Si po thellohet çdo vit hendeku mes të pasurve dhe të varfërve

b.m.

Më shumë se 2.000 miliarderë renditen në listën e më të pasurve në botë sipas revistës Forbes.

Vlera totale e pasurisë arrin shifrën tronditëse të 9.1 trilion USD, duke u rritur me 18% nga renditja e vitit të kaluar.

Në të njëjtën kohë, vazhdon të zgjerohet jashtëzakonisht hendeku mes të pasurve dhe të varfërve.

Është karakteristike se 20 njerëzit më të pasur në botë kanë pasuri me vlerë 1. 2 trillionë dollarë, një shumë ekuivalente me GDP-në vjetore të Meksikës.

Njeriu më i pasur në botë këtë vit nuk është askush tjetër përveç Jeff Bezos. Aksionet e Amazon u rrit me 59% në 12 muajt e fundit ose me 39.2 miliardë dollarë.

Bezos ka kaluar lehtësisht Bill Gates, i cili është në vendin e dytë. Pasuria e bashkë-themeluesit të Microsoft llogaritet në  90 miliardë dollarë.

Në vendin e tretë renditet biznesmeni Warren Buffet, CEO i Berkshire Hathaëay, me një pasuri prej 84 miliardë dollarë.

Francezi Bernard Arnault i mallrave të luksit LVMH, kishte vitin e dytë më të mirë pas Bezos.

Ai është europiani më i pasur që nga viti 2012 dhe i katërti më i pasur në botë me një pasuri prej deri në 72 miliardë $.

b.m. / dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Ne baze te ligjit demokratik, kushdo mund te hap e vazhdoi te hape biznese, te pa fund, pa kufizim dhe frenim nga shteti . Dmth shteti ngelet nje bisht i biznesit (kapitalit) ne vend qe te jete rregullator dhe kokrdinator i hapjes se bizneseve, ne interes te cdo individi, pa lejuar monopole dhe pasuri te pa fund . Por ne bote keto rregulla te shenjta demokratike, nuk zbatohen . C’eshte me e keqja monopolet dhe bizneset informale, madje pa taksa ose me taksa qesharake (sa per te fryre plencat e shtetareve), konsiderohen si suksese te njerezeve te ..AFTE..Ndersa ne shqiperi, per me teper me “kthimin e prones ish prononareve”
    (bejlereve) u fabrikua, nje ligj sadist, qe shnderron njerezit, ne krijesa gjenetike, me te drejta te perjeteshme dhe njerez, perjetesisht te denuar pa prone, rrjedhimisht pa pune dhe pa mbeshtetje sociale . Kjo teme ka ngele “peng” e njerezve, qe ulurijne per buken e gojes, pak punonjes, qe rropaten, tek “pronari” per nje cop’ buke dhe nje grushti fatlumesh, qe “marin” rreth 2000 leke ne muaj, fale tekave te zyrtarit perkates, sepse ligji per te mare ne mbrojtje njeriun e pa pune, nuk egziston, ligji per punesim nuk egziston, ligji per kalimin e prones socialise, ne prone private (shoqeri aksionere), u anullua dhe u zevendesua me ligjin e “kthimit te prones ish pronareve” ( ish bejlereve)…sipas sentimenteve folklorike te s. godos e …verdikteve halucinante te s. berishes …
    dhe tani, qahemi per…..hendekun midis shtresavu te shoqerise .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *