Bota e nëndheshme e kapitalit! (Jashtë radhe)

Ornela

Përmbi tokën e mallkuar,
pakëz rrugë ka me dritë,
ndënë tokë janë gjirizet,
pisllëqet dhe ndyrësitë!

Ajo quhet botë e fshehtë,
një nga anët që ka jeta,
po për ata që e njohin,
ajo është e vërteta!

Në botën e nëndheshme,
ndodhin që të gjitha krimet,
zvetënimi s’ka limit,
tok me vrasjet-përdhunimet!

Ajo është botë e egër,
ku jeta nuk vlen një dysh,
ajo është për botën tjetër,
si një tallje perëndish!

Krejt fytyra njerëzore,
aty duket si pasqyrë,
asgjëkund një nevojtore,
s’mund të jetë më e ndyrë!

Aty janë katakombet,
që kanë parë vetëm llahtarë,
regjisorët shpikën zombet,
por janë njerëz-o të marrë!

Aty bëhen gjithë pazaret,
bëhet çdo kombinacion,
theren qëngjat dhe manaret,
qeni-ujku mbijeton!

Veç aty mund ta kuptoni,
çdo të thotë rezistencë,
se dhe miza më e vogël,
lufton fort për ekzistencë!

Termi “Botë e nëndheshme”,
figurë që përdorëm ne,
se të gjitha poshtërsitë,
bëhen ditën dhe mbi dhe!

Ajo botë ka shumë para,
ka shumë drogë e kurvëri,
parajsë për çdo maskara,
pis e sterrë për një Njeri!

Bota jonë “e moralit”,
atë botë e njeh mirë,
po është botë e kapitalit,
dhe e lë fare të lirë!

E njeh mirë gjer në detaje,
po ta preki nuk guxon,
sepse botë e nëndheshme,
moralen e korrupton!

Dhe kur ndodh ndonjë cimbisje,
fillin ndënë dhe e ka,
gjithë kanalet-borgjezia,
natë e ditë hapur i mba!

DEA edhe FBI-ja,
tingëllim të frikshëm kanë,
mijra tonelata drogë,
pinë vëllezërit amerikanë!

Sa të jetë borgjezia,
jetën keq do ta fundosi,
do jetë droga-kurvëria,
korrupsioni dhe bixhozi!

I janë qepur Fatmir Xhafës,
ca dykëmbësh të shkretuar,
po këtë luftë asnjëherë,
asnjë vend s’e ka fituar!

Flasin tek-tuk të mëdhenjtë,
po kurrë s’bëhet hataja,
janë të lumtur maskarenjtë,
thjeshtë kur qarkullon paraja!

Më në fund kemi arritur,
kulmin e hipokrizisë,
droga-kurvat dhe kumari,
janë gjaku i borgjezisë!

Një që i vret trafikantët,
në Filipine është gjendur,
kundër tij është ngritur Bota,
për ta nxjerrë të çmendur!

Borgjezia perëndimore,
jo se s’mund-po vetë u prin,
po në Kinën Popullore,
as dhe miza s’pipëtin!

Arben Duka

Share This Article
11 Comments
  • paske shku për lesh o beno!!
    më duket se nuk je mirë!!
    të mbrosh një të çmëndur si ai i filipineve!?
    më duket se duhet të jesh i njëjtë si ai!!
    paske shkarë o dukë paske shkarë!!
    mbron xhafën sikur xhafa të ishte ministër i kohës së “moralit”.harron se xhafa dhe ai miku që të ka bërë nder dhe i ke bërë më shumë janë borgjezia e sotme,ajo borgjezi që ti mallkon!!
    eh mor ben mor dukë,koha e moralit shkoi dhe ajo me moralin e saj!!me dhunën e saj,me brrylat e saj!!që kishte moral,kishte,por që ta quash MORAL,nuk mund ta quash!!

    ps:pjesën e tretë e ke harruar??ke kohë nesër beno!!përse nuk thua që dhe rama të bëhet si duertja i filipines??të vrasë shpërndarësit dhe përdoruesit e drogës!!
    ndoshta shpëtojmë prej tij!!bën vetvrasje!!

    • Ben Duka,eshte si ajo eshka,qe kur ndizet,nuk pyet me per ererat qe fryjne rreth saj. Jo qe s’shuhet më,por ndizet me shume…E si mund t’a fik ate nje fende e fendakes anti -cërrcërre?!….Nuk po te shaj,se me i miri e di ç’i takon atij!…

      • u infektove mi qipe??
        fillove ta shkruash ashtu si e “shqiptoj” unë,pseudonimin tënd??
        qipe të kam thënë se nuk të funksionon truri mi motra?!
        më duket se po!besoj se nuk ja ke idenë se çështë fënda mi motra. është zjarr ndezëse dhe jo zjarrfikëse!!
        kështu që po të mbështetmi tek trungu tënd i vjen që unë i “ndez” frymëzimin dukës së madh!dukës së diktaturës,që megjithëse e di fare mirë që ajo që bën duertja dhe kina popullore,vrasin me pagesë dhe pushkatojnë për shpërndarje droge,prapë atje ka drogë sa të duash!!
        nuk është zgjidhje kjo që porpagandon duka i madh!megjithëse mendimi i tij është për tu vënë në dyshim këto kohët e fundit!pra që kur fitoi rama!!bën sikur e kritikon pastaj e mbron me tërë shpirtin e tij!!
        mbron tahir e xhafë në një kohë që duhet tu kërkojë llogari!!tu thotë se po bëni shumë pak për atë që ju kemi zgjedhur!!
        me gjithë arritjet prapë ata duhe të bëjnë më shumë!!
        duhet të bëjë më shumë ai palloshi që po na shet shqipërinë dhe jo të dalë e të tregojë histori me filma për kapje droge!!megjithëse çfarë të bëjë i shkreti!?
        atij më duket se i mbeti dopjo gjashta më keq se ajo që tha për metën duka i madh!!
        që ta mbyll se dola nga mundësitë e tua për të rrokur diçka,herën tjetër thuaj se “nuk pyet eshka e ben dukës për shurrën që përpiqet ta shuaj”(shkon me rimë dhe me pseudonimin tim)

  • Nje teme e veshtire per tu trajtuar,
    por mesazhi qe percjell Poeti eshte teper i fuqishem!
    Bota po zhytet gjithnje e me shume ne korrupsion dhe jeta e njerzve, sidomos ne vendet qe po integrohen ne ekonomine e tregut, eshte gjithnje e me e pasigurte!
    Nuk eshte vetem Albania jone e dashur dhe e shtrenjte!
    Nje trazim i madh po i kanoset Botes…!
    Po lexoja sot nje Lajm te hedhur si debat nga Agjensia Austriake e Lajmeve…
    WIE GEFÄHRLICH IST TRUMP..?
    ( Sa i rrezikshem eshte Trampi..?)
    I referohej ngjarjeve te fundit.Shkarkimi i i Ministrit te jashtem te SHBA , arrestimit te nje prej personave me te afert te Presidentit, duke e marre forcerisht, bile pa e lejuar te marr as xhaketen dhe sendet e tij personale…, shkarkimi njeripastjetrit vetem per pak muaj te rreth 42 funksionareve te larte… etj
    Dhe natyrisht shtroheshin pyetjet :
    -Presidenti i SHBA gjithmone shkakton Eksitim,
    – prej Strategjise se re nukleare.
    – per tarifat doganore amerikane,
    – per ofendimet e Presidentit nepermjet Twiter-it…
    – Si ka ndryshuar Bota qe prej ardhjes se Trumpit?
    – Cfare pritet me tej prej Trumpit?…
    Sa i rrezikshem eshte Trumpi?…
    DHE BRENDA PAK ORESH VERSHUAN 1256 Komente…
    Opinioni publik e stigmatizon Presidentin si Egoman te semure, si Politikan te rrezikshem…Dikush thoshe:
    Nje Fyerje e tij mjafton per ta treguar… …(Butoni im (Atomik) eshte me i madh se yti…)
    Ka te tjere qe Trampin nuk e shohin si rrezik, perpara fuqise se Popujve, Rendit Demokratik…
    Nje tjeter shkruan se fatkeqsisht Superfuqit ekonomike dhe ushtarake udhehiqen nga S o c i o p a t e…!
    Nje tjeter kritikon politiken ruse dhe Putinin.Dikush stigmatizon Kinen dhe Presidentin e saj duke i dhene pushtet te perjetshem!…
    Pra po jetojme nje kohe shume te turbullt.!
    Populistet e djathte kane ardhur ne pushtet ne Europe dhe te tjere pregatitetn te vijne!
    Dhe ne kete Vorbull Shqiperia jone nuk ben perjashtim!Disa Politikane tanet edhe pse kane mbi Konton e tyre Krime te perbindshme, tolerohen dhe nuk vihen para Drejtesise!
    Vjedh Prokurori!
    Vjedh Gjykatsi!
    Vjedh Polici!
    Mafja eshte kudo qe ushqen Krimin!
    Nje Zot e merr vesh se ku do ti dale Tymi!…
    I pamoralshmi shitet per i moralshem..!
    Dhe i Ndershmi shitet si i pandershem!…
    Mire thoshte dikush:
    BRENDA NJERIUT ESHTE EDHE SHEJTANI
    EDHE ENGJELLI…!

    • “Dhe ne kete Vorbull Shqiperia jone nuk ben perjashtim!Disa Politikane tanet edhe pse kane mbi Konton e tyre Krime te perbindshme, tolerohen dhe nuk vihen para Drejtesise!
      Vjedh Prokurori!
      Vjedh Gjykatsi!
      Vjedh Polici!
      Mafja eshte kudo qe ushqen Krimin!
      Nje Zot e merr vesh se ku do ti dale Tymi!…
      I pamoralshmi shitet per i moralshem..!
      Dhe i Ndershmi shitet si i pandershem!…
      Mire thoshte dikush:
      BRENDA NJERIUT ESHTE EDHE SHEJTANI
      EDHE ENGJELLI…!”
      net mos ma merr për provokim!!
      është thjesht një konstatim për trapllëkun që ti bën nga mëngjezi deri në darkë!!
      për mbrojtjen që i bën “saliut”tënd me emrin edi rama!!
      prandaj të them se ti je logorik dhe aspak llogjik!
      se ti je mbrojtës i krimit tënd dhe jo dënues i krimit!
      se ti nuk ke llogjikë,se ti nuk ke kohë të mendohesh,se ti megjithëse je kundër tyre pa dashje i mbron ato!
      sepse ti nuk ke zgjuarsi,por vetëm logori!
      apo jam unë koqja këtë radhë??
      ndoshta ti i thua benit të njëjtat gjëra që i shkruajta unë?!
      ti ja thua se po ja fut pordhës,por jo si ja them unë??
      ja thua me dorashka,net??
      bravo,neti!unë i tërheq ato që shkruajta më lart!
      nuk i fshi,sepse ato më prunë në këtë përfundim!!ti mund të shohësh rugëtimin e mendimit tim!
      falemnderit net,si për mësimin që më dhe për mënyrën e kritikës dhe për kritikën që i bën dukës së madh që ka rënën në fund të gotës së verës!!
      ps:ka shumë mundësi që të jetë bosh.e ka pirë verën të tërën!!

  • Marksi e kish thene per fene o gjigand. Kapitali e kuptoi mesazhin dhe shpiku tregun e droges, qe eshte opiumi i popujve. Narkoza e re qe mban ne pergjumje revolten e popujve. Duken si traplleqe ideologjike keto qe po thm, por eshte e verteta absolute e koheve moderne. Tere ajo droge qe konsumohet ne vende te largeta, e prodhuar ne vende te largeta,e tregtuar nga grupe qe kontrollojne miliarda $. Po kerkojme alienet ne humbetite kozmike, por nuk e ndalim dot narkotrafikun. Pse-te i gjen tek sistemi kapitalist, qe eshte per nga natyra spekullativ e shfrytezues. E ke goditur shume bukur Beni! Kur do ti je mjeshter, une do thosha se edhe alkooli e duhani drogera jane, por ti i ble se te mund vesi. Do ishte mrekulli qe vete popujt te ndergjegjesoheshin, ta mundnin vesin e kesisoj edhe interesin e Kapitalit per te tregtuar drogera.

    • Nuk ndrishon evgjiti me lekure te zbardhur
      dhe mbret te bhet,prap do jet i tallur .

      Nuk ndrishon hajvani,me kinerat popullore
      qe eshte brenda,ne mendjet kaqole.

    • Na prishi edhe nipcen e preferuar te kumandarit, bashke me pinjollet e tjere te birose kjo droga. A ppapapa sa e keqe paska qene!. Nuk mund te thuac qe nipcja nuk u rrit e u ushqye me moral te shendoshe komunist e jo si ata burgaxhinjte, armiq te popullit, qe nuk dinin cfare ishte. C’qe kjo mynxyre keshtu! Fajin e kane borgjezet armiq gjermane te Kapitalit qe nderhyne ne punet tona te brendshme.

  • Kina nuk eshte me popullore i dashur Arben. Aty ekziston tashme prona private dhe ka me shume miliardere se ne Europe. Vetem pamja e jashtme i ka mbetur gjoja popullore, por ne fakt Kina sot eshte nje ekonomi tregu, qe udhehiqet me dore te hekurt nga partia moniste ne pushtet. Fale Ten Hsiao Pin-it Kina ia doli me sukses qe nga nje ekonomi e planifikuar te kalonte ne nje ekonomi tregu te lire; Dhe sot ajo eshte ndofta ekonomia me e forte e botes. Amerika psh ka me Kinen nje defiçit prej 275 miliarde dollaresh ne vit! Me 1989 -ten edhe ne Kine, siç ngjau edhe ne ish Bashkimin Sovjetik, dhe me pas ne Shqiperi, pati nje levizje per permbysjen e sistemit komunist me dhune. por Ten Hsiao Pini e shtypi ate me tanke. Dhe Kina vazhdoi evolucionin e saj drejt te kthyerit ne nje superfuqi kapitaliste. Ky shnderrim u be pa u thyer nje vazo me lule dhe u udhehoq nga krahu reformator i Partise Komuniste Kineze. Edhe Maon kinezet e kane ruajtur. Duke ia njohur dhe pranuar 5 te mirat dhe 4 te keqijat. Krejt ndryshe ngjau ne Shqiperi. Ku vulgu nen udheheqjen e kermes nga Viçidoli me çekun e bardhe permbysen gjithçka.Dhe ja rezultati.

  • Bejtexhiu i shkrete vazhdon akoma te jeteoje e punoje si ne rrethim e po perpiqet te caje bllokaden imperialisto-revizioniste. Aty i rri mendja te shkretit dhe e ka gozhde ne tru. Vazhdo bejtexhi jepi e mos harro ne njeren dore kazmen e ne tjatren pushken. vecse nuk mund te brohorashesh “rrofte kumandari” se na ka lene shendene. Po u ndjeve vetem ke gjithnje shokun Kim per te te hequr mallin. Sheko si e ka bere Korene e Veriut kopesht te lulezuar, njesoj si kumandari Shqiperine.

  • Lerini hallet e botes dhe gjirizet nen asfaltin e Parisit dhe Lomdres se po mallengjehemi dhe shikoni ato rastet qe po rripet qeveria nga njerezit qe nuk duan te punojne,gatuajne ne tenxhere me ptesion dhe kerkojne ndihmen e madhe sociale.
    Fut ne rrjet ndonje peshk o Ben dhe nxirr prej andej Rilindasit.Bedriu i ka cuar ne buze te rrjetes ti kendoju ndonje kenge djepi.Mbase me melodi genjehen dhe hyjne vet ne rrjte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *