “burri heroik” i partisë e të shtetit ka kuptuar gjw për çburrërimin që i bënë ata “që s’ia kuptuan” edhe ata “që ia kuptuan burrërinëëë”.
Jo more, jooo. Është ujk plak qerratai. E di mirë ligjin e tufës: Nëse rrëzohet, të parët e gllabërojnë, e përpijnë ata që ka në krah – ujqëria.
Ndaj, ndërsa tunden degët e dafinës, ai ka lëshuar që tani urithat, krimbat, baldosat në dhè. Po. Ndaj, filloi ri-numërimi i ri-kutiave. Tek ky farë “pishtari, fanari e pishtuku” ideologjia totalitare e huazuar nga Bolshevizma Ruso-sovjetike është shqiptarizuar. Një Bajraktarizëm primitiv e kanunor që kërkon të nëpërkëmbë çdo gjë.
Mos e harroni. Në opozitë përsëri do ulërasë si hienat që ushqehen me kërmë. Ndaj e ka kthyer në kërmë demokracinë. Do të përpiqet ta mbajë të tillë që ta ketë për ushqim.
Këtë mos e harroni.

Bravo Astrit. Mire ke thene ti …… toka jone nuk i duron çibanet e huaj, edhe ky plak matuf, ashtu eshte, spiun i vjeter i UDB, jugosllave….. pleher me nje fjale.
Shume drejt dhe shume bukur.
mire, mire po kujt i thua …………..
O Astrit, po ty te paska bere filmi more, jo ti filmin. Ke mbetur ne ate “liber” qe lexove me dinamitin kunder italianeve, o derzi. Po si vdkeka burri pa u rritur, keshtu si ti, me te vetmet mesime qe i jep nje regjizor filmi dhe kaq. Po hapi syte e shiko rrotull se bota po zhvillohet, o nipçe.
SALIU ESHTE NJE UJK I CMENDUR DHE KA EDHE SEMUNDJEN E TERBIMIT KU SHKUMEZON DHE TERBON TE TERE ATA QE E TAKOJNE OSE E SHIKOJNE , DUKE I MARE STERKALAT E PESHTYMES SE TIJ DHE REZULTATI TE SHKALLUARIT PO SHTOHEN CDO DITE NE SHQIPERI !
LISTEN ME FIRMA PER TRE LIGJET MOS E HARRONI SE EDHE ATA JANE TE TERBUAR TAMAM SI I JATI