Presidenti u fut me armë në fushë, PAOK pezullohet nga shoqata e klubeve

Leda Hysa

 

Reagimi i papranueshëm i presidentit të PAOK, Ivan Savvidis, i cili hyri në fushë i armatosur gjatë ndeshjes së kampionatit grek me AEK solli edhe masën e parë nga një organizëm ndërkombëtar. Shoqata e Klubeve Europiane pezulloi menjëherë skuadrën nga Selaniku.

Kjo shoqatë ku aderojnë 230 klube nga 54 federata të kontinentit e dënoi sjelljen e Savvidis dhe shtoi në njoftim se ngjarja do të diskutohet më gjerë në Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet më 27 mars në Romë. Kjo masë vjen pas pezullimit të kampionatit nga qeveria greke, ndërsa vëmendje është tërhequr edhe nga FIFA.

Fundjavën e kaluar pati sjellje antisportive edhe nga tifozët në takimin West Ham – Burnley në Angli dhe Lille – Montpellier në Francë. UEFA thuhet se do të diskutojë për masa ndaj shkaktarëve, pasi dhuna në stadiume po kthehet në një shqetësim.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *