Kreu i qeverisë, Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me një lajm të mirë për fermerët.
Rama ka njoftuar se një fond prej 2 miliardë lekësh janë dedikuar për zhvillimin e tokës.
Përmes një videomesazhi ai u bën ftesë të gjithë fermerëve që të përfitojnë nga skemat mbështetëse për bujqësinë.
Bëhet me dije se aplikimi ka nisur në 28 shkurt dhe zgjat deri më 28 mars.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë ftesë për të gjithë fermerët që përmes projekteve të përfitojnë nga fondi mbi 2 miliardë lekë dedikuar zhvillimit të tokës vetëm për këtë vit, ju uroj një ditë të mbarë.
Për më shumë rreth programit tonë kombëtar të mbështetjes për bujqësinë dhe se si çdo fermer mund të përfitojë prej të gjitha skemave mbështetëse, klikoni në www.azhbr.gov.al“, shkruan Rama.
l.h/ dita

ORE, ATA QE KANE LLAPE TE MADHE E KANE
ZGJIDHUR PUNEN, TE FUSIN NJE TE LEPIRE
DHE MARRIN NDONJE LEK, CFARE TE BEJNE
ATA QE NUK E BEJNE DOT KETE PUNE, THUAJ
Me dy miliarde dollare kastravecet e shqiperise do te jene me te medhenjte ne bote.Me te gjate se i gjati.
Jeni shume te vone o Rama ,ti dhe ish kryeminstrat e tjere . Nuk ju ben me , derman njeri . E di e ke te veshtire ,por mbahu fort .Dardha e ka bishtin mbrapa , thote populli i zgjuar Shqiptar .