Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të doktor Polikron Çelo.
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të mjekut të njohur e të devotshëm e të palodhur të fëmijëve, pediatrit Polikron Çela.
Kontributi i tij spikat edhe nga studimet shkencore në fushën e mjekësisë dhe botimit të disa veprave të rëndësishme”.
Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij mjeku të veçantë, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmve të tij e njëkohësisht gjithë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të të ndjerit Çela.
Iu prehtë shpirti në paqe!”, shprehet Presidenti Meta.
l.h/ dita
