Anglia mund t’i vendosë ‘minën’ Botërorit “Rusi 2018”

Dita

Botërori “Rusi 2018” mund të vihet në rrezik nëse dyshimet bëhen të vërteta.

Bëhet fjalë për tentativën për vrasje të spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, që u gjetën në gjendje të rëndë në Salisburi të Britanisë së Madhe, pasi u ekspozuan ndaj një agjenti nervor.

Për këtë ngjarje britanikët kanë hedhur dyshimet se mund të fshihet Rusia, por nëse rezulton e vërtetë, atëherë Botërori do të vihet me të vërtetë në pikëpyetje.

Mediat shkruajnë se Londra mund të marrë vendimin që të reagojë në të gjitha fushat, përfshirë këtu edhe sportin.

Qeveria britanike është duke diskutuar një sërë opsionesh. Që nga ndalimi i zyrtarëve për të ndjekur botërorin në Rusi, e deri tek bojkoti total i këtij evenimenti, duke tërhequr skuadrën e Anglisë.

Në këtë nismë, Londra po lobon edhe me vende të tjera për të bojkotuar botërorin dhe duket se ka gjetur gatishmëri nga Australia, Polonia dhe Japonia, të paktën deri më tani.

“Një bojkot total i botërorit është në tryezë dhe po diskutohet mes morisë së opsioneve që po shqyrtojmë”, citon një burim nga Ministria Britanike e Mbrojtjes, ‘The Times’.

Nëqoftëse vendoset të realizohet një bojkot, Anglia rrezikon që të ndëshkohet me pezullim edhe nga botërori i 2022 në Katar.

Botërori në Rusi nis më 14 qershor.

s.a/dita

Share This Article
4 Comments
  • E para, te dy viktimat e helmimit jane akoma gjalle, e dyta vendimin per bojkot e merr vetem federata Angleze e futbollit dhe e fundit qeveria e Britanise nuk mund te urdheroje federatat e futbollit te Anglise, Uellsit, Skocise dhe Irlandes se Veriut te bojkotojne turne sportive per arsye politike. Perfundimisht nje lajm idiot!

  • Si erdhen si serdhen ne boteror anglezet gje skane per te fituar ,me mire te rrine ne shtepi dmth: te dhjere po me nder

  • Josefi pri Cvicrret ,
    qe ka pervetesuar Miljarda nga Buxheti FIFA-s
    dhe ka vite qe e ndjekin me vrape disa gazetare investigues madje edhe FBI-ja ju cua njiher nga pas ,
    e per dreq s’e e kap dot njeri !
    Kam pa disa emisione investiiguese per kte mafiozin Svicerian dhe nji nga me te fortat ,
    me flagranetet ishte financimi i FIFA-s diku ne vendet Afrikane .ishte nji shume gati 100.Milione $ dhe ckishin bere . Gazetaret investigues kishin shkuar ne ato vende Afrikane ,sipas programit te zhvillimit/investimit te futbollit te FIFA-s dhe kishin filmuar ato Stadiume te ngritur nga FIFA atje . Po c’te shikoje !
    nji fushe ku kullosnin vetem lopet e pakufizuar fare ,pra thjeshte nji fushe si ne X fshate dhe dy Porta-t !
    Pra investimi ishte per cdo vend vetem kto dy Porta ne cdo fushe , e kto perbenin investimin prej 100-Milion $.

    Blatter Blättert Milionat $

    Dhe kur nji nga kta gazetare kerkoj te hyje ne zyrat kryesore te Fifa-s ne Zvicer – doli dikush si mafioz
    e i kercenoj duke i thene ;eshte mir te shikoni punet tuaja nqs sdoni te shkoni ne boten tjeter .
    Pra kta ,kann te drejte te vjedhin Boten ane e mbane dhe te bejn mafiozin ,por Ligji si KAP KURR !

  • shef Figura te ksaj natyre VIP-a
    xyz te cdo Nationi
    dhe automatikisht “naiv mendon”

    Kusha jane gansterrat ,mafiozet,kriminelet,

    e vertete te ksaj Bote ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *