Behgjet Pacolli: Demarkacioni me Malin e Zi ratifikohet këtë javë

Leda Hysa

 

Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi do të ratifikohet gjatë kësaj jave, ka thënë zv/Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Jemi lodhur me deklaratat e politikanëve ‘sot, nesër’. Unë ju kam thënë, në javën e dytë të marsit, që moti. Java e dytë e marsit do të jetë java kur do të kalojë, do të miratohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Pacolli.

Megjithatë, ai nuk ka sqaruar nëse për ratifikimin e kësaj marrëveshje është arritur ndonjë pajtim me partneren e koalicionit qeverisës, Listën Serbe.

Kjo e fundit, më herët ka thënë se çështja e Demarkacionit nuk ekziston për këtë subjekt dhe për të nuk paraqet kurrfarë interesi.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ja dhe ky miku i Ramutit. Ndermjetesuesi i demarkacionit dhe bleresi i Parkut kombetar te Divjakes.
    Atehere le te flase aramuti per lidhjet me ruset

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *