Në botë ekzistojnë dy lloje aventurierësh, ata që shkojnë drejt monumenteve më të famshme të botës, dhe ata që shmangin turmat që shkojnë drejt pikave më të njohura.
Në përgjithësi, turistët kërkojnë monumente kulture dhe atraksione të kësaj natyre, ndërsa një tjetër kategori kërkon pushime të qeta.
Por, për çfarë pëlqehet Shqipëria?
Sipas një harte të Vouchercloud me të dhënat e marra nga TripAdvisor, u përzgjodh vlerësimi më i lartë i faqes për ‘Gjërat për të bërë‘ në secilin vend.
Shqipëria sipas saj “mburret” me historinë, e me këtë atribut vlerësohet më tepër nga turistët.
Britania e Madhe ofron diçka të papritur, diçka që me siguri do t’i pëlqejë ndjekësve të Harry Potter – Studiot e Harry Potter konsiderohen si destinacioni më i domosdoshëm për t’u vizituar nga turistët në vend.
Krahas Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, në 197 vende të listuara gjenden:
76 atraksione natyrore
54 atraksione historike
38 atraksione turistike – gjenerike
29 atraksione fetare
Disa tendenca shfaqen në fusha të caktuara si psh; Evropa Perëndimore duket e fokusuar në turizëm, ndërsa Evropa Lindore ka shumë më tepër se fokusimin në tematikë historike.
Ndërsa pjesa më e madhe e Afrikës së Jugut dhe Amerikës së Jugut përbëhet nga atraksionet natyrore, Azia shihet si një përzierje solide e vendeve historike dhe turistike./monitor
s.a/dita

Po pse nuk na i thoni edhe ne shqiptareve se per cfare historie e keni fjalen?
Ne se ne kete histori futni tradhetine e Zogollit qe i keni ngrutur shtaroren ne mes te Tiranes eshte tjeter gje
Ne se do futni mijra kriminelelburgaxhinj,diversante e siune vte cia-s,udb,se et edhe kjo edhe pune theter.
Ne se do quani Mukjen si pike turistike,kjo po se do shkoja me gjithe qejf te beja shurre ten dera a shtepise!
Pale turi i zotit,ai qe akoma nuk eshte hedhur ne lume se i pa vlere,monumenti i pavaresise tek parku rinia,qe vetem per shurrtote ben!
Si nuk doli nje arkitekt,skulpror,artist ne oergjigjesi,si Maks Velo e te na e thote se kush e meriton te quhet monumenti i pavaresise :AI I VLORES HEROIKE apo kjo qendra e zjerrit qe ngritri Saliu per t’i bere karshillek Vlores!