Qeveria e re e mazhorancës së majtë pritet të shpallet brenda pak orësh. Dita e sotme do jetë një ditë intensive negociatash, ndërkohë që e tillë ka qenë edhe dita e djeshme. Disa nga emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar duket se janë vendosur, megjithëse pritet ende konfirmimi zyrtar që mund të jepet vetëm nga kryeministri Rama.
Disa nga emrat për ministritë kryesore që janë afër zyrtarizimit, janë Ditmir Bushati, në postin e ministrit të Jashtëm, Saimir Tahiri në postin e ministrit të Brendshëm, Ylli Manjani, në postin e ministrit të Mbrojtjes, Shkëlqim Cami në postin e ministrit të Financave, Mimi Kodheli në postin e ministres së Ekonomisë, Ilir Beqja në postin e ministrit të Bujqësisë, Erion Veliaj në postin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Lindita Nikolla, në një nga tri postet e Ministrave të shtetit.
Emrat e mësipërm duken më afër “mbylljes”, megjithëse nuk përjashtohet që negociatat e sotme që do vijojnë për postet e tjerë, mund të shkaktojnë spostime edhe në këta emra që duken të vendosur.
Drejtësia afër LSI-së, Ngjelës i ofrohet post tjetër
Qeveria e re do ketë një zëvendëskryeministër, i cili do jetë nga LSI-ja dhe nuk do mbajë poste të tjerë. LSI, veç Ministrisë së Mbrojtjes ka mundësi të marrë edhe Ministrinë e Energjetikës dhe atë të Drejtësisë. Lidhur me këtë të fundit, ka patur disa debate të brendshme dhe konsulta të gjera.
Spartak Ngjela ka shfaqur gjatë këtyre ditëve ambicie të qarta për këtë post, ndërkohë që më afër tij duket një përfaqësues i LSI-së. Burime praën z.Ngjela i thanë mbrëmë Ditës se atij i është ofruar nga Rama, një nga tri ministrat e shtetit, një post që ka të bëjë me reformat institucionale, një nga postet që Rama e ka nën kujdes dhe vëmendje të posaçme.
Së paku dy, zgjedhin deputetin, lënë ministrin
Janë ende në bisedime e sipër ministri të rëndësishme si ajo e Arsimit dhe e Shëndetësisë. Mësohet se së paku dy deputetëve të PS-së që Rama u ka ofruar një post ministri nuk kanë pranuar të dorëzojnë mandatin, duke u “lënë kështu radhën” të tjerëve. E kundërta ka ndodhur me disa deputetë të tjerë, të cilët kanë zgjedhur një rrugë disi të çuditshme: duke dalë në media dhe duke bërë deklarata publike: “unë e lë mandatin e deputetit, nëse më ofrohet një post ministri”.
Sidoqoftë, formula deputetë ose ministra ka dhënë frytet e veta të para positive duke i minimizuar pakënaqësitë. Edhe posti i nënkryetarit të Kuvendit është një nga postet që mendohet se do “stabilizojë” disa prej tyre.
Dule pranë Turizmit, të tjerët në negociata
Parti të tjera të koalicionit të majtë kanë patur qasje të ndryshme në negociata. Nuk kaloi pa u vënë re mungesa e Gjinushit në takimin e kryeministrit Rama me aleatët. Partia e Dules pretendon postin e ministrit të Turizmit, kurse Paskal Milo është shprehur se “nuk pranon post zv.ministri” duke lënë të nënkuptohet se pretendon më shumë se kaq. Aleanca Popullore e Dojakës është në bisedime për post zv.ministri në Ministrinë e Jashtme dhe Bujqësi. Parti të tjera që kanë patur nivel të lartë votash në 23 qershor janë PSV’91 e Koçit dhe Kristian-Demokratët e Frrokut. Konsultat me ta do vijojnë pas shpalljes së kabinetit, ndërkohë që emrat e ministrave pritet të shpallen brenda pak orëve të ardhshme.
Pas emrave të ministrave, vijojnë negociatat me 6 “të mëdhatë e të vegjëlve”
Taktika e ndjekur nga fronti i majtë, shërbeu si një nxitje e madhe e të gjitha partive aleate për të marrë sa më shumë vota, të cilat shkonin në dobi të këtij fronti me 37 parti, apo edhe të vetë Partisë Socialiste. Parti të tilla si PDS e Paskal Milos, Aleanca Popullore e Artur Dojakës, PSV’91 e Petro Koçit dhe PSD e Skënder Gjinushit, morën mbi 35 mijë vota, vota këto të cilat po të kthehen në mandate, do të kishin bërë të munduar që secila nga këto parti të kishte deputetin e vet në Parlament. Kjo nuk ndodhi për shkak të kodit elektoral, por kontributi i tyre në favor aleancës së majtë ishte i dukshëm. Ndërsa Partia Socialiste dhe fronti i majtë u rrit dukshëm, e djathta u rrudh. Kjo ka një shpjegim fare të thjeshtë. Taktika elektorale e ndjekur nga Berisha rezultoi kryekeput nje gabim trashanik. Jo vetëm kryetarët e partive aleate të së djathtës u bënë deputet duke marrë vota nga partia demokratike, por edhe vetë këto parti të vogla, i morën asaj vota me marreveshje te heshtur ne shume zona, duke e lënë atë në një minimum historik negativ. Partitë e vogla të majta, u rritën vetë dhe rritën edhe aleancën në përgjithësi, duke marrë më shumë vota nga elektorati, ndërsa partitë aleate të së djathtës, duket se patën një rritje të tyre dhe një zvogëlim katastrofal të partisë demokratike dhe të frontit në të cilën bënin pjesë. Janë rreth 6 mandate të koalicionit të majtë, si në Lezhë, Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë e Elbasan, të cilat janë marrë me një diferencë prej 500 votash nga koalicioni i majtë. Aleanca Popullore e Dojakës, pershembull, ka qene ne tri qarqe shume afer mandatit te deputetit dhe ne fund ka ndihmuar PS-në të marrë mandatin e 11 në Fier dhe mandatin e fundit ne Tirane, kurse LSI-në të marrë mandatin e dytë në Elbasan.
Partitë e koalicionit të majtë vec PS e LSI, që morën mbi 6 mijë vota
PBDNJ 14.320
Partia Demokracia Sociale 11838
Partia Social Demokrate 10138
Aleanca Popullore 8879
Partia Kristian Demokrate 8094
PSV ’91 6111
Rama: Qeveria që duam
Në një intervistë me kryeredaktorin e Dita, Adrian Thano, botuar të shtunën, z.Rama u shpreh ndër të tjera: “Nuk po ndërtojmë një qeveri parcelash, po një qeveri që do funksionojë si skuadër në frymë, strategji, taktikë e aksion. Po përpiqemi t’u gjejmë punëve të qeverisë njerëzit më të përshtatshëm jo vetëm si individë, po edhe si lojtarë të një skuadre dhe jo njerëzve punë në qeveri. Duam një skuadër që të punojë e sakrifikojë, ministra që të mos kenë orar e kufij lodhjeje, njerëz që ta mbajnë karrigen me rezultate të mundimshme dhe jo ta konsiderojnë karrigen si rezultatin për t’u shijuar…”
Meta: Pritshmëritë e para
Në një intervistë me kryeredaktorin e Dita, Adrian Thano, botuar të premten, z.Meta u shpreh ndër të tjera: “Pritëshmëritë e mia janë që kjo qeveri do të sjellë dukshëm një frymë më gjithëpërfshirëse. Pra do të inkurajoj shumë kapacitete të fjetura deri tani, intelektualë të shoqërisë civile, ekspertë që përfshihen në qeverisjen e vendit. Jo vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë por edhe përmes konsultave, dëgjimit të ideve të tyre. Pra, do të jetë një qeveri e cila do të di të administrojë shumë më mirë kapacitetet e gjithë shoqërisë dhe jo vetëm të partive politike.
Struktura e Qeverisë së re:
Kryeministri
Zv/Kryeministri
Ministritë:
1. Ministria e Financave
2. Ministria e Brendshme
3. Ministria e Mbrojtjes
4. Ministria e Jashtme
5. Ministria e Integrimit Europian
6. Ministria e Drejtësisë
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
12. Ministria e Shëndetësisë
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Ministria e Kulturës
16. Ministria e Mjedisit
Ministrat e Shtetit:
1- Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike
2- Ministër për Çështjet Vendore
3- Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

Kryeministri Edi Rama
Zv/Kryeministri Edmond Haxhinasto
Ministritë:
1. Ministria e Financave Shkelqim Cani
2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes Ylli Manjani
4. Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
5. Ministria e Integrimit Europian Edmond Panariti
6. Ministria e Drejtësisë Muharrem Kushe
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Mimi Kodheli
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Arben Ahmetaj
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Vangjel Dule
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Artan Lame
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Ilir Beqja
12. Ministria e Shëndetësisë Klodiana Spahiu
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Enkelejda Shkreli
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj
15. Ministria e Kulturës Blendi Klosi
16. Ministria e Mjedisit Zef Bushati
Ministrat e Shtetit:
1- Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito
2- Ministër për Çështjet Vendore Lindita Nikolli
3- Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Spartak Ngjela
Ky Muharrem Kushe qe e ke vene minister drejtesie eshte i panjohur per publikun.Cfare eksperience ka ne fushen e drejtesise?
Ky Rama thot Se do beje reform te thelle ne Mbrojtje,
Ka te drejt dhe eshte e domosdoshme nje reform e thelle per te zhdukur Hajduterine Babezine, Imoralitetin blerjen e Gradave, vjedhjen e pronave
etj…
Poooooooor ka gjetur nje rruge te cuditshme per ta realizuar kete….
Ja ka besuat Ilir Bllokut…..E besoni dot????!!!!
Per me teper do coka Minister Hajvanin Manjani…..Se nuk paska me
burra te ndershem ky vend…..
Ky eshte fillim I shtrember…….
Ka shume mundesi qe kjo liste te meaxhoje vitin e pare punet e ketij vendi.Per vitin e dyte flasim me vone se nuk jane te prere per te drejtuar gjate do ta shkelin diku me ndonje ryshfet dhe do ti kape kryetari.
Me lejoni te sygjeroje.Kam iden se pershtaten me mire ne detyre, po qe se nderohet pozicioni i Ilir Beqja me Ylli Manjani. Ide personale. Mund te mos perfillet.Flm mirkuptimit.
per sqarim! lidhur me komentuesin, që donte të dinte cili eshte Muharrem Kushe?…aktualisht ka nje studio ligjore “Kushe\”….ka qene deri në vitin 2005 ( nese nuk gaboj) kryetar i gjykates se Apelit Tirane….jurist dhe ne poste te larta te gjyqsorit per mese 35 vjet . Mban titullin “Profesor Doktor ” ne shkencat juridike…etj
si ore nuk ka vendosur spartak ngjelen per minister i drejtesis kjo nuk eshte emire ose te cohet krye prekuror i pergjithshem per te vendosure drejtesin ne vend