Nëna dhunohet nga vajza e saj 6-vjeçare

Leda Hysa

Një nënë e vetme, e dëshpëruar për të vënë nën kontroll vajzën e saj të dhunshme 6-vjeçare, më në fund po merr asistencë nga një psikologe.

29-vjeçarja Lisa, e cila jeton me prindërit e saj në Oldbury, Birmingham, kishte luftuar me krizat e vajzës Demi dhe ajo i nënshtrohej rregullisht goditjeve, grushtave dhe shkuljes së flokëve nga e bija e mitur.

Sipas Daily Mail nënës së Lisës, Sharon, i duhej të ndërhynte vazhdimisht pavarësisht se edhe ajo ishte viktimë e temperamentit të vështirë të Demit. “Ajo kishte momente kur transformohej në një njeri shumë të dhunshëm”, tha nëna e saj.

Psikologia Laverne Antrobus, e cila po i vjen në ndihmë Lisës, thotë se ajo ka lejuar vetë që të ndodhë kjo gjë. Tashmë sjellja e Demit është transformuar, me ndihmën e psikologes dhe me Lisën që po i ofron së bijës alternativa për kompromis.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *