5 objektet më të pista që gjenden në zyrë të cilat ”ju sëmurin” çdo ditë

Leda Hysa

Kur bëhet fjalë për higjienën, të gjithë duam që ambientet ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës, si shtëpia dhe vendi i punës të jenë sa më pastër të jetë e mundur. Mirëpo për fat të keq nuk është gjithmonë kështu, sidomos nëse punoni në një zyrë ku përveç ulëses së tualetit në banjo, të cilin e konsiderojmë si objektin më të pisët, janë po aq të tjerë që shërbejnë si vendstrehim për mikrobet e bakteret.

Nëse do të bënit testin e pastërtisë së një sipërfaqeje, do të zbulojmë se shumica e gjërave që përdorim në zyrë nuk janë të pastra.

Këtu do të gjeni 5 objektet që kanë shënuar nivelin më të lartë të papastërtisë, duke u konsideruar si burim serioz i sëmundjeve.

1.Mausi i kompjuterit: Kjo nuk është një surprizë pasi një maus është një nga mjetet më të përdorura në zyrë, që preket jo vetëm nga ju, por edhe persona të tjerë që mund të kenë nevojë të përdorin kompjuterin tuaj, që preket nga shumë persona. Prandaj sigurohuni ta pastroni  të paktën çdo 2 ditë.

2.Tualeti: Ndoshta keni menduar se do të renditej në vend të parë, por është vlerësuar se ka një nivel mesatar të papastërtisë. Kjo nuk do të thotë se duhet të uleni mbi ndenjësen apo të mos e pastroni sa herë që është e mundur.

3.Makineta shitëse: Nëse jeni me fat që keni një makinë shitëse në zyrën tuaj, keni vënë re se sa e zënë është. Të gjithë ata gishta që kanë shtypur aq shumë butona nuk përbëjnë një sipërfaqe higjienike. Ekspertët raportojnë se 21% e të gjitha butonave kanë një predispozitë të lartë për përhapjen e sëmundjeve.

4.Tastiera: Tastiera është një nga objektet më të papastër. Duhet të tregoni kujdes duke larë duart pasi përfundoni punë me përdorimin e saj. Dhe, nëse jeni duke konsumuar ushqime dhe ju bie diçka në tastierë, i bëni vetes një favor nëse nuk e hani atë.

5.Rubineti: Çezmat e lavamanit janë një vendstrehim për bakteret. Shumica e njerëzve e përdorin pasi kanë prekur enët e pista apo ushqime të ndryshme. Mikrobet janë shumë të përhapura dhe në këtë mënyrë i mbajmë gjithë kohës pranë vetes.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *