Një 50-vjeçar shqiptar ka arritur të arratiset nga policia italiane duke përfituar nga shtrimi në spital.
Shqiptari i arratisur është Nimon Zogaj, i cili ishte i arrestuar dhe dënuar me 22 vite heqje lirie për trafik ndërkombëtar droge. Ai u arratis nga spitali Maggiore, ku ishte shtruar prej pak kohësh për shkak të problemeve shëndetësore, por që e ka shfrytëzuar si mundësi arratisje.
Sipas medieve vendase, thuhet se nuk është hera e parë që Zogaj arratiset nga autoritetet, pasi është arrestuar edhe më parë në Zvicër, për të njëjtën akuzë.
Ai është arratisur në vitin 2006, për t’u arrestuar në 2016-ën në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës.
l.h/ dita
