Helmimi i ish-spiunit rus ‘troket’ në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Dita

Kryeministrja britanike, Theresa May do të jetë udhëheqësja e takimit me ministrat e saj, ku do të informohen për hetimet që janë duke u zhvilluar për tentim-vrasjen ndaj 66-vjeçarit, Sergai Skripal dhe vajzës së tij, Yulia Skripal.

Zyrtarët pohojnë se të dy janë në gjendje kritike pas ekspozimit ndaj agjentit nervor.

Hetimi për këtë ngjarje tashmë ka hyrë në ditën e tetë, por ende nuk është zbuluar natyra e agjentit nervor.

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin britanik, ka thënë se helmimi dukej si “sponsorizim nga shteti”.

“Ne presim që kryeministrja ta bëjë njoftimin së shpejti dhe sinqerisht do të befasohesha nëse ajo nuk do të drejtonte gishtin kah Kremlinit”, ka thënë ligjvënësi Tom Tugendhat për radion BBC.

Ndërkohë, Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në helmimin e ish-spiunit rus.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *