Shqiptari, kotësidashës, nuk e njeh fajin… 15 “kunja” nga Mit’hat Frashëri

entela

“Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha betejat, pasi të mbarojnë betejën e fundit mes tyre”.

Kjo është thënie e Mit’hat Frashërit, alias Lumo Skëndo, e thënë në vitet ’30 kur shkëlqeu një plejadë dhe traditë letrare, por dhe elitare në Shqipëri.

Mit’hat Frashëri u lind më 25 mars 1880 në Janinë; vdiq më 3 tetor 1949 në Nju-Jork, SHBA.

Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit.

Ai e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit.

Pa u zgjatur shumë te veprimtaria e tij plot dritëhije, ja disa nga thëniet e tij për shqiptarin, botuar nga Dita:

1- Shqiptari prej natyre është kotësidashës, plot vanitet dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë të shohë dhe të njohë fajin dhe të metën e tij: i pëlqen kurdoherë të ngarkojë një tjetër.

2- Shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe myslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq. Në të kundërtën, ata kishin një nocion të qartë për individualitetin e tyre dhe një hendek i thellë i pengonte ata të ngatërroheshin me racën e pushtuesve.

3- Kur merr një detyrë, ki disiplinë e durim. Shqiptarin e ka prishur mungesa e disiplinës dhe zjarri i padurimit

4- Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti më parë të japësh shembullin e bindjes jo të verbër.

5- Hiqe veten si pak të mençur dhe pak të ditur. Mendjemadhësia na ka çmendur gjer më sot.

6- Duhet të kemi kurajo të themi të vërtetën, të bardhës t’i themi të bardhë dhe të zezës – të zezë.

7- Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë, se ajo është mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merre me të mirë dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë.

8- Shqiptari, duke mos qenë i mësuar me jetë politike, dua të them, duke mos pasur gjer më sot shtet, qeveri dhe independencë, s’ka kuptuar dot akoma barrën, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga një jetë indipendente.

9- Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqiptari rrëfehen me atë mani që ka secilido të marrë emrin e fshatit ose të qytetit si emër familjeje. Kur piqen dy shqiptarë, pas gëzimit të parë, pyetja esenciale është: nga të kemi zotëri?

10 – Shumë herë ideali për shqiptarin është të qenët i zoti, me çdo mënyrë që të jetë. Pa dyshim, duke pasur horizontin të ngushtë, nuk mund të kërkojë veç sukseset e lehta.

11- Vetëm një proverb të mirë di: ”Trimi i mirë me shokë shumë”. Por kur mendoj fjalën e Ali Pashës: dy shqiptarë janë shumë! Atëherë kam dëshirë ta kthej proverbin: ”Trimi i mirë me shokë…pak!”

12 – Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.

13 – Mos u hidhëro po të shkoj tjetri para, edhe pse nuk ndenje dot në krye. Zilia na ka lënë të panderuar.

14 – Shpesh herë zemërimi ynë vjen jo se kemi të drejtë, po se kemi faj dhe na vjen ligsht që na e shohin të tjerët.

15 – Dhembja më e madhe është pikëllimi i brendshëm, jo ai qe rrëfehet.

e.r./dita

Share This Article
20 Comments
  • Si shenje e lige eshte ardhja e eshtrave dhe rehabilitimi i Mithat Frasherit qe ishte per faljen e jugut ne favor te Greqise.Ja dhe nuk vonoi lajmi ose paralajmerimi i Kotzias se cfare zien ne elitat e ushtrise por edhe te shtetit grek.

  • Po ky vete shqiptar ka qene apo gjerman? Si i merrni theniet e ketyre dhe na i vini perpara si meze e helmatisur.

  • Doktorri i ben skopine,i thote te verteten:-JE ME VEREM!
    Je veremli.Ai nxjerr thiken,godet doktorrin se i thote te verteten.

  • Mithat Frashër-kolaboracionist-tradhëtari dhe ultrtradhëtari, ka qenë dhe mbetet përgjithmonë
    -si ajo LOPA qe e mbush kusinë me tambël
    dhe në fund KUSISË i bje shqelum !?!

    …Dhe, Edvin Rama e promovon Midhat Frashërin
    të hudhur në PLEH nga populli shqiptar, moti
    se, edhe Edvin Rama doli si LOPA dhe kusia në fjalë
    dhe më kundershqiptar e tradhëtershqiptar
    -edhe sesa vet Midhat Frashëri !

  • Po barcaleta me shqiptare nuk ka shkruar? Naimi me Samiun e hyjnizonin figuren e bashkekombasit, duke lene menjane difektet. Jo se nuk dinin, por s’donin. Ishte periudha kur imperative ishte mbijetesa e kombit shqiptar dhe duhej inkurajuar me cdo kusht shqiptarizmi. “Shqipo xhani, shqipo djale”- ka shkruar ky?

  • Sot eshte nje DITE E MADHE.Zuri vendin qe i takon ne Panteonin e PERENDIVE KOMBETARE MITHAT BEJ FRASHERI.
    Vetem Urjahipi sadist atdhe vrases enver hoxha,nuk ka per t`u rehabilituar kurre.

  • Pika e pare thote Shqiptyari nuk i pelqen ta njohe fajen.?
    Nje pyetje Retorike. Po Ti more Mit`hat e njeohe fajne qe bere.? Nuk ishte faj do si do pore faj me pasoja te renda per kombin tone.!?

  • sa e veshtire eahte te kritikosh nje shpipetar .sot . kam 20 vite qe jetoj jashte dhe e kuptoj ate qe thote . sjam dakort me te gjitha por sdo te thote qe duhet ta ul si figure . kaq veshtire e paskemi te kuptojme qe jemi europiane … si njerez e Turq si kulture .

  • Nuk ka ndonje veper tjeter per Shqiperine ky “patriot i madh” , pervec hajgareve ???
    Gjithe kjo zhurme per “bemat” e ketij , por asnje veper e tij nuk u tha !
    Merita e madhe e ketij ishte se Abdyli i kishte qire mamane !
    Per kete e thirren ne Kuvendin e Shpalljes se Pavaresise apo ate te Manastirit !

  • Po, a mund të ketë edhe më KOTËSIDASHJE sesa ta duash (sikurse ti, o ahmaku Mithat Frashëri) atë që duhet urrejtur dhe ta urrejsh (sikurse ti, o Mithat-MUTHËNGRI) atë që duhështe dashur!? Po, ti o teveqeli Mithat, veçse jo vetëm TEVEQELI, i ke thënë si këto thënie si papagall, pa ditur se çka po thua e çka ke thënë, prandaj, pos tjerave do të të bëhen bumerang, dhe do të të bëhën përgjithmonë, se ti mendtë i ke pasur maje koke, e jo në kokë, dhe këtë e dëshmon saktësisht edhe vepra dhe jeta jotë!

    Ndaj, po t’kishe qenë ti mirëfilli i vetëdishëm për FAJIN dhe TEJ FAJIN tënd, o Mithat, do ta kishe varur veten në duart tua, apo do ta kishe hangër veten me dhëmb !!!

  • Me te lumte “DRAGOI” komentues.une po shtoj;-
    Si e vrau veten ne….(nuk po them ato fjale thene…),aleati dhe miku i tij me i pare….deri kenge kenduar.
    Mjafte me me keto percarie se u beme TURPI BOTES.
    Beni c’duhet bere…Festoini po jeni BURRA,- FESTAT e Nendoreve BASHKE dhe mbyllini ato histori,qe do i thote HISTORIA.
    Vendi do MBRODHESI ! Thirini mendies…ne keni.
    Dahasmiresi atdhetar…

  • Ky analizon tamam karakterin e pjeses qe u myslimanizua perfshi edhe Babain e Tij,xhaxhalleret e Tij qe pasi mbaruan shkollen Greke ne Janine shkuan ne Turqi!Nuk u bashkuan me Arvanitasit qe kishin 4 apo 5 dekada qe udhehiqnin Revolucionin Greke per clirim kunder bishes Osmane te pengjeve,te vrasjeve perdhunimeve,prerje kokash etj.
    Shkuan ne Stamboll se e ndjenin veten turq,shume e thjeshte.
    Faktet historike tregojne qe per devotshneri per Atdheun e tyre te Sulltanit u dekoruan,moren poste,deputete se kishin edhe kulture Greke nga Janina,dinin Greqisht dhe beheshin me te dobishem per te zbuluar apo spiunuar armiqte e turqise.
    Me e cuditshmja eshte se keta qe nuk ishin njesoj si Arvanitasit e Epirit jane “Rilindas” se luftuan per Dum Baben.
    Prandaj nuk u quajt ky shtet Epir nga firmosja e Turqise me Fuqite e Medha,se donte nje protektorat “Autonom” te vogel me emrin Al-Bani.

  • Me këto grimca humoristike do ta vlerësoni e mbivlerësoni për ti ngritur shtatore këtij kryeballistit e antishqiptarit deri sa vdiq ! Ku janë veprat e këtij “gjeniu” të letrave shqip ?! Jeni duke i bërë tualetin e prapanicës me gjuhë , 2 metroshit aventurier ?!

  • Keshilla me e mire e ketij ballistit te ndjere eshte paragrafi nr 7, ku jepen keshilla per ate qe eshte fajtor:
    “Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë, se ajo është mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merre me të mirë dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë.”
    -Fajtoret leri ne fajin e vete, mos i qorto, mos i ndeshko, se ata inatosen dhe bejne edhe me shume faje. Me e mira pune eshte qe t’i ferkosh koken, t’a ledhatosh e mundesisht t’i shtrosh nje banket… – keto jane keshillat e ballisteve.
    Per keshillat e mitatit ”kane nevoje” shqiptaret. E shikoni cfare thote?! Sa per te tjerat, nuk ia vlen fare te ndalesh.
    Nderimi i ketij ballistit te ndjere mendoj se kete keshille ka patur per motiv. Nga sa shikohet ne kete pike, te gjithe duhet te marrin me te mire fajtorin/ballistin, se perndryshe keta terbohen fare, mezi i kemi!
    U marrte mortja me gjithe keshilla, debila! Faji ndeshkohet! Gabuat, u hodhet ne anen e pushtuesve, duke luftuar vellezerit tuaj e tani jepni leksione! Nuk ka tolerance! Kryet krime dhe u ndeshkuat.
    Eshte e thjeshte, fare e thjeshrte: -Keni detyre te kerkoni falje dhe te ulni koken e merruni me punet e shtepise tuaj, se per politike jeni nula.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *