Në kërkim nga Interpoli për vrasje, arrestohet në Dibër 25-vjeçari

Leda Hysa

 

Policia e Qarkut Dibër në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë bërë të mundur kapjen e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasit Argit Turshilla, 25 vjeç, lindur në Maqellarë, Dibër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata italiane ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar mbi të për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga legjislacioni Italian.

Në datë 23.09.2015 shtetasi Argit Turshilla në bashkëpunim me shtetasin R. T. në lokalitetin Santa Maria gjatë një grabitje me armë kanë vrarë shtetasin italian P. G .

Nga gjykata italiane për të është parashikuar dënimi deri në 30 vite burg.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *