Një film për Ismail Kadarenë/ Ngjashmëria e aktorit me shkrimtarin është e habitshme!

entela

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mirë shqiptar, me emrin e të cilit ne krenohemi jo pak herë. Me kryevepra të shumta letrare, ai ka synuar disa herë të marrë çmimin Nobel, por nuk e ka arritur ende atë.

Por së shpejti do kemi mundësi ta shohim jetën e tij në një film me metrazh të shkurtër. Filmin do ta sjelli regjisori nga Kosova, Ben Apolloni, i cili ka treguar për Kult Plus se filmi do të fokusohet më së shumti tek rinia e shkrimtarit, për të na sjellë një Kadare djaloshar, i panjohur për publikun.

Aktori që do të luaj personazhin e shkrimtarit, Ibër Deari, ka një ngjashmëri mjaft të madhe me të. E sipas Apollonit ka qenë pikërisht ngjashmëria e Dearit me Kadarenë që i dhanë idenë për filmin. “Faktikisht, figura e aktorit më ka dhënë idenë për të bërë filmin. Ai i ngjan shumë dhe më pas kam zhvilluar edhe skenarin”, ka treguar regjisori. Hidhini një sy fotos, a nuk mendoni edhe ju që ngjashmëria është e madhe? Ia ku e gjeti edhe Kadare sozinë e tij të rinisë. e.r./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *