Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë 7 Mars qindra nxënës të shkollave të kryeqytetit zgjodhën që t’u shprehin mirënjohjen mësuesve të tyre duke mbjellë pemë.
Sot mori formë “Shtegu i dijes”, një hapësirë me pemë kushtuar mësuesve të Tiranës në Parkun e Liqenit.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, së bashku me mësues të dalë në pension dhe nxënës të shkollave të kryeqytetit, i uruan “Gëzuar 7 Marsin” të gjithë mësuesve. “Jam shumë i lumtur që sot u urojmë të gjithë mësuesve të Shqipërisë, por sidomos atyre të Tiranës, Gëzuar Festën e 7 Marsit! Më vjen mirë që shumë shkolla të Tiranës na u bashkuan, jo vetëm në oborret e tyre, por edhe këtu në Parkun e Liqenit, ku shumë nxënës po i kushtojnë një pemë mësuesve të tyre; një pemë, e cila do të jetë këtu me dhjetra vite, si një dhuratë afatgjatë dhe shenjë emancipimi e shoqërisë sonë”, u shpreh Veliaj.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla falenderoi kryebashkiakun për modelin e suksesit që ka dhënë në krye të punëve të qytetit dhe për ndërtimin e shkollave të reja. “Jam shumë krenare që kam mundësinë të jem sot në krahë të këtyre mësuesve të talentuar dhe t’u uroj të gjithëve ‘Gëzuar 7 Marsin’. Faleminderit Erion dhe lejomë që në emër të të gjithë skuadrës së arsimit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, të të falenderojmë nga zemra për modelin e suksesit në krye të punëve të qytetit, për sa shumë ke bërë për shkollën, mësuesit, nxënësit, për të ardhmen”, tha ministrja Nikolla.
Ndërkaq, nesër është Festa e 8 Marsit dhe Bashkia e Tiranës ka një dhuratë për të gjitha gratë dhe vajzat e qytetit: transporti publik do të jetë falas për to.

“Nesër zonjat dhe zonjushat e kryeqytetit do ta kenë biletën falas nëse përdorin transportin publik. E di që kemi ende shumë rrugë për të bërë me transportin publik, por kjo është një mënyrë për të kujtuar të gjitha zonjat dhe zonjushat që vetëm e zbukurojnë këtë qytet dhe mbajnë familjet tona në këmbë”, u shpreh Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës shtoi se shkollat e reja që do të ndërtohen do të ofrojnë kushte komode për nxënësit.

Ai vlerësoi faktin që shumë shkolla të Tiranës iu bashkuan nismës së bashkisë për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytet, duke krijuar një mjedis të shëndetshëm për fëmijët.
“Sot edhe unë mbolla një pemë për ish-mësuesen time, Polikseni Ndrenikën. Ajo fatkeqësisht nuk jeton më, por ia kushtoj asaj durimin dhe fokusin te puna dhe jo te zhurma. Porosia e zysh Polit ka qenë gjithnjë: fokusohu të mbarosh detyrat. Besoj se porosia e saj është shumë e rëndësishme edhe sot: të fokusohemi tek gjërat e rëndësishme, të kryejmë detyrat tona, sepse zhurmën dhe gjërat që na bëhen pengesë i sqaron koha”, u shpreh Veliaj.
Me rastin e Festës së 7 Marsit, kompania “Prodata” ka dhuruar pemë mimozash në 11 shkolla të 11 Njësive Administrative të Tiranës, të cilat u mbollën nga nxënësit.
a.s/dita

Brigadieri i kooperatives.aq mend ka sa per te mbjelle peme e tre dale ne tv sikur po u mbush pjatat me ushqim shqiptareve!
O zoti kryebashkiak!
Nuk te kemi votruar per t’u marre me vogelsira,me tre cilat mund te merrem me dhjetra spoecialiste apo militante qe ke plot ne Bashki!
Merru me hallet e popullit se jeta nuk fillon e mbaron as tek pemet e as tek investimet,por ka mijra halle te tjera qe ti as do t’ia dish fare!
Edhe Hitleri keshtu i perdorte femijet per te rritur imazhin e vet dhe u muar vesh se ku perfundoi!
Turp ,i madh per nje kryebashkiak i 1 milion banoreve nuk merret te vrase mendjen te zgjidhe hallet e popullit e te kontrolloje vartesit,por harxhon kohen me karagjozlliqe!
Pse vetem neser? Pse jo transport publik falas ne Tirane si ne shume vende tjera per te zvogeluar pollutionin? tallini ,kryeqyteti i nje vendi ku Shqiperia per shumecka mundet me marr shembull,falas e ka,e falas per gjithe qytetaret cdo dite.
Perdorimi politik i femijeve eshte kishe i ndaluar me ligj?
Fidel & Celik !!!!!!!
Ne fushaten per kryetar bashkiet per Tiranen.Ti Fidel dhe Celiku do futeni ne gare pa kushte sepse jeni mendje ndritur sidomos kur flitni per te metat e tjerve dini hallet e popullit dhe ju kjane zemra dhe shpirti dhe harroni vetveten qe nuk iu njeh kush as per ushe as per balush.
Sa te gatshem jane keto hora qe nuk vlersojne pune po merren me pordha dhe gunen.Do jene te ushqyer me fasule aq shume sa iu dalin pordhat siper tek nji zgaver ndermjet hundes dhe mjekrres.
Po pse linjat e autobuzeve ky pisi i komandon qe na nxine jeten cdo dite duke ne vonuar ne cdo stacion.
Pra ky i urdheron. Edhe neser te mos paguajne grate bileta ky i urdheron. Ato jane biznese private…. . Turp dhe mburret.
Popull kot .Ngrihuni…
Falemindeit; i Nderuar Kryebashkiaku I /Tiranes,Z.Erion Veliaj,per kontributin dhene,per Shkollat dhe nxenesit ne Tirane kete 7-8 Mars .Mbrodhesi per GJITHCKA/.Nje Tufe LULE Si mesues pensionist “(tetedhjet e DY Vjecar,) jua solla ne zyre, Ne emer te Mesuesve dhe Nxenesve shqIptare,ne TORONTO te Kanadase,,Qe na na nderojne.
Mbrodhesi ATDHEUT TONE!
MESUESi 82 vjecar-“PASUES VEtERANI”
Dhimiter M Xhoga.