SHBA, ja kush ishte pengmarrësi dhe viktimat e qendrës veterane

Dita

Zyrtarët e Kalifornisë kanë publikuar identitetin e personit të armatosur si dhe të tre pengjeve që ai vrau të premten në një shtëpi veteranësh në Kaliforninë Veriore.

I dyshuari është identifikuar si 36-vjeçari Albert Wong, i cili u gjet i vdekur të premten në mbrëmje në ndërtesën ku ndodhi ngjarja.

Pengjet e vrarë ishin të gjitha punonjëse të shëndetit mendor të shtëpisë së veteranëve të luftës që vuajnë nga çrregullime të stresit post-traumatik. Ato janë Christiane Loeber 48 vjeç, Jen Golick 42 vjeç dhe Jennifer Gonzalez 29 vjeç.

Trupat e pajetë u zbuluan rreth tetë orë pasi Wong hyri në godinë, teksa stafi po zhvillonte një mbledhje.

Në një mesazh në twitter, të shtunën, Presidenti Donald Trump shprehu pikëllimin për atë që e cilësoi si ngjarje tragjike. “Jemi në zi për humbjen e tre grave të jashtëzakonshme që kujdeseshin për veteranët tanë”, tha ai.

Zyrtarët thonë se Albert Wong-ut i ishte kërkuar kohëve të fundit të largohej nga programi i shtëpisë së veteranëve Pathway. Por, arsyet për largimin e tij ende nuk janë të qarta.

Sipas autoriteteve, personi i armatosur kishte shërbyer në Lindjen e Mesme dhe vuante nga çrregullime të stresit post-traumatik .

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *