Shkarkimi i komisionerit Saraçi, zbardhen 4 shkeljet

Leda Hysa

 

Një ditë pas shkarkimit të komisionerit publik të Vettingut, Heral Saraçi, Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka zbardhur vendimin.

KPA rendit katër arsyet që çuan në shkarkimin e Saraçit. Hetimi disiplinor ndaj Saraçit nisi me kërkesë të ONM-së, për thyerje të disiplinës. Pas katër seancave KPA ka vendosur shkarkimin e komisionerit publik për katër shkeljet e konstatuara nga ONM.

Katër shkeljet e konstatuara:

Ndërhyrja dhe ndikim i papërshtatshëm në ushtrimin e detyrës së një anëtari tjetër.

Mospërmbushje të pajustifikuar e të qëllimshme, të përsëritur përkatësisht të funksioneve të tij.

shkelje e rregullave të sjelljes në marrëdhënie me anëtarët e institucioneve të rivlerësimit.

Vonesa dhe zvarritje të përsëritura dhe të pajustifikuara të veprimeve procedurale gjatë ushtrimit të detyrës.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *