Borxhet e Rezart Taçit, caktohen ekspertë kontabël për taksat e papaguara nga Armo

Ornela

Gjykata e Tiranës ka caktuar ekspertë kontabël, të cilët do të përllogarisin taskat, që, sipas prokurorisë, Rezart Taçi nuk i ka paguar shtetit për tregtinë e naftës.

Bëhet fjalë për Tatimin e Vlerës së Shtuar, akcizën dhe taksën e karbonit, gjatë kohës që Taçi ka pasur nën administrim kompaninë Armo. Caktimi i grupit të ekspertëve është bërë me kërkesë të avokatëve mbrojtës të Taçit, të cilët pretendojnë se vlera e papaguar e përllogaritur nga prokuroria në mbi 8 milionë euro, është e fryrë dhe se detyrimi është më i vogël.

Rezart Taçi, në verën e vitit të kaluar mori pafajësinë nga Gjykata e Apelit për të njëjtën akuzë, por për taksa që duhej t’ia paguante pushtetit vendor. Ndërsa në procesin që është në gjykim, Taçi akuzohet se gjatë viteve 2011-2013 ka shmangur pagesën e TVSH-së, akcizës dhe taksën e karbonit.

Një nga provat më të forta që organi i akuzës pretendon se ka në dorë ndaj Taçit është fakti se, në një kohë kur Armo nuk shlyente detyrimet tatimore me argumentin se nuk kishte likuiditet, hetuesit kanë konstatuar se janë realizuar tërheqje të konsiderueshme disa milionë euro nga llogaritë bankare të firmës, të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Ashtu si edhe në procesin e parë, Rezart Taçi po gjykohet në mungesë, pasi prej më shumë se dy vitesh është larguar nga vendi. Ai u akuzua edhe nga autoritetet zvicerane për mashtrime me disa firma, por për momentin nuk dihet se si kanë përfunduar këto procedura.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Prokurorija e pergjitheshme dhe e perkoheshma,A.Marku duhet te kerkoje nje hetim jo vetem per Rezart Tacin por dhe per avokatet e tije,keta mije kenetash qe vazhdojne te sherbejne si seksere per prokurore e gjykates te superkorruptuar e te kriminalizuar ne dite e vite deri me sot.Vetem keshtu do te ndihet Shteti i se Drejtes dhe dora e Rformes ne Drejtesi,c’do indiferentizem as me pak dhe as me shume por bashkepuntore me krimin.Dhe se fundi pa nje VETTING dhe per avoketerit e bizneset e ardhur ne rruge kriminale nga fuqia e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne Tiranen zyrtare ne dite e vite,nuke mund te drejtesi,por binjakezim me krimin.Mjaf eshte MJAFT,Qverise zviceriane ti kerkohet nga gjykata kthim i Thacit ne Shqiperi si person me rrezikshmeri te theksuara shoqerore,pra bashkepuntote me riciklimin e botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne Tiranen zyrtare ne dite e vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *