Ngriheni natën dhe hani? Kjo është arsyeja

Ornela

Shumë persona i zgjon gjatë natës një uri e pashpjegueshme! Sipas disa studimeve të fundit, ekziston një hormon i cili shkakton rritje të urisë në darkë, kjo kryesisht te njerëzit që përjetojnë shumë stres gjatë ditës.

Specifikisht është kryer një studim me vullnetarë të grupmoshës 18-50 vjeç, të cilët u lanë disa orë pa ngrënë para vaktit.

Në të njëjtën kohë u mat edhe niveli i stresit përmes mimikave të tyre. Në fund u vërejt se, personat të cilët ishin më të stresuar konsumuan më tepër ushqim se të tjerët.

Këshilla e ekspertëve: nëse doni t’i bëni rezistencë hormonit të urisë duhet të konsumoni 3 vakte të mirëfillta dhe të kujdeseni për shëndetin mendor përmes meditimit dhe aktivitetit fizik.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *