A është alkooli i dëmshëm për bebin në barkun e nënës?

Pranvera Kola

Ndërkohë që gruaja është shtatzënë, fëmija është pjesë e pandarë e saj. Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik, thonë se çdo gjë që nëna ha, ose pi, mbërrin tek fëmija, pra edhe alkooli.

“Alkooli që nëna pi, tejçohet tek fëmija nëpërmjet litarthit të kërthizës me qarkullimin e gjakut. Organet e fëmijës nuk janë plotësisht të formuara dhe nuk janë në gjendje të bëjnë përpunimin e alkoolit, për këtë arsye, ndikimi dëmtues i alkoolit është më i madh tek fëmija, sesa tek vetë nëna”, shkruan Dita.

Kjo është edhe arsyeja se pse shumë fëmijë që lindin nga gra alkoolike, janë fëmijë me zhvillim të vonuar, me shqetësime psikike dhe me probleme të sjelljes.

Shpesh ata kanë çrregullime të fytyrës, deformime të kafkës, apo dhe fryrje të kokës.

Por, sigurisht dëmtimet janë të shumta edhe në sistemin nervor qendror, duke bërë që shkaku i parë jo gjenetik i handikapeve mendore të jetë pikërisht përdorimi i alkoolit gjatë shtatzanisë.

p.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *