“Veting koncesioneve, prokuroria të mos fshihet më”

DITA Online

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së kërkon një veting koncesioneve, duke i kërkuar prokurorisë të nisë hetimet.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Petrit Vasili thotë se koncesionet janë afera më e errët, “që ka zënë për fyti ekonominë shqiptare”.

Dhe për këtë ai thotë se Prokuroria hesht.

Postimi i plotë:

“Koncesionet janë afera më e errët, që ka zënë për fyti ekonominë shqiptare.

Vetingu i koncesioneve është detyrim ligjor i pashmangshëm, por edhe një obligim moral për qindra mijra shqiptarë, që rrojnë në një varfëri të dhimbshme.

Prokuroria hesht ndërkohë që për mungesën e transparencës dhe dëmin kolosal të tyre në ekonominë tonë ka treguar shumë qartë FMN dhe gjithë bota.

Vetingu i koncesioneve është i pashmangshëm, kush hesht rëndon shumë veten, institucionin dhe nxin fytyrën përpara shqiptarëve.

Veting koncesioneve, mjaft u fsheh prokuroria shqiptare.

Veting koncesioneve në emër të mijra familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike.

Veting koncesioneve në emër të mijra familjeve që nga varfëria ikin në mënyrë tragjike nga Shqipëria“, shkruan Vasili në Facebook.

a.s/dita

Share This Article
7 Comments
  • Po si eshte e mundur qe per 8 vjet ne qeveri, nuk fole njehere per keto probleme?
    Kur doli video e Likes ke pasur rastin me te mire per t’i ngritur keto probleme dhe bere thirrje Llalles per ta proçeduar Liken.
    Kur vrate ata kater fukarejte ku ishe ti mor delenxhi?
    Po fajin nuk e ke ti, fajin e kane ata idiota qe kane dhene voten per nje budalla si puna jote.

  • Vetingu i koncensioneve duhet bere dhe me kerkesen e deputeteve te mazhorances.Bile duke marre dhe eksperte nderkombetare.Ndryshe mazhoranca mos haje kot duke permendur rrugen e kombit.Parneriteti publik privat eshte nje autostrade korrupsioni.
    Mafia ka gjunjezuar shtetin

  • Z. Vasili, ju i dini edhe koncesionet e para 2013, ishit ne qeverisje. Nuk ju kujtohen!? Çojani prokurorisë.

  • More monkukaleshi,qe vasiljevici eshte produkt i riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjizo-imoralo-politik te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot,kjo nuke don as mend dhe as kalem,por me kete thirrje qe vasiljevici i ben prkurorise per hetim ndaj koncesjoneve ai ka shume te drejte.O kuka lesh, rri shtrember,po flit drejte;thote populli.

    • Une personalisht mezi e pres diten qe ay te permbyset gjithshka dhe te rifilloje jeta dhe njehere nga fillimi, sepse ajo qe eshte bere deri tashi mban vetem ere KRIM.

  • Veting koncesioneve, menjehere. Aty eshte super-vjedhja qindra milione Euro-she. Edhe FMN kete pati parasysh kur urdheroi nderprerjen e menjehershme te koncesioneve nga kjo qeveria Rama. Por ne se behet vertet Veting koncesionesh, kjo qeveri del hajduti me i madh ne Shqiperi, kurse ekonomia shpeton nga kjo afere e ndyre abuzive qe e ka mberthyer. Vetem Min. e Shendetesise ka dhene koncesione me vlere afro gjysem Miliard Euro. Ilir Beqja eshte hajduti mbi te gjithe hajdutet ne Shqiperi. Ky e ka rrenuar shendetesine ne ate fare feje sa sot neper spitale mungon gjithcka dhe gjithcka blihet nga qytetaret.

  • O Titi ,ti je sacme ( pordhe ) e Likes dhe Monikes.
    Sja vlen te merresh me nje si puna jote
    Je nje bythelepires profesionist ,,,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *