Mamaja e Rita Orës rrëfen luftën me kancerin e gjirit

Leda Hysa

 

Me anë të një videoje të postuar në “Facebook”, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër ka uruar dje Ditën Ndërkombëtare të gruas. Në videomesazh shfaqen disa femra shqiptare, ndër to edhe mamaja e Rita Orës, Vera.

“Si mjeke dhe si grua e cila ka përballuar luftën me kancerin e gjirit, u drejtohem nënave dhe vajzave shqiptare: Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe bëjini kontrollet paraprake rregullisht”, bën thirrje Vera Ora.

Sot jam e lumtur që përballova këtë sfidë dhe duke mbështetur e orientuar drejt karrierës ndërkombëtare vajzën time, Rita Ora”, shprehet mamaja e këngëtares me lot në sy.

“Gruaja shqiptare në Britani, krenohem me ty”, përfundon Vera Ora.

Vera Ora u diagnostifikua me kancer të gjirit në kohën kur u zhvendos së bashku me familjen në Londër. Ajo arriti ta kapërcente këtë sfidë të vështirë, por kanceri iu rikthye kur Rita Ora ishte 14 vjeç. Atë kohë, karriera e Ritës si këngëtare sapo kishte filluar. Këngëtarja shqiptare u shpreh se çdo gjë e bënte për mamin e saj dhe me punë e vullnet arriti aty ku është sot.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *