FRD mbledh kryesinë: Analizë për t’u konsoliduar

anazapta

Fryma e Re Demokratike ka mbledhur sot kryesinë dhe kryetarët e degëve në rrethe.  Kreu i FRD-së, Bamir Topi, falënderoi anëtarësinë për përkushtimin në zgjedhjet e 23 qershorit, i cili sipas tij e bëri partinë një konkurrente të denjë.

“ Ishte përkushtimi dhe karakteri pozitiv i gjithsecilit prej jush që edhe pse nën presion të vazhdueshëm nga pushtetit e në disavantazh nga kodi elektoral, e bëri në një vit FRD-në konkurrente të denjë. E akoma më shumë, i siguron asaj vijimësinë e sigurt në skenën politike shqiptare”, tha Topi.

Topi tha se FRD do të bëjë një analizë të thellë në bazë, e cila pritet të përmbyllet në shtator me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

“Të dhënat konkrete që do të marrim në shqyrtim do të na ndihmojnë që së bashku, ta konsolidojmë më tej FRD-në. Në çdo hallkë të strukturave të FRD-së, do të ketë njerëz të zgjedhur, e jo të emëruar” – theksoi kryetari Topi.

FRD nuk përfaqësohet në Parlament, pasi nga zgjedhjet e 23 qershorit, në të cilat doli e vetme, nuk mundi të siguronte asnjë mandat.

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Po ju u bete parti kurvaresh more.
    Si vajti ajo historia midis Gjonit dhe Biberajt?

  • FRD eshte parti demokratike e vertete, parti qe siguron qetesine ne Shqiperine 23 vite te trazuar, dhe siguron ecjen drejt BE. FRD siguron pronen e pronarit te ligjshem, dhe demshperblimin e te persekutuarve te 50 viteve te diktatures hoxhiste, dhe te vrareve e persekutuarve te 22 viteve neodiktature Ramiz Alia-Sali Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *