Cila është (dhe pse) “dita më seksi” e vitit

b.m.

Data 11 dhjetor është dita me numrin më të madh të fëmijëve të ngjizur në krahasim me ditët e tjera të vitit, sipas një studimi britanik.

Vetë muaji dhjetor mbahet gjithashtu si muaji më fertil i vitit.  Një përqindje e lartë e fëmijëve rezultojnë të ngjizur në dhjetor.

Mjekët e cilësojnë dimrin si periudhën më fertile të vitit, pasi cilësia e spermës është më e mirë në temperatura të ulëta.

Për më tepër, në dhjetor njerëzit kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale, të nxitur edhe nga festat e fundvitit.

Një prej themeluesve të dyqanit virtual të lodrave të seksit, Lovehoney, shtyhet më tej.

Ai thotë se 11 dhjetori është dita më seksi e vitit.

Sipas tij nëse doni një fëmijë gjenetikisht të shëndetshëm, kjo është dita ideale për ta ngjizur atë.

b.m. / dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *