Pas verifikimit të të dhënave të dorëzuara nga vetë mësuesit gjatë fazës së aplikimeve, Qendra e Shërbimeve të Arsimit bën me dije se për qindra kandidatë janë evidentuar pasaktësi. Në rast se këto pasaktësi nuk korrigjohen, atëherë mësuesi rrezikon të mbetet jashtë garës për emërimet e reja që do të bëhen në arsim përgjatë këtij viti, pasi nuk do të lejohen të hyjnë në testim.
Në vijim të shkrimit gjeni të plotë listën e 200 mësuesve që duhet të paraqiten për të korrigjuar të dhënat e tyre. “Të gjithë kandidatët e mëposhtëm të testimit të informatizuar duhet të komunikojnë me RASH për saktësimin e të dhënave, me qëllim përfshirjen në listë për dhënien e provimit. Në kolonën e fundit është shënuar dhe problematika juaj që duhet të korrigjoni. Kontakt i RASH (Rrjeti Akademik Shqiptar) është: [email protected]”, bëjnë me dije ekspertët e QSHA-së.
LISTA: Mësuesit që duhet të rregullojnë të dhënat
p.k/dita
