Mbledhja e Kryesisë, ngritja e një grupi pune për ndryshime në statut, si dhe thirrja e Kuvendit Kombëtar në pranverë, sipas themeluesit të Partisë Demokratike dhe ish-Ministrit Arben Imami, janë hapat e fundit të Lulzim Bashës, për ta mbyllur partinë ndaj zërave kritikë.
I lënë jashtë Grupit Parlamentar Demokrat nga Lulzim Basha, Arben Imami e akuzon këtë fundit si fajtorin e vetëm për rrënimin e Partisë Demokratike, për shkak të paaftësisë së tij politike.
“Me këtë mënyrë drejtimi të partisë dhe me këtë kryetar, PD të mund të dali matanë, mundësinë janë zero, jo të pakta por zero. Nëse e ka të pamundur, të largohet… një njeri i paaftë në fakt për ta bërë këtë punë, dhe këtë nuk e them unë, por e tregojnë sondazhet”, tha ai.
Imami, i cili refuzoi propozimin e Lulzim Bashës për të qenë pjesë e grupit të punës, i ngritur për të shqyrtuar ndryshime në statut, flet për rrugën e statutores që duhet ndjekur. Sipas tij kjo rrugë statutore është e ndryshme nga ajo që kryesia vendosi të enjten e shkuar.
“Ajo që do duhej bërë është që të mblidhet Këshilli Kombëtar. Duhet të ketë një grup pune, i cili të jetë garanci për të gjitha palët që kongresi të ketë debatin e duhur”, shtoi ish Ministri.
Pjesëmarrja në protestën e organizuar nga opozita në 27 Janar, sipas Imamit, nuk është tregues i opozitë-bërjes, por është tregues i pakënaqësisë popullore ndaj qeverisë Rama.
“Qeveri më të keqe se kjo s’ka patur ndonjëherë Shqipëria… duke qenë se qëllimet e zotit Basha në PD nuk janë politike por financiare, ai i ka përdorur të gjitha këto, protestën etj, për të përmirësuar pozicionin e tij në negociata për qëllime financiare dhe jo politike”, tha Imami.
Pavarësisht vlerësimit që ka përkundrejt Lulzim Bashës, ai zgjedh të mos komentojë akuzat e drejtuara për kontratat e lobimit me kompani ruse, sa kohë që ka një hetim ende në zhvillim për këtë çështje.
“Zoti Basha tha që nuk ka lidhje dhe unë jam i prirur ta besoj, nuk kam interes të kundërt. Nëse diçka e tillë është e vërtetë, atëherë është diçka personale. Do ishte mirë që zoti Basha të fliste jo në emër të PD-së për këtë çështje, por në emrin e tij”, u shpreh Imami.
Ndër të tjera, Imami thotë se nuk ka asnjë plan për t’u përfshirë në ndonjë lëvizje brenda Partisë Demokratike.
“Fantazi politike, nuk e angazhoj veten me këto ide…”, komentoi ai.
s.a/dita

SA KA VJEDHUR KY IMAMI E SA KA DEKLARUAR.SA VJET BURG PARASHIKON KODI PENAL KUR NJE MINISTER MBROJTJE JEP FONDET E MBROJTJES PER REKLAMA TELEVIZIVE FEVZINJVE PER FUSHATA ELEKTORALE!???????????????????
Juve do shkaperdhyer c’ju permban fisi jo vetem pragu
gjithe bandes se shpellarit .
Vetem keshtu shpeton Shqiperia nga Mallkimi islam
Zjarri luftohet me zjarr, hajduti nga njè hajdut tjetèr apo spiuni i Serbisè, nga spiuni i Rusisè. Kjo PD, èshtè njè gropè gjarpèrinjsh helmues, e pamundur pèr tu vènè nè shinat e sè drejtès. Kètu nuk bèhet fjalè mè, pèr GABIME POLITIKE qè nènkuptojnè mbase njè strategji tè gabuar. Kètu, bèhet fjalè pèr vrasje, grabitje apo tradhti kombètare. PD, nuk ka kèllqe dhe personelin e duhur, pèr tu pèrballur me kètè gjèndje pengmarrjeje. Vetèm Arta Marku, mund ta “ndihmojè” kètè forcè politike, duke ngritur akrakuzat pèr kèto klounè provincalè, qè terrorizojnè Shqipèrinè prej 30 vjetèsh tashmè
Nè fakt, nuk do ndihmohej vetèm PD, me kètè mision. Ky, do ishte njè moment me rèndèsi jetike pèr kètè komb. Aty ku sundon padrejtèsia dhe rrumpalla, nuk ka shans mbijetese tè njè kombi.
Po ku ishe deri sot o Imani? Apo prite qe urdherin t’ua jepe Fazlicçi e te na tregoni tash sa te paafte e kishit kryetarin?!
Se shqiptaret qe nuk e votuan e nuk do ta votojne kur me e kane kuptuar qe moti cfare muti eshte ky.
Hahah Ky eshte ai qe mori wc me vehte kur iku nga zyrat e Ministrise se Mbrojtjes po e shpetoi Rama meqe i kishte shoqe te ngushte gruan. Pse e kane kaq te veshtire keta deshtake te mbyllin gojen dhe te zgduken njehere e pergjithmone nga politika. Sa per Bashen e gjejne zgjidhjen vete Shqiptaret. Ska nevoje per palaco si ky.
Nuk u mbron dot Basha nga Amerikanet tregohuni burra perballuni me burgun per leket qe I keni grabitur ketij populli
Guximi vrases i ketyre krimineleve eshte kulmor! Kush do te guxonte te dilte ne skene pas asaj historie te ish aktorit te deshtuar Imami! Kuptohet i deshtuar ne te gjitha fushat!Koha po troket Beni! Shume shpejt bashke me Salen dhe gjithe PD!