Daçiç: Shqiptarët dhe ndërkombëtarët po mashtrojnë Vuçiçin

Dita

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se një pjesë e ndërkombëtarëve dhe shqiptarët e Kosovës janë duke e gënjyer presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic.

Daçiç tha se shqiptarët nuk duan kompromis, por vetëm njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

“Nuk ka asnjë kërcënim që mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën si të pavarur”, tha ai për RTS.

Ai po ashtu shprehet se Prishtina dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të deklarohen nëqoftëse duhet të ekzistojnë ende marrëveshjet e Brukselit.

“Catherine Ashton, Hashim Thaçi dhe unë e kemi nënshkruar marrëveshjen, dhe unë nuk do ta bëja këtë po të mos ishte për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe. Serbia ka bërë shumë lëshime, duke përfshirë edhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Është e papranueshme që ne të vazhdojmë debatin rreth asaj se a duhet që këto marrëveshje të zbatohen”– thotë Daçiç.

Ministri serb ka komentuar  ndër të tjerash edhe deklarimin e Blerim Çollakut, shef i kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi.

Çollaku ka thënë se Rumania duhet që së pari ta njohë pavarësinë e Kosovës, para se të mundohet që të zgjidhë problemin në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Daçiç e shikon si “shumë turpëruese” këtë deklaratë të Çollakut.

Ai  më tutje shpjegon se Vuçiç “dëshiron që ta zgjidhë çështjen e Kosovës për të ardhmen, mirëpo ky është një gabim naiv të besohet se ai mund ta bëjë këtë pa marrëveshje dhe kompromise të tjera.”

Shefi i diplomacisë serbe është shprehur disa herë se ka frikë që Vuçiç po gënjehet nga shqiptarët e Kosovës si dhe nga një pjesë e komunitetit të ndërkombëtarëve.

” E shoh që ai ka probleme për shkak të një presioni të madh që po i bëhet Serbisë për raportin me Prishtinën në mënyrë që të kemi një rrugë drejt Evropës, mirëpo Prishtinës nuk po i kërkohet që të avancojë përpjekjet rreth normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Duke pasur për bazë përvojën time, jam i sigurt dhe po e paralajmëroj Vuçiqin se ata po e gënjejnë, nuk duan kompromis, mirëpo duan njohjen e Kosovës.”

Presidenti Vuçiç ka bërë të ditur se në muajin prill do të publikojë propozimin për Kosovën, i cili do të pasojë dialogun e brendshëm që po zhvillohet në Serbi lidhur me Kosovën.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Si doli ne zjedhjet lokale Dacic dhe partia e tij Rakija srbski??? Me duket se me shume serb Po e mendojne si shqitaret; qe Kosova eshte zemra e Shqiperise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *