Përcaktohen 4 çiftet çerekfinaliste të UEFA Champions League nga shorti i hedhur në Nyon Zvicrës.
Duelet e “zjarrta”, apo siç mund të konsiderohen ndryshe finalet e parakohshme ishin të pashmangshme, pasi të 8 të kualifikuara vinin nga ligat më të forta në Europë, La Liga, Premier League, Seria A dhe Bundesliga.
Duart e smbasadorit të UEFA Champions League, Andrey Shenvçenko ishin me fat për Bayernin e Mynihut, që do të ketë përballë Sevillan, por edhe për Barcelonën që do të sfidohet nga Roma.
Finalja e sezonit të kaluar, Juventus–Real Madrid do të përsëritet në çerekfinale, ndërsa nuk u shmang dot derbi anglez, Liverpool–Manchester City.
Barcelona – Roma
Sevilla – Bayern i Mynihut
Juventus – Real Madrid
Liverpool – Manchester City
a.s/dita

