Në një letër, që pak ditë më parë dërgova në redaksinë e Gazetës Dita, paraqisja disa arsye që sipas meje krimi ka dalë jashtë kontrollit, e që kam kërkuar që të më ruhet anonimati. Arsyeja pse kam vënë këtë kusht, është se personat që kam denoncuar e do të vazhdoj t’i denoncoj edhe në të ardhmen, jo vetëm nuk ndjejnë përgjegjësi (dhe s’ka si të ndodhi kjo tek ta), por bëhen dhe më agresorë e hakmarrës duke sajuar dhe skena të të ndjerit Trebicka.
Kjo parathënie në njëfarë mënyre është dhe përgjigja e ndonjë komenti që është bërë rreth letrës sime që shprehte dikush se të mundon burrnia dhe nëse po ky person më kupton unë me ata jam dy, njëri sheh ujkun, tjetri gjurmët…
Pra, të përmendësh emra, të dashur miq, të implikuar edhe pse ata janë përmendur me detyrën që kanë, nuk është e thjeshtë, e kjo i përket asaj pjese të realitetit shqiptar, që demokracia ka ardhur në Shqipëri e se mund të shash e ofendosh kë të duash, edhe Obamën, por në asnjë mënyrë kryeministrin apo presidentin shqiptar.
Në dhjetra e dhjetra komente që i janë bërë letrës sime nga kolegë e ish-kolegë, nisur nga ato fakte tronditëse, ata jo vetëm i kanë mbështetur, por i kanë shtuar ato me shembuj, fakte e emra konkrete, jo vetëm për shkelës të thjeshtë të ligjit, por edhe për vepra të rënda kriminale.
Letra ime anonime (jo nga faktet, ishte njëkohësisht një ftesë për të gjithë ata që militojnë apo kanë milituar në radhët e uniformave blu, që të denoncojnë çdo veprim të jashtëligjshëm që drejtues të veçantë policie kanë kryer ndaj tyre e kolegëve të tyre.
Kjo nuk ka lidhje me të ashtuquajturën revansh apo radikalizëm që pritet të ndodhë në këtë institucion, por si një e keqe që duhet goditur e spastruar një orë e më parë, me qëllim që policia e shtetit të dalë në misionin e saj të rëndësishem, të vështirë e fisnik, për të ruajtur jetën, pronën dhe rendin e shtetasve të vet.
Me përmendjen e rasteve të personave të implikuar në radhët e uniformave blu dhe pasojave që ato kanë sjellë, unë jo vetëm që nuk kam errësuar apo mohuar punën plot sakrifica në tërësi të efektivave të këtij dikasteri, por përkundrazi, ju jam lutur që pavarësisht këtyre pengesave që kanë hasur e hasin, të vazhdojnë misionin e tyre me atë përkushtim e profesionalizëm, derisa të spastrohen nga këta elementë.
Do të vazhdoj të denoncoj me fakte edhe në të ardhmen, raste implikimi e shkelje nga persona të veçantë në uniformat blu, duke ju ardhur në ndihmë edhe atyre kolegëve e ish-kolegëve, që me situatën që kalojnë kanë zgjedhur heshtjen, edhe pse janë të bindur e dëshmitarë që veprimet e tyre kanë sjellë pasoja deri në masën e cilësuar tepër të rrezikshme.
Kjo sepse në rradhët e policisë janë marrë persona pa arsimin e duhur e të nevojshëm. Janë thirrur nga jashtë shtetit, të larguar vite më parë për arsye të dyshimta e janë futur në strukturat e policisë, duke i lënë në gjendje të lirë për muaj të tërë pa u paraqitur në punë, dhe janë përdorur vetëm në ato raste kur pushteti ka kaluar momente delikate.
Janë marrë agronomë, mësues, inxhinierë e të tjerë dhe fakti që ata nuk kanë bërë karrierë në profesionin e tyre, atëherë ç‘rezultate mund të presësh prej tyre në polici? Ç’rezultate mund të presësh nga shefat e personelit në Drejtoritë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, Lezhë, Dibër e të tjerë.
Përmenda pra, se nj nga arsyet e mos(mirëvajtjes së punëve në uniformat blu, ka qenë mungesa e arsimimit të shumë kuadrove, të cilët nuk kanë dhe arsimin e mesëm që për fat të keq vihen dhe në poste drejtuese e delikate si shefa krimesh, shefa personeli e tjerë. Ka pasur një grup të specializuar për ta zbuluar këtë që është quajtur SH.K.B, që në fakt nuk e ka bërë për qëllime të caktuara, pasi ka qenë e thjeshtë për t’u verifikuar. Së pari sepse ata i njeh komuniteti që janë rritur e arsimuar dhe së dyti se këta persona nuk mbajnë mend emrat e mësuesve që ju kanë dhënë mësim në shkollën e mesme, pale t’ju kujtohen notat që kanë marrë.
Të përmendësh emrat tyre do të duhej një libër i tërë dhe jo një letër si kjo. Unë shpresoj se një dëshirë e mirë që të lexojë këtë libër në të ardhmen do të nxjerrë edhe fakte të tjera tronditëse e shumë të vërteta të pakëndshme.
Sa përmendim, punonjës policie, sidomos në bazë, oficerë e policë të zakonshëm nuk i janë nënshtruar asnjë kursi kualifikimi, si dhe kurse të tjera trajnuese, që janë shoqëruar edhe me pasoja, një pjesë e tyre nuk dinë të përdorin dhe armën, si dhe shumica dërrmuese nuk janë të aftë të kenë njohuri elementare për përdorimin e kompjuterit. Mungesa e arsimimit të domosdoshëm, si dhe mosnjohja e rregulloreve bazë që përcaktojnë veprimtarinë e uniformave blu, ka bërë që jo vetëm mos të flitet për perfomancë të policisë në standardet e kërkuara, por që është e shoqëruar me ngritjen e dobët profesionale, me sjelljen midis tyre e komunitetit. Me mbi 20 vjet në të njëjtin vend e funksion, për shkak të lidhjeve të krijuara, të atyre ekzistuese, ka punonjës policie që janë bërë palë me elementin keqbërës, e për këtë arsye ata nuk kanë fuqi morale e kurajo për të denoncuar apo zbuluar edhe vetë autorët e veprave penale.
Është interesante të theksosh duke qenë dëshmitarë me fakte të cilat vërtetojnë paaftesinë e tyre, duke i krahasuar edhe me ndonjë kryeplak të rëndomtë fshati, të cilët ulen me dhe pa orar, me dhe pa vend, me këdo, duke mos rritur rezultatet në punë, por duke rritur peshën e tyre trupore deri në 1,5kv. Dhe ec e mendo e prit që këta policë të kapin me vrap një hajdut 20-vjeçar.
Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e tyre në kryerjen e detyrës janë aq të dukshme sa më kujtohet shprehja e një mikut tim se në këto raste e ndaj këtyre personave duhet të bëhet ezhe-ja, sepse dhënia e armës në duart e tyre është fatale, jo vetëm për ata, por edhe për të tjerët.
Duhet kuptuar se policia e shtetit nuk është vend për punësim. Policia përbën e tregon fytyrën e vërtetë të shtetit.
Drejtuesve të policisë në qarqe ju janë dhënë kompetenca të tilla, sa e drejta për të marrë e për të lëvizur një kuadër është e padiskutueshme e ajo ndodh aq shpesh e pa motiv, sa bie ndesh edhe me prononcimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në një stacion televiziv se edhe një ish-punonjës policie e ka të vështirë të ambjentohet edhe për dy vjet me punën e policisë, për shkak të reformave të thella e të vazhdueshme që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve. Pra, në kundërshtim me këtë, një Drejtori policie i plotësohen dëshirat e një Drejtor tjetër është i detyruar t’i marrë jashtë deshires. A nuk është normale që çdo drejtues policie duhet të punoje me atë efektiv që gjen, kur në krah ka edhe rregulloren e Disiplinës, e cila nuk e parashikon lëvizjen e kuadrove dhjetra e qindra km larg banesës së tyre si masë disiplinore.
Shumë larg banesës do të thotë që transferimi i një kuadri nuk i shërben punës, por përkundrazi. Larg banesës, në një moshë të papranueshme, që ka nevojë të rrisë e edukojë fëmijë dhe që për më tepër i ka dhe të sëmurë.
Po përmend një rast që vetëm i vetem nuk është. Një i afërmi im ka punuar në qarkullimin rrugor për 28 vite me rradhë. Nuk është nga ata që në këtë detyrë kanë 2 apo tre shtëpi. Jeton me ndershmërinë e vet. Ka lëvizur prej rreth dhjetë vjetësh nga Shqiperia e Mesme në atë të Jugut, pastaj në verilindje e tani në veriperëndim, jashtë profilit, me fëmijë të sëmurë. Personalisht nuk dyshoj te aftësitë e tij, por te paaftësia për t’ju përshtatur, bindur e kënaqur shefat.
Jam shprehur në letrën e parë se përfitimi i gradave është bërë në mënyrë të pameritueshme, por edhe sikur ky të ishte perceptimi im personal, kam thënë gjithashtu se duke ju referuar statistikave dominojnë dukshëm gjeneralë nga një trevë në trevën tjetër. Duket sikur kjo të mos jetë thjesht një rastësi, e se për këtë duket sikur funksionon një mekanizëm!
S’ka se si të besosh e të quash po rastësi, që në konkurimin që u bë në fillim të këtij viti për gradën kryekomisar, vetëm një person nga jugu e përfitoi atë.
Jam i ndërgjegjshëm se një trevë mund të ketë epërsi në një tjetër në fushë të shkencës, diplomacisë, pushkës e penës, të artit dhe sportit, por nuk është fort bindëse, po e njëjta gjë të funksionojë dhe në polici.
Për më tepër që i njohim konkretisht e fizikisht kush janë e që fatkeqësisht dërgohen drejtues në çdo cep të vendit për t’i dhënë mend vlonjatëve, korçarëve, durrsakëve, tiranasve, gjirokastritëve, fierakëve e tjerë.
Këto fakte ekzistojnë e për rrjedhojë nuk mund të fshihen, sepse përderisa një punonjës policie e ka për detyrë të kapë dhe autorin e vjedhjes së një pule, atëherë si nuk qenka në gjendje të peshojë punën e një kuadri, duke e vlerësuar dhe emëruar ku dhe kur duhet.
Është diskutuar nga shumë media duke ju referuar dhe statistikave që ekzistojnë se rreth 100 drejtues të lartë në policinë e shtetit janë me grada të larta, e që janë vetëm nga një qytet i vogël verior edhe pse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e mohoi këtë në mënyrë kategorike në një emision televiziv disa ditë më parë. Luftë me shifra s’ka pse bëjmë. Le të presim se në qoftë se kjo shifër është e vërtetë, apo tre-katër herë më shumë, pastaj do të kërkojmë arsyen pse ka ndodhur, e cila do të sqarohet në shkrimin e rradhës…

Qofte ne letren e pare qofte ne kete te sotmen nuk ka persona te denoncuar me emra;ka vetem renditje te bemave qe e kane futur Policine e Shtetit totalisht ne breket e dhjera te dr.krimit.
Nese do te denoncoheshin emra konkrete do ta quaja kontribut per shoqerine,pra edhe per mua.Ne rastin konkret e quaj “guxim” te tipit as me qeth e as me rruan,as ne kembe e as kaluar,,,,,,,,,shkurt nje dobicllek qurrashi.
Te denoncosh ecurine e policise se sotme natyrisht eshte gje e mire,detyre per ata qe vertet kane marre persiper nje gje te tille.Edhe kjo ndihmon ne vargun e detyrave qe ka sejcili specialist real ose kujtdo qe i dhimbset ky vend e qe ndjen kete kontribut.Por e verteta e ketij denoncimi eshte sic permend edhe Lora.Ne artikujt tuaj nuk ka as emra dhe as ngjarje te vecanta.Me e thjeshte.Per cdo rast konkret duhet denoncim,per te mos tjerrur teori dhe kete duhet ta bejme qe gjerat te jene per ne prokurori se mjaft kohe kemi humbur,per te bere shtet.
Ne 1997 u trondit rende shteti,erdhen ne polici,njerez qe ishin specialiste,te ndershem,qe vertet u dhimbsej vendi e populli.Erdhen, ose me mire i futen,i mbajten edhe individe negative ne te gjithe drejtimet,perfshire edhe Hysni Burgajn me shoke dhe demi ishte i pallogaritshem.Pra cdo gje aktualisht duhet nga e para dhe fort pa hezitim.Te shohim ata “Burra” qe do te vihen a do te kene kete vullnet e guxim!!!
Keto jane gjera qe dihen. duhen emra dhe pergjegjesi konkrete
NQS. ka nje vend ku duhet bere ky “revanshi” famshem kjo eshte Ministria Brendshme dhe Policia. Duhet zeruar me grada e me lesh e duhet ngritur me durim nga e para.
keto dihen biles me shume akoma por ti more zoteri nqs do te thuash dicka dhe ti e di shume mire duhen fakte emra ,ngjarje me vend dhe ore dhe ateher do besh dicka qe dhe ne qe i lexojme te mesojme dicka te re ,levizjet ne detyre dhe vend esht parim dhe per policin ne perendim asnje oficer polic apo drejtus nuk fillon ke ai vend qe del dhe ne pension ,prandaj levizjet ose qarkullimet ne polici jan mese te domosdoshme ,heren tjeter uroj te kesh fakte dhe emra
Ty policit anonim nuk ju kérkohet domosdoshmérisht té nxirni emrin. Hé për hë nuk themi se kété e béni nga frika… Por ajo qe kérkojmé nga ju n.q.s jini polic i vertete dhe jo polic magazinier,eshte të veproni si nje polic profesionist. Nje polic i tille flet me prova , me fakte me dokumenta, me argumenta qe krijojné besueshmeri. Ju e dini sesa i veshtiré eshte proçesi i zbulimit té nje krimi n.q.s s’ke te pakten nje prove. Ne letren tuaj per fat te keq ka shume llafollogji,prova siperfaqésore dhe llokoçitje népër nje lume fjalesh. Ato qe thoni ju po ju them se s’jane ndonjé gjé e re. Madje i dimë dhe pa e shkruar ju letrén. Ndonjehere te krijohet pershtypja qe nuk jini aq profesionist por thjesht nje i zéméruar ndoshta edhe per shkak te mosrealizimit té objektivave personale. Duhet te béni kujdes nga informacionet qe jepen jo per arsye parimore por pér arsye té ndihmés qe kerkoni per te përmbushur synime nga pikpamja e rivalitetit personal. Nuk e vémé dorén ne zjarr per keté. Mendoj gjithashtu se duhet té bèni kujdes nga dezinformimi i cili qysh ne ballafaqimin e pare do te keté efektin bumerang per ju. Mendoj se nuk duhet ta vononi daljen hapur. Gjykojeni kur duhet bére ky veprim por sidoqofté ne këte gjykim duhet té dilni né momentin kur provat e prezantuara nga ju te jene té atilla qe ta paralizojne guximin hakmarres té eproréve tuaj. Provat e forta e kane kété efekt paralizë. Llafollogjia sado e sofistikuar tè jeté dhe sado argumente racionale te keté nuk e ka fuqine e proves,të faktit té dokumentit… N.q.s do e béni kéte edhe sikur hakmarrja të bjeré mbi ju nuk do te zgjase per një kohé té gjatë . Béni mire ti lexoni dhe ti vlerësòni komentet e tjere nga lora,labinot fusha,lulu,t, liri a vdekje sepse tek sejcili prej tyre do te gjeni diçka qe ju vlen. Edhe kur ju cenojnë né nderin policor kété lexim duhet ta béni. Silluni si profesionist. Edhe komentuesit qe ju e konsideroni te gabuar ne vlerésim eshtè mire ti ktheni nje pérgjigjé. Ne letren tjeter presim guximin karakteristik té policit profesionist jo te policit té futur né polici nga halli… Se fundi ,megjithe rezervat qé kemi pér letrén tuaj nuk mund té mos véme re se nuk ka shume policë te tille. Qé shprehen publikisht dhe kérkojné ndihme per katarsisin e radheve té infektuara té policise se shtetit. Pergezime, té pérmbajtura gjithsesi?!?
Blla blla blla…. Ti rri anonim por denonco konkretisht e mos bej teorira kot. Asgje nga ato qe thua ti nuk perben denoncim por vetem llogje te pergjithshme rrugesh.
Shkrimi juaj eshte shume i pergjithshem nuk jep asnje gje as nje emer keto qe thoni ju jane konkluzine te nxjere nga leximi i gazetave Cdo njeri mund ti thote keto ka qene me i drejtperdrerjte ish shefi i rendit ne kukes qe u largua para zgjedhjeve Ju mund te mos tregoni emrin tuaj por emrat dhe faktet e shumta ne polici mund ti tregoni.
Redaksise se Gazetes DITA. Ju lutem mos vazhdoni me shkrime te tilla qe jo vetem jane pa nivel, por nga ana tjeter ulin dhe reputacionin e Gazetes. Policia ka eksperte te shkelqyer qe jane lene jashte drejtimit, apo jane larguar nga policia pasi kane qene te pa pershtatshem per qeverine qe iku. Tregimi i ketij “anonimit” jo vetem ne gazete, por edhe ne jeten reale, profesionale e integritet, ( sipas asaj qe lexojme ), nuk duhet te gjeje vend ne gazeten tuaj.
Nuk ja vlen te futemi ne detaje.
ju komentuesit e mesiperm te forumit, kerkoni qe personi anonym te jape prova edhe fakte,,,,,,,, ! po edhe sikur ti jepte cfare do te benit ju,,,,,,,,,,,???????????? ne nje kohe kur shteti eshte komplet I kapur nga “familja” do te ishte gabim fatal per kete person te dilte hapur dhe me prova,,,,,,,,harruat qe para 3 muajsh u vra 1 komisar policie mu ne mes te kryeqytetit ????????????? ju nuk do te kishit as 10% guxim te ksaj qe po ben ky person ,,,,,,,,,,,,! duke e ditur qe kjo eshte qeveria me e korruptuar dhe qe drejtohet nga “kupola” veriore para se te jepni mendime reflektoni edhe numuroni deri ne 10-te, pastaj komentoni,,,,,,,,,na dolet te gjithe me atdhetare se sa ISMAIL QEMALI ,,,,,!!!!!!!!!!!
Hahaha me harxhove 5 minuta, ti kom bo hallall! Heren tjeter edhe po te permendesh emra dhe ngjarjenu do me vjedhesh asnje minute nga dita ime.