Matura e pasuksesshme, tek gjuhët e huaja fitojnë maturantët e dobët

anazapta

Cilësia në universitete lë shumë për të dëshiruar, dhe një pjesë e konsiderueshme e përgjegjësisë për këtë gjendje i ngarkohet Maturës Shtetërore, e cila po e rëndon edhe më tej bilancin e prurjeve të reja jocilësore në auditorët publikë. Gjatë viteve të fundit drejtuesit fakulteteve publike, duke iu referuar edhe nivelit të nxënësve të përzgjedhur, ngrenë alarmin se Matura Shtetërore nuk rezulton të jetë më e suksesshme, dhe është koha që ajo të përballet me ndryshime kundrejt arritjes së synimit për të realizuar prurjet cilësore që duhet të kenë fakultetet. Ndërkohë që pikëpyetje të shumta ngrihen edhe mbi mënyrën se si administrohet matura, pasi është vënë re se rregullat e mbikëqyrjes së zhvillimit të provimeve nuk janë të njëjta si për kryeqytetin, ashtu edhe për rrethet.

Kjo gjë është faktuar edhe me numrin e lartë të fituesve të pranuar në fakultetet e kryeqytetit, të cilët në masë vijnë nga rrethet. Këto problematika bëhen edhe më të theksuara në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Dekania e këtij fakulteti, Klodeta Dibra bën me dije se institucioni universitare që ajo drejton prej kaq vitesh po ndeshet me një nivel të dobët të studentëve, të cilët përzgjidhen përmes modelit të Maturës Shtetërore. Një fakt i tillë shqetësues vihet në dukje më së miri nga niveli i ulët i kalueshmërisë që raportohet në fund të vitit të parë akademik. “Matura shtetërore për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nuk ka pasur sukses. Kjo sepse na kanë ardhur studentë me nivel shumë të dobët, madje ka pasur edhe studentë që gjuhën e huaj nuk e kanë njohur fare.

Kundrejt kësaj situate ne kemi vepruar me një përmirësim të kurrikulës. Sigurisht që përmirësimet nuk mund të bëhen çdo vit pasi kjo do të cenonte pastaj cilësinë e mësimdhënies. Por, jemi përpjekur që të bëjmë disa bilanca duke pasur parasysh të paktën tre vite akademike. Aktualisht jemi duke u përgatitur që të bëjmë disa ndryshime edhe vitin e ri që iniciojmë në tetor, duke pasur parasysh edhe kalueshmërinë.

Në rang fakulteti për sezonin e qershorit kemi një kalueshmëri deri diku 30 për qind. Pra nga numri i studentëve dhe këto nuk janë vetëm ata që janë të ciklit 3-vjeçar, por kemi shumë studentë mbetës dhe përsëritës. Pra janë studentë të cilët mund të kenë pese gjashtë vite të regjistruar, të cilët ende nuk janë diplomuar”, shprehet Dibra. Për vitin e ri akademik 2013-2014 në auditorët publike do të ulen për herë të parë rreth 30 mijë studentë të rinj, këta të shpërndarë në të gjitha programet universitare.

 

Administrimi problematik i maturës

Procesi i mbikëqyrjes së provimeve të maturës është edhe një ndër pikat më të debatueshme sa i takon procedurës së përzgjedhjes së kandidatëve fitues që pranohen në universitetet publike të vendit. Kjo pasi mbikëqyrja e provimeve në Tiranë është shumë e fortë, ndërsa në rrethe jo, çka u lë më shumë hapësirë maturantëve të rretheve që të fitojnë një të drejtë studimi në fakultetet e Tiranës. “Kur ne na vijën listat e fituesve të Maturës Shtetërore, fatkeqësisht maturantë të Tiranës kemi shumë pak. Kjo situatë nuk është prezente vetëm në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, por është një praktikë e shfaqur në të gjitha fakultetet e tjera të kryeqytetit.

Duke qenë e tillë kam dyshimin se në Tiranë bëhet shumë presion gjatë Maturës Shtetërore, dhe kjo është një gjë e mirë, nëse duam të kemi rregullsi dhe transparencë të procesit. Ndërkohë që kam dyshime se në rrethe nuk veprohet në të njëjtën formë”, shton më tej Dibra. Sipas saj duhet t’i jepet më shumë përparësi autonomisë së universiteteve, ku përzgjedhja e kandidatëve që vijojnë studimet në to të bëhet e drejtpërdrejtë, sikundër ndodh në të gjitha universitetet jashtë vendit, të cilat nuk përballen me probleme të tilla sa i takon cilësisë.

Share This Article
7 Comments
  • Paragjykimi per cilesine e nxenesve-maturante qe shkojne nga rrethet ne Tirane nuk me duket i drejte. Mbase kerkesa e zbatimit te rregullave te provimeve te matures shteterore mund te mos jete ne nivelin e Tiranes, por duhet patur parasysh qe ne totalin e pikeve te nxenesit ka peshe jovetem matura, pra provimet, por vecanerisht mesatarja e shkolles ne 3 vite.
    Mbi te gjitha mendoj se rezultat i numrit te ulet te perzgjedhjes se studenteve nga Tirana per gjuhet e huaja eshte niveli i ulet i preferences se tyre per to dhe mendimi se tregu i punes nuk eshte shume favorizues ne Tirane, aq sa ne rrethe.
    Sa per cilesine e perzgjedhjes se studenteve, vendosja e kritereve nga vet fakuktetet, vecanerisht per lendet baze te studimit, do te ishte i domosdoshem. Pra problemi duhet pare ne kompleks, jo thjesht ne ndarjen gjeografike Tirane-Rrethe.

  • Jam dakort me shkrimin,vijne nga rrethet me” nota te larta” ndersa ne tirane djersiten nxenesit dhe nuk marrin ate qe meritojne,djali im mori 8 ne matematike,etj ndersa profesori i lendes gjate 3 viteve noten 5 e keshtu i ulet mesatarja,tek Petro Nini(mendoj duan kurset private )Kriteret ti vendose vete fakulteti pranues me shkrim per vleresimin e pranimin ne universitet .

    • NJE QE MESON ASNJEHERE SI HAHET HAKU TI QENKE PA …………NIVEL PERFUNDIMISHT NDOSHTA E KE HALLIN TE NOTA E JO TEK ARSIMIMI I NX………….TURP ……………………..

      • Une mendoj se nxenesit qe vijne nga rrethet jane me cilsoret pasi edhe pse nuk i kane kushtet te favorshme per zhvillimin e mesimit arrijne te kene rezultate te larta fale perpjekjeve te tyre.kjo eshte merite e tyre dhe une mendoj se nuk duhen paragjykuar.

  • ju mbeshtes fort ne komentin tuaja. Une jam student , bera provimet e matures . Letersi mora 6 … une nuk kam bere asnjehere kosultim me mesuesin e letersise , asnjehere nuk ka shpjeguar gjate 4 vjeteve . Ne matematike more 4 … Ne provimet me zgjedhie hodha Anglisht gjuhe te huaj e pare dhe mekanike … 10 kredite + 8 kredite … i vetmi me kredite te larta ne shkolle . I kalova me sukses. Vetem matematika ma prishi te gjithe procesin e matures , sepse gjate kater vjeteve nuk kam mesuar as edhe ndonje gje … Profesoresha shpjegonte ne menyre konfuzive , shume te dobet …. eshte si nje taktike per ta bere nxenesin te ngele dhe tu marrin leke ne fund … por une as edhe nje kokerr leku nuk dhashe , pese e nxora matematiken gjate 4 vjeteve. Na kane bere padrejtesi shume te medha … Ma shkaterruan te ardhmen , vendet neper fakultete kane per ti zene ata te shkollave private , sepse ata u kane vene nota te larta , sadoqe nuk mesojne … dihet qe ne shkolla private kalon padjava … E pashe vete gjate kryerjes se provimeve te matures , sa te afte ishin , i ndihmuan te gjithe . E kam thene dhe e rithem , dy armiqe ka njeriu ne kete jete , politikani qe te le pa buke , dhe mesuesi qe te le pa dituri … dy krimet mizore qe me kane ber mua .

  • duhen paragjykuar fort ato te rretheve pasi nuk kane as nivelin kulturor e arsimor ,e edukativ vijne me dhjeta ne provimin e matures e marrin deget qe nuk ua kan haberin e ngelin e pastaj si mjet kryesor per te dale nga kjo eshte leku……………….qe me pas behet i pa vlere kur vjen punA TEK PROVIMI I SHTETIT SA KEQ PER TO DHE FAMILJET E TYRE QE SHPENZOJNE EDHE QIMET E KOKES PER TE PERMBUSHUR NEVOJAT DHE DESHIRAT E E TYRE…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *