Qindra njerëz iu bashkuan një manifestimi në Greqi, duke kërkuar lirimin e dy ushtarëve grekë të arrestuar nga Turqia në fillim të Marsit.
Tubimi ku ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues të klerit ortodoks u zhvillua në qytezën e Orestiadhës, pranë kufirit me Turqinë.
Manifestimi u realizua duke përcjellë mesazhin e paqes, ndryshe nga qëndrimet e dy vendeve të shfaqura kohët e fundit.
Kujtojmë atë çka tha ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos në një intervistë të publikuar të shtunën në gazetën franceze ‘Liberation’, se: Greqia është e detyruar të mbrojë territorin e vet pas incidenteve të shumta me palën turke. Nuk bëhet fjalë vetëm për cënimin e integritetit territorial të Greqisë por të gjithë Bashkimit Europian.
Dy ushtarët grekë u arrestuan më 2 Mars teksa patrullonin në një territor kufitar, që pretendohet nga të dyja vendet.
Greqia dhe Turqia kanë probleme të shumta përgjatë kufirit mes dy vendeve dhe ishujve, që kohët e fundit janë bërë objekt tensionesh të vazhdueshme.
s.a/dita

manifestimi duhet te jete per dorezimin e 8 komplotisteve turq, qe greqia i strehon
— Me ben pershtypje prania e prifterinjve qe kane mbushur vijen e pare te protestuseve-
— Nuk e di , po sa e udhes eshte qe per shkelje rregullash nder kufitare [mbase edhe ska shkelje fare] por cfar duan priftrinj qe udheheqin protesten.
xxxxx
— Eshte per te ardhur keq. Punet e fes sa vine e shkartisen , perzjehen e smeret vesh , kufllojne e mbarojne punet e zotit , dhe ku fillojne e mbarojne ato te politikes te shetit. ….
— Eshte bere e udhes, ne front ose prapavije te cdo lufte e konflikti , lufte apo gjakderdhjeje do qendrojne edhe kleriket fetare [MYSLIMANE APO KRISHTER PA DALLIM] qe nga issiset e Siris e deri tek veladonet e Greqis.
— Ore , njerez . I she Zoti keto pune apo si sheh. Aka zot apo ska . Apo me keto qe bejne keta lloje klerikesh kerkojne qe me pare te vrasin ZOTIN. .[Apo e kan vrare me koh e ne i bjem teneneqes] .