Një dëshmi në 10 vjetorin e krimit të pandëshkuar të Gërdecit

b.m.

Resul Resulaj*

15 marsi i vitit 2008 ishte një ditë tepër e bukur. Dielli i harlisur ngrohte Vorën në të shtunën e asaj pranvere. Qielli ishte i gjithi i kaltër, cicërimat e zogjve dëgjoheshin kudo dhe blerimi kishte pushtuar të gjithë kodrat përreth. Nuk mund të gjeje në mesditën e asaj dite asgjë tjetër përveç harmonisë perfekte mes kaltërsisë qiellore dhe gjelbërimit tokësor.

Në orën 12:10 gjithçka do të ndryshonte. Qielli shumë shpejt do të nxihej, jo prej reve që paralajmëronin shiun, por prej tonelatave të barutit, mijëra predhave dhe raketave.

Asokohe sapo kisha mbushur 16 vjeç, isha në vitin e dytë të Shkollës së Mesme dhe banoja në lagjen Muçaj të Vorës, në vijë ajrore jo më larg se 3 km nga fabrika e Demontimit të Armëve në Gërdec. Nga kodra ku jetoja kishte një fushëpamje shumë të qartë të gjithçkaje që ndodhi në atë ditë.

Presupozohej që për punëtorët e asaj fabrike atë ditë të ishte një ditë pushimi, po makutëria njerëzore dhe babëzia e drejtuesve të kësaj fabrike për të fituar para nga puna e këtyre njerëzve të varfër i kishte detyruar ata të punonin, gjë që për disa prej tyre do të ishte gjëja e fundit që do të bënin.

Zhurmat e predhave bënë që të gjithë të kthenin sytë drejt asaj fabrike të mallkuar. Shpërthimet e para shkaktuan shok dhe tronditje për të gjithë banorët e Vorës, diçka po ndodhte dhe sigurisht që ajo nuk mund të ishte një gjë e mirë. Vala e parë goditëse theu dhe shkatërroi gjithçka që mund të gjente deri në dhjetra kilometra larg kraterit të shpërthimit.

Ky shpërthim do të pasohej edhe nga dy të tjerë të po atyre përmasave. Paniku dhe kaosi pllakosi të gjithë Vorën dhe rrethinat, çdokush mundej të shpëtonte sa më parë veten dhe të afërmit e tij. Unë së bashku më nënën dhe motrën, u munduam të largoheshim sa më shumë të ishte e mundur nga ai ferr, pakthyer kokën pas për asnjë çast.

Ngjarjet zhvillluan shumë shpejt për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Duhej kohë për të kuptuar se ajo çka ndodhi në të vërtetë atë ditë të Shtune është një prej ngjarjeve më tragjike të tranzicionit shqiptar. Disa gjëra mund të kenë ndryshuar për banorët e Vorës prej asaj kohe, por e vetmja gjë që nuk mund të shërohet është një shpirt i plagosur.

Resul Resulaj

Një dekadë më pas ende shumë pyetje ngelen pa përgjigje. Përse shkaktarët e vërtetë të këtij krimi me përmasa katastrofale ende sot e kësaj dite nuk janë vënë para drejtësisë? Përse faktet rrënqethëse të zbuluar nga mediat ndërkombëtare pas tragjedisë së Gërdecit nuk janë hetuar kurrë? Cili ka qenë roli i ish-Kryeministrit Berisha, ish-Ministrit të Mbrojtjes Mediu dhe personave të tjerë të impikuar në këtë skandal kriminal dhe korruptiv? A ka qenë djali i ish-Kryeministrit  Berisha negociator në marrëveshjen për demontimin e armëve?

Fytyra e vërtetë e padrejtësisë në Shqipëri është mishëruar qartësisht në rastin e tragjedisë së Gërdecit. Është pikërisht kjo drejtësi e kapur e cila ka vrarë shpresën e shqiptarëve për 28 vjet. Kjo çështje e zvarritur prej kaq vitesh nëpër dyert e gjykatave, e ka bërë tragjedinë e Gërdecit simbolin e padrejtësisë.

Argumentimi i rastit të tragjedisë së Gërdecit nga ana e Gjykatës, tregon se qëllimi i vërtetë nuk ishte zbardhja e së vërtetës, por hedhja e hirit syve me vendimet qesharake që u zbardhën më vonë. Aktualisht në ditët e sotme asnjë prej të akuzuarve për ngjarjen e Gërdecit nuk është prapa hekurave, të gjithë ose janë liruar, ose çështja është pushuar, ose akoma me keq të akuzuarit kryesorë nuk janë gjykuar fare. Ndërkohë që familjarët e viktimave ende vuajnë mungesën e të afërmve të tyre pas kaq vitesh, pa mundur të gjejnë të vërtetën.

Brutaliteti i këtij rasti dhe hija e skandaleve korruptive që përfshijnë qeverinë “Berisha”, kanë përçuar jehonë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Për më tepër ndërkombëtarizmi i kësaj çështje ka prekur edhe Hollywood-in, trafiku i armëve i bërë në Gërdec dhe aktorët qeveritarë të përfshirë si ish-Ministri i Mbrojtjes, djali i ish-Kryeministrit janë subjekt i një filmi që titullohet “War Dogs”. Apo dokumentari që ka bërë Al Jazeera që fakton përfshirjen e djalit të ish-Kryeministrit në këtë skandal.

Gjatë gjithë qeverisjes së tij kryeministri Berisha, mohoi në mënyrë kategorike përfshirjen e tij dhe të djalit të tij në procesin e demontimit të armëve, pavarësisht se faktet e treguara periodikisht në media tregojnë të kundërtën. Për shembull, së çfarë po bisedonte në telefon djali i ish-Kryeministrit me Ministrin e Mbrojtjes dhe Drejtorin e Fabrikës së Demontimit pak çaste pas shpërthimit. Ky fakt ashtu si edhe shumë të tjera janë zbuluar nga tabulatet telefonike ku rezulton se djali i ish-Kryeministrit komunikonte me këta persona minimumi tre herë në ditë dhe çështjet e bisedës nuk është e vështirë të kuptohen se cilat ishin.

Po ashtu rrënqethës është fakti se një prej autorëve kryesorë të këtij krimi shtetëror, Fatmir Mediu ende sot fsheh pas syzeve të errëta që mban gjatë gjithë kohës, peshën e krimit që ka bërë. Akoma më rrënqethës është fakti që ky njeri është një prej përfaqësuesve tanë në Parlament, është përfaqësuesi im po ashtu edhe përfaqësuesi yt. Mediu flet në Parlament, në studio televizive dhe kudo tjetër që i jepet mundësia për demokracinë dhe për të ardhmen e vendit. Si është e mundur që në këtë fabrikë me dijeninë e tij demontoheshin armë jashtë çdo standarti, shfrytëzoheshin fëmijët e moshës 10-12 vjeç (fakt i vërtetuar nga pamjet filmike) dhe më tragjik është fakti që këto armë me orgjinë kineze trafikoheshin për t’u përdorur nga ushtria amerikane.

Në këtë dekadë të kësaj ngjarje tragjike lutjet dhe lotët janë për ata fëmijë, gra dhe burra që humbën jetë tragjikisht në atë ditë pranvere. Thonë se shpresa nuk vdes e fundit edhe pse për këtë ngjarje shumë pak shpresë ka mbetur për të zbardhur të vërtetën dhe ç’është më e rëndësishmja të vendoset drejtësi.

*Autori është student i ekselencës

Share This Article
13 Comments
  • Juve jeni nje djale i ri dhe me sa lexova kete memo keni jo vetem intelligence por edhe nje ndjenje humane.Vertet ajo ngjarje e 15 Mars 208 ishte ngjarja me traghike qe u mori jeten 26 njerezve te pafajshem dhe shokoi jo vetem opinion e popullit tone por edhe ate nderkombetar.Nuk eshte faji i te birit te saliut apo i fatmir mediut.Gjithe fajin e ka paraja.Te pershendes nga USA dhe te uroj shume suksese ne jete o Resul djali.

      • O Mono Kukaleshi,a e ke pa ate filmin italian “Gjithe fajin e ka parajsa”,shikoje se te hap horizont.Te rekomandoj te lexosh edhe Hasan Zyko Kamberin,”Paraja” dhe pastaj jep opinionin tend.Ok?Te uroj tane te mirat.

    • Ty të paska zën jo vetëm b…tha lesh por edhe sytë. A i shkreti ti për at´ hambar kashte, në vend të truve të kokës.

  • Sa ndodhin nga keto tragjedi ne vendin tone tha nje pseudodiplomat i akredituar ne vendin tone!Rendesi ka qe Shqiperia po i ploteson te gjitha standartet e nje vendi kolonial demokratik ku vijne e pshurosin kinezet e radhes deri ne djegjen e dokumentacionit te fundit!Shqiperia po ecen e sigurt drejt fitoreve ,a s’ishte i tille 2 Prilli 91,a s’ishte i tille 97-ta,a s’ishte e tille grushti i shtetit 98,a s’ishte i tille 2001,2011 !Ne pra kemi shume ngjarrje tragjiko-historike te ketyre viteteve shkerdhatokraci ndaj dhe nuk kujtojme,nuk protestojme,nuk kontestojme,nuk revojtojme kerkend qe na pshurros ç’do dite me citatet e Mao Ce Tungit çdo dite ,duke na ngopur barkun me tonazhet e medha te peshkaqeneve qe rrjeta e shkerdhatokracise ka zene e ze çdo dite!Ja dhe nje motiv me shume se perse duhet te rrojme!

  • Diçka e veçantë në qTetarinë e njeriut tonë tash e tri dekda dalir prej shtratit të tij. Rrofsh e u dëgjofsh o Resul! Ditë të mira do vinë!

  • Ti ke te drejte, po ate po ta jape une dhe jo shteti i te drejtes qe eshte pretenduar deri me sot. Ne prishem nje shtet diktature, per te ndertuar nje shtet privat te disa njerzeve qe do te na kthenin ne skllever. Dhe kjo ka plot 28 vjet. Ata qe duan shefin qe ndertoi kete shtet jane bere me barbaret edhe sot, ata qe e pesuan nga ky shtet dhe sistem nuk kane goje te flasen se kjo qe quhet drejtesi eshte e ndertuar nga vete familjaret qe e çfrytezuan kete shtet. Dhe per te mos e zgjatur, ky qe e ndertoi kete eshte Sali Berisha, njesoj si ndertoi Hitleri shtetin gjerman me nje ndryshim: ai nuk lejoi te futej as nje zog ne brendesi te atij shteti, ndersa ky, Sali Berisha e beri shtetin bordello nderkombtare, mjafton qe te sundon vete. Dhe ja arriti. Dhe sot birbilon akoma, degjoje pas nje ore ne parlament se çfare do thote dhe s’ka guxim njeri qe ti heq koken ashtu si i preu ai per kaq vjet kokat e femijeve dhe pribderve shqiptar. Po s’ke ç’i ben: prokuroria kjo eshte, gjykatesit keta jane. Njerezit qe ju vrane te afermit e tyre duhet ta kishin marre haken vete dhe te shpetonin dhe te tjeret, por dhe ata u treguan te dhimsur per jeten e tyre duke sakrifikuar njerezit qe u vrau Sali Berisha. Degjojen edhe sot Saliun ne parlament! A ka guxim njeri ti afrohet?

  • I habitshem, por jo i papritur eshte fakti se si ende dhe sot pas dhjete vitesh, asnjeriu nuk i ka hyre gjemb ne kembe nga kjo megatragjedi! Fajtoret i njeh i gjithe populli, por drejtesia nuk do t’ia dije…. Deri kur keshtu?

  • Bir Selman i nènès, kè tè dhjes mè parè,

    kèta surratè fshatarèsh tè dyndur si barbarè nè kryeqytet si Berisha apo Mediu, qè pèr turpin e shqiptarève, akoma sot i dègjojnè tè dèrdèllisin pa fund nè foltoret e kotèsisè vendimmarrèse?
    Apo shpejtèsinè e kèrrmillit, me tè cilèn pèrpiqet kjo qeveri e sotme, pèr tè ndryshuar kursin e lèvizjes shtetformuese?
    Ashtu siç blihen tek tregu i gjèsè sè gjallè, lopè apo viça, ashtu ua bleu Saliu dhe tè tijèt HESHTJEN, tè afèrmve tè viktimave. Sa e ka çmimin, gjaku i njè fèmije nè Gèrdec?
    Me njè pagesè tè tillè, dalin tè gjithè “fitues”. Xeni, kènaqet me Arminèn nè pushimet e rradhès, ndèrsa Gèrdeci rindèrtohet pèrsèri, me ato paratè e gjakut.
    Kèshtu funksionon rrumpalla, degjenerimi total i njè shoqèrie tè asfiksuar dhe tè zhveshur e katabdisur keq e mè keq.
    Nuk janè fasadat dhe sistemi i tubacioneve tè Erion Velisè qè do u japin shqiptarève besimin e duhur pèr tè mos i kthyer shpinèn kètij vèndi. Èshtè mungesa e drejtèsisè, tallja me jetèn e fèmijève shqiptarè, triumfimi i sè keqes dhe kapèrdisja e vrasèsve, ato qè e bèjnè tè duket si kèshtjellè ndèrtuar mbi rèrè, gjithçka shqiptare sot.
    Rilindje? Le ta nisim me gjèra mè tè thjeshta. Le tu japim vrasèsve, atè qè u takon vrasèsve. Do ishte njè fillim i mbarè.

  • Meqe ti o Resul ahere ne mars 2008 ke qene vetem 16 vjec, duhet te dish se ate 15 Mars 2008, dite e shtune ne Gerdec nuk po punohej. Shperthimi i ores 12 ka qene akt sabotazhi i mirefillte. Ato alibite me saldime karrocash baruti nuk qendrojne. Atje ne Gerdec ate te shtune 15 mars 2008, nuk punohej, po e perseris prap.
    Kujt i leverdiste ai shperthim ne Gerdec? Qeverise atehershme qe perfitonte nga puna e demontimit te armeve, apo opozites se atehershme socialiste qe u hodh perpjete nga gezimi i shperthimit? Pse nuk del arasyeja e shperthimit ne Gerdec? Sepse arsyeja ne se del, do te nxjerre mirefilli aktin e sabotazhit te kryer atje. Pak dite para shperthimit ne Gerdec, u kapen bomba me telekomande te futura nga Mali i Zi fshehurazi.
    Kujt i leverdiste fitimi i punes fitimprurese te demontimit ajo dihet, qeverise qe po e kryente. Kujt i leverdisi ai shperthim qe e nderpreu ate fitim, natyrisht qe opozites se Rames. Ky eshte shkaku pse per arsyen e shperthimit ne Gerdec as flitet e as ka per tu folur. Sikur te dale arsyeja e shperthimit, gjithe propaganda e ketyre 10 viteve per Gerdecin, do te behet pluhur e hi, si vete ai shperthim i pa hetuar nga kush u krye.

  • BARUTI I GERDECIT TE SALIUT NJESOJ SI KOKAINA E BANANEVE TE EDVINIT

    Nuk besoj qe te kete nje njeri normal sot ne Bote, i cili te besoje se masakra e Gerdecit ishte vetem nje AKSIDENT teknik sic e shpalli pe piken e turpit Drejtesia enveriste shqyptare.

    Kjo masaker vrastare u pergatit me kujdes nga Banda mafioze komuniste e Sali Berishes qe kishte korruptuar edhe ambasadorin amerikan ne Tirane Withers, i cili nga ana e tij kishte korruptuar edhe zyrtare te Pentagonit te Bush Junjorit ne nivelet me te larta, te cilet bene te mundur financimin me shumen 300 milione USD te masakres se Gerdecit dhe REZILIN me fisheket e ndryshkur kineze per Ushtrine amerikane ne Afganistan. I pari qe dha kushtrimin dhe alarmoi SHBA ishte sekretari i ambasades amerikane ne Tirane, qe terrhoqi vemendjen e gazetes “New Jork Times”, alarm qe detyroi ambasadorin Withers dhe sekserin e Saliut, Fatmir Mediu te vraponin si lepuj deri ne Rinas per te maskuar etiketat kineze te arkave me fishekt kineze

    por:

    VFARE NDODHI ME TEJ?

    Ne terrin e nates zbarkoi ne Tirane sekretarja cokollate e Bush Dallkaukut, Condoleezza Rice si kurre me pare ne histori qe pergenjeshtroi implikimin e zyrtareve te larte te ambasades amerikane ne BUMJEN e Gerdecit dhe ne aferen e fishekve kineze per Ushtrine amerikane ne Afganistan dhe pas disa oreve ja mbathi prap per ne SHBA, Presidenti shqyptar Bamir Topi i inkurajuar nga sekretarja e Bush Junjorit deklaroi se as ai dhe as SHIK-u i tij nuk e dinte se ku ishte ne harten e Botes Gerdeci, Edi Rama ne opozite atehere i tha Saliut te pikelluar qe po kerkonte ne gropen e Gerdecit kockat e baxhanakut te tij:

    “Te roni vete!” duke i rahur krahet

    Ambasadori Withers u tregoi shqyptareve nje perralle per “Mollen e krimbur” dhe u largua nga Shqypnia me nje leter turpi ne kurriz qe ja ngjiti Like Floriri si LAMTUMIRE alla shqyptarce per miqte tane matane oqeanit.

    CFARE TE TREGOSH ME PER GERDECIN?

    Qe firma private Saliu&Son ja hodhi paq dhe qe i shpetoi Drejtesise Enveriste Shqyptare kjo nuk cudit me asnje njeri ne vendin tone, por pyetja qe ka mbetur pa pergjigje eshte:

    PSE EDI RAMA NUK E NXORRI PARA DREJTESISE SALI BERISHEN DHE DJALIN E TIJ PER GERDECIN KUR I KISHTE TE GJITHA PROVAT NE TAVOLINE?

    Pse Edi Rama qe filloi te rase ne burg me mijra kokpalare qe nuk paguanin dritat vetem duke i bere shenje me sy Prokurorise Enveriste shqyptare dhe per Sali Berishen u tregua kaq meshirues si KRISHTI ne Kohen e Qepes?

    KJO TEME DO TE ISHTE ME E DREJTE QE TE TRAJTONTE MEDIA JONE KOMBETARE DHE JO TE VAJTONIM SI KUKUMJACKA NE KESULA MORTORE PER VIKTIMAT E PAFAJSHME TE GERDECIT CDO VIT NE 15 MARS.

  • Mbas shperthimit , pame me ze e figure ,si vidioja e te ndjerit Prifti , Sali larqoftin me koke ulur ,por pame dhe Ramen , bashke me kryeministrin Sali ,e ta ngushellonte duke i ferkuar bute krahet .
    Te rroje PPSH:.Te tjerat rregullohen .

  • Eshte viti 2018. Berisha humbi zgjedhjet ne 2013. Asgje nuk ka ndryshuar sikur ishte Berusha, ashtu dhe kur e mori Ramiu.
    Fajtoret jane ne shtet. Vazhdojne te vjedhin, por duke vrare ngadale. Vazhdojne te vrasin, por ne heshtje.
    Cdo koncesion eshte atentat pa shperthim per veshin, por nje shperthim metastazash kanceroze per popullin.
    Eshte e njejta skeme, me te njejtet aktore, por qe njehere na magjepsin dhe heren tjeter na tmerrojne.
    Perfundimisht, ata qe duhet te ndryshojne jemi ne, populli qe vuan keto pasoja.
    Ne duhet ta detyrojme drejtesine te flasi per viktimat, dhe te denoje kriminelet.
    Po nuk u be kjo, nuk ka shprese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *