Pas Abrashit dëmtohet edhe Veseli, limitohen zgjedhjet e Panucci-t

Dita

Pak orë më parë u njoftua se Amir Abrashi ka pësuar këputje ligamenti dhe rrezikon një ‘stop’ 6 mujor, duke i hequr kështu mundësinë Christian Panucci-t për ndeshjen miqësore të 26 marsit kundër Norvegjisë.

Tre ditë përpara se të shpallet lista përfundimtare me futbollistët e grumbulluar, trajneri italian i kombëtares shqiptare rrezikon të humbasë edhe një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për mbrojtësin Fredrik Veseli.

Në ndeshjen e fundit që Empoli luajti kundër Virtues, Entella 25-vjeçari ka pësuar një dëmtim, që sjell rrjedhimisht mungesën e tij në fundjavë kundër Venecia-s.

Sipas mediave italiane Veseli rrezikon edhe ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Norvegjisë.

Qendra mjekësore e Empolit, Monteboro, ka njoftuar se mbrojtësi kuqezi është paraqitur gjatë ditës së sotme dhe pas diagnostikimit të një dëmtimi muskulor në kofshën e majtë, ai ka nisur terapinë, që të shërohet sa më shpejt.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *