FOTO: Partizani, fitues i Kupës së Republikës (dhe disa halle të volejbollit sot)

b.m.

Partizani është fitues i kupës së Republikës në volejboll për femrat për sezonin 2017-2018.

Partizani në finale mundi ekipin e Marin Barletit, i cili dominon vitet e fundit në vollejbollin shqiptar me rezultatin 3-1.

U deshën jo pak por plot 64 vite për të fituar këtë trofe të rëndësishëm.

Një punë mjaft e mirë dhe e mundimshme, ku pasioni dhe profesionalizmi nga ana e trajnerit Roland Tare dhe zëvendës trajnerit Ilir Thanasi si dhe djersa e gocave u kurorëzua më në fund me sukses.

Volejbolli pas viteve ’90 është lënë në hije.

Vetëm 2-3 vitet e fundit kanë filluar të lëvizin gjërat për mirë dhe kjo si meritë e presidentit Erli Pëllumbi dhe Federatës.

Nuk mund të lëmë pa përmendur kapitenen Esmeralda Tuci e cila me pasionin dhe përvojën e saj shumëvjeçare ka meritë dhe kontribut në këtë fitore.

Tani, Partizani ka si qëllim fitimin e kampionatit.

Dje u luajt java e 11 dhe Partizani u ngjit në vendin e 2, por kot nuk thuhet: “Oreksi vjen duke ngrënë!”

I urojmë suksese stafit dhe gocave.

b.m. / dita

 

Trajneri i mirënjohur Roland Tare me një nga prurjet e reja dhe premtuese tek ekipi i Partizanit, Eleni Lulo
Ilir Thanasi (në të majtë me kupën në dorë) është trajneri i të rejave të Partizanit dhe zv.trajner tek të rriturat
Erli Pëllumbi, President i Federatës
Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *