Disa nga sfidat emergjente të kabinetit Rama 1

redaktor

Kryeministri i ardhshëm Edi Rama paraqiti dje përbërjen e qeverisë që ai pritet të drejtojë që prej ditëve të para të shtatorit. Në qeverinë e re përfaqësohet vetëm Lëvizja socialiste për Integrim e cilësuar si “partneri strategjik me të cilin marrim përsipër peshën e pashmangshme të mandatit plebishitar të 23 qershorit che ndajmë përgjegjësitë e plota”, deklaroi zoti Rama, duke kujtuar edhe vendimin e marrë më herët se anëtarët e kabinetit të tij do të heqin dorë nga mandati i deputetit. Kabineti i ri përbëhet nga 20 minisra prej të cilëve tre ministra Shteti dhe një zëvendëskryeministër pa portofol

PERBERJA E QEVERISE SE ARDHSHME

Kryeministri Edi Rama
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi
1- Ministria e Financave Shkelqim Cani
2- Ministria e Brendshme Sajmir Tahiri
3- Ministria e Mbrojtjes  Mimi Kodheli
4- Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
5- Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha

6- Ministria e Drejtësisë Nasip Naco
7- Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj
8- Ministria e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri
9- Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto
10-Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni
11-Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave Edmond Panariti
12-Ministria e Shëndetësisë Ilir Beqja
13-Ministria e Arsimit dhe e Sportit Lindita Nikolla
14-Ministria e Mirëqënies sociale dhe Rinisë Erion Veliaj
15-Ministria e Mjedisit Lefter Koka
16-Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro

Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito
Ministër Shteti për Çështjet Vendore Bledar Cuci
Ministër Shteti për Marrëdhëniet me parlamentin Ilirjan Celibashi

 

******

Disa nga sfidat emergjente të kabinetit Rama 1

Nëse Berisha erdhi në vitin 2005 me premtimin dorë-hekurt se do të bënte shtet, sot ai largohet duke lënë pas një shtet të shfazuar në të gjitha planet. Po ikën duke lënë pas me dashje një tokë të djegur. Ndaj dhe sfidat e ekipit të ri qeveritar tejkalojnë angazhimet e një ekipi ministror të radhës, pritshmëria është shumë e lartë dhe gjendja e shtetit në Shqipëri është ku thërret kiameti . Antiligji është kthyer në normë, gjykatat në korporata biznesi, administrata në një pjesë të mirë të saj ka marrë fytyrën e gjobëvënies, situata e rendit dhe sigurisë nuk ka nevojë fare për komente, territori është jashtë kontrollit dhe kontrata sociale mes shqiptarëve është shformuar rëndë aq sa kemi marrë pamjen e një vendi primitiv ku ai që ka xhepin plot, mund të bëjë ç’të dojë. Cilat janë piketat dhe sfidat që e presin këtë qeveri? Nga do ia nisë Edi Rama? “DITA ” ka bërë një përpjekje për të renditur në mënyrë racionale dhe prioritare fushat dhe sektorët më delikatë sot për sot ku kërkohet ndërhyrje dhe disiplinim urgjent. Sfida reale është që si fillim treni të vendoset në shina dhe shinat të mbajnë, të jenë të stabilizuara.

1. Gropa Financiare

Shteti grek deri në ditën e fundit përpara se të njihte humnerën ku kishin përfunduar financat e tij, raportonte rritje të qëndrueshme ekonomike dhe suksese të mëdha. Kështu raportonte Instituti i Statistikave në greqi, kështu raportonte qeveria e kështu certifikonin dhe institucionet ndërkombëtare. Derisa një ditë të bukur, flluska plasi, me pasoja madje. Kështu raporton dhe Berisha sot, kështu e mbron dhe ai INSTAT-in, ndërsa të gjithë treguesit bazikë flasin për një boshatisje të financave dhe për një kolaps total të funksionimit të ekonomisë në Shqipëri. Edi Rama ka premtuar një audit ndërkombëtar të financave dhe llogarive të shtetit. Si hap i parë për të zbardhur situatën, e për të parë realisht se ku jemi. Rezultati i këtij auditi nëse është rezulton skajshëm negativ, mund të kufizojë shumë nga premtimet e fushatës së Ramës, e ta detyrojë atë për të marrë masa shtrënguese për të sjellë stabilitetin në sistemin ekonomik. Kjo mund të sjellë një kosto politike, por do të jetë e qartë për të gjithë se auditi ka zbuluar dëmet dhe spërdredhjet e qeverisë së Berishës, ndërsa masat e marra nga qeveria e majtë nuk janë shmangie nga premtimet por veprime racionale, të domosdoshme për të nxjerrë ekonominë nga “koma” ku e futi qeverisja 8 vjeçare.

2. Drejtësia

Edi Rama nuk ka nevojë të premtojë drejtësinë e kulluar në Shqipëri. Gjendja në drejtësi është kaq e degraduar sa që askush s’do e besonte edhe sikur ai të përbetohej çdo ditë. Por ama ky degradim, mund të vihet në binarë. Sot Rama ka ndër të tjera dhe fuqinë e plotë parlamentare për të ndërrmarë reforma cilësore që mund të përmirësojnë gjendjen e gjyqësorit shqiptar, duke nxitur meritokracinë dhe duke ulur kontrollin represiv politikoparlamentar mbi gjyqësorin. Të reformojë edhe duke vendosur një sistem të paanshëm dhe funksional të matjes së produktit të gjyqtarëve në çdo nivel, duke vendosur dhe penalitete ndaj gjyqtarëve që konstatohen në shkelje flagrante ose të përsëritura të ligjit. Kjo do të sillte dhe qarkullimin e elitave brenda gjyqësorit dhe do ta zhbënte gradualisht kënetën e një sistemi që është kthyer në një autokombajnë që korr vetëm fitime dhe ka humbur çdo lidhje me realitetin.

3. Kontrolli mbi territorin

Shqipëria është ndoshta i vetmi vend i kontinentit ku në vitin 2013 televizionet transmetojnë “live” se si banorë, shtetas të këtij vendi, me kokë të tyre vendosin të shtojnë kate në pallate e godina ditën me diell. Po i referohemi pamjeve dhe zhvillimeve të ndodhura në Tiranë, në kryeqendrën e vendit, pasi është lehtësisht e imagjinueshme se ç’ndodh në provinca. Problemi është se ato godina janë një agresion viziv, janë simbole ose përmendore që u kujtojnë çdo ditë shqiptarëve se jetojnë në një han pa porta ku më i forti gëlltit më të dobëtin. Janë ndoshta shembulli më agresiv dhe më arbitrar i mungesës së shtetit mbi territorin. Janë prova e kulluar e padrejtësisë dhe pabarazisë të ulur këmbëkryq, e bandave që qeverisin dhe miletit që është në garë për të fituar benefice nga banda.

4. Administrata

Si fillim është e domosdoshme që administrata të mos ketë më pamjen e Gjobës. Ata inspektorët e tatimeve, të ndërtimores apo të ilaçeve, policë rrugor, shefa krimesh e sa e sa inspektorë e policë të tjerë të mos i trokasin qytetarit si përfaqësues të ndonjë organizate mafioze që kërkon “pjesën” për të të lënë të punosh i qetë. Ky duhet të jetë një veprim urgjent i qeverisë së re, për të  risjellë dhe një klimë reale besimi të biznesit dhe qytetarit ndaj shërbëtorit dhe nëpunësit shtetëror. Më pas sistemin e meritokracisë brenda administratës, nëse ka pak vullnet e ndërton menjëherë, nuk kemi për të shpikur rrotën, shembujt janë të pafund edhe nga bota që na rrethon.

5. Numërimi i popullsisë

Sa është numri i banorëve në vendin tonë? Sa shqiptarë jetojnë realisht në Shqipëri? Sa është numri total i popullsisë përfshirë dhe shqiptarët në emigracion. Besojeni ose jo, por ka dy dekada që kësaj pyetje nuk ka pasur qeveri që ti përgjigjej me saktësi dhe kompetencë. Ky ka qenë ndoshta dhe treguesi më kuptimplotë i paaftësise kapilare të qeverive shqiptare në dy dekadat e fundit. Vetëm në listat zyrtare të zgjedhjeve të 23 qershorit “DITA ” evidentoi me mijëra persona dhe familje fantazëm. Këta ishin ata që u zbuluan, por sa të tjerë janë ende të pazbuluar. Shteti shqiptar nuk ka një inventar të banorëve të tij, listat zyrtare të gjendjes civile janë dukshëm të fryra dhe të pasakta, çka sjell si pasojë dhe deformime dhe manipulime në sistemin e pensioneve, ndihmës sociale etj. Ndoshta duhet një “Task Forcë” për të zgjidhur njëherë e mirë këtë problem që na turpëron të gjithëve, të mësojmë njëherë sa “kokë” jemi e më pas të dhënat ti rakordojmë dhe me skemat shtetërore të ndihmës apo skemën e pensioneve për të shmangur dhe manipulimet që fryrja ose deformimi i numrit real të popullsisë i kanë shkaktuar këtyre skemave.

Share This Article
64 Comments
  • Pergezojme perzgjedhjen e kryeministrit te zgjedhur per ministrat, qe ka numrin me te madh te femrave ne historine e qeverise shqiptare qe garanton perfaqesim te femres ne qeverisje, nje ogur i mire per te mbrojtur te drejtat e gruas dhe barazine e grave dhe burrave.

    • urime zoti rama kjo eshte ai ndryshim dhe rilindje qe kemi nevoj dhe jemi te lumtur qe keta njerez do te na perfaqesojen denjesisht popullin e menyren me te mire te mundshme , pune te mbare duke uruar nje rimekembje per kete shtet qe po fillon te krijohet

      • Nasip Naco na qeka rilindje? Atje ku Shqiperia ka me shume nevoje per ndryshim,ne sistemin e drejtesise, shkon e emeron minister nje njeri te korruptuar e te lidhur me krimin.Ky eshte treguesi me i qarte qe qeveria Rama eshte qeveri e kushtezuar.Nasip Naco ne krye te drejtesise eshte garanci per Ilir Meten qe gjithe krimet dhe bashkepunetoret e tij nuk do te ndeshkohen por do te vazhdojne te lulezojne.Rilindja po shnderrohet ne Shkerdhatokraci.

    • Urime dhe suksese qeverise se re. Shtatori nuk eshte larg por problemet e Shqiperise dhe Shqiptareve cdo dite po shtohen dhe kjo eshte qeveria e cila do sjelli ndryshimin per Shqiptaret.

    • Rama ashtu sic pritej ishte surprizues per mire, zgjedhjet e kabinetit ishin te gjitha shume te goditura, jam i bindur se me kete qeveri do te realizohen te gjitha premtimet e fushates.

    • kjo qeveri eshte ajo qe i duhej vendit eshte mese e kompletuar dhe jane te gjithe profesioniste ne fushat ku jane vendosur dhe me nje integritet shume te larte. Bravo Rama e tregove edhe nje here qe ke ne vemendje te miren e vendit dhe jo te emrave te pervetshem.

    • kesaj liste ske ci thua asgje !! bravo ju lumte per kete liste qe po e tregoni ..ja mbyllet gojen atyre skeptikeve qe me shume mbanin krahun e PD dhe u mundonin te thonin lloj lloj iderash !! bravo kjo liste do tregoj qe shqiperia di te jete e paster dhe jo me hile !!

    • po kete Niko Peleshin, nga e psonisen? Apo esht djal i bukur? 🙂 I ka me qejf Rama keta syshkruarit, hahahaaa :). Nejse, shaka. Hajd ishalla pun te mbare, megjithese ne pikat kyce qenka LSI. Drejtesi nuk behet njeher, per kete ta flem mendjen. Flijeni dhe ju te Dites se kam pare qe e keni me merak ket punen e drejtesis

      • Meta i ka dal garant Berishes per mosndeshkim. Per kete arsye, nuk me habit qe drejtesia eshte marre prej tij. Rama nuk ka as ndermend, as takat te beje drejtesi, kjo eshte e qarte

        • nje kabinet qeveritar qe i ka hije shqiperise

          njerez te zot e qe do na e cojne vendin perpara ne rrugen e integrimin europian

          rrenimi, shpifjet e hajdutlleqet e maskarenjve demokrate kane marre fund

          le te filloj era e RILINDJES!!!

        • duhesh spartak ngjela minister drejtesie e jo ky trapi qe thosh ne fushat qe kryeminister i takon metes

    • nje qeveri qe nuk ke se cfare ti shash eshte nje ndryshim kolosal nga qeveria e demokrateve qe e beri copash vendin duke vjedhur e shkaterruar cdo qelize te Shqiperise. Suksese Qeverise se Rilindjes dhe ministrave te nderuar.

    • Kjo qeveri nuk ka te krahasuar me ate te meparshmen jane te gjithe intelektual dhe me integritet shume te larte e jo su Mulrat e Ndokat e Saliut. Me ne fund Shqiperia do te mud te ece perpara e nuk d te jete me nje vend me qeveri injorantesh e kriminelesh sic ka qene deri me sot.

    • Perfekte cdo gje sipas mendimit tim !! sa dhe neper lajme spo shof ndonje dalje nga krahu i PD dhe partive aleate te PD te thojn ndonje gje !! sa dhe vet saliu u shmang me nje pergjigje amatore , kshtu qe tashme nisi nje rilindje dhe kjo eshte thjeshte ne hapat e para te nje arritje te madhe !! bravo Edi Rama

    • te pergezoj per kete liste dhe me behet qefi qe ne kete liste te jene shume emra pozitive femra !! dhe jo me vetem meshkuj sic ka qen perhere!! kjo eshte rilindje me kuptimin e plote te fjales !! Berisha ne ministrit e tij vetem kriminela kishte !! ska me erdhi koha qe te rilindim

    • gjithnje e me shume krenar per kete kryeminister dhe per partine socialiste qe ka bere histori ne nje fitore bindese dhe me nje rezultat shume te thelle, bravo edi ke bere nje super qeveri e cila do te na vije ne ndihem qe te bejme dhe ne nje shqiperi europiane

  • Futja kot se te del plot. Me ket parrull e ka formuar qeverine e re Rama. Gjysmat kalamaj. Hajt per hajer se me keq nuk behet.

    • njerezit e zgjudhur ne kete qeveri nga zoti Rama jane njerz me peshe dhe nje vizion per te bere kete vend nje vend ku te gjithe te jetojne me ndershmeri dhe pune, keta jane njerzit per te cilet shqiperia ka nevoj tani dhe do ia dalin urime

    • me mire nuk behet , per hajer do te dal dhe kjo eshte e pashmangshme duke marre parasysh dhe qe nje pjese e mire jane femra qe jane nje forc e madhe ne qeverisjen e vendit, vizion dhe rilindje edi rama vazhdon rrugetimin e rilindjes

    • po ka lezet mor ka lezet, boll me me ministra qe hyn me miq e pa pike truri, ja kjo eshste qeveri , nje qeveri qe do te punoj fort per popullin dhe nje kryeminister me kembe ne toke qe cdo dite po tregon se rilindja nuk ishte nje sllogan por nje veper

  • Qeveria e re ishte nje zgjedhje e mire qe perbehej prej ministrave te cilet nuk kane qene me pare ne keto poste dhe qe kane shume rendesi qe te punojne me perkushtim per te vene ne zbatim programine e Rilindjes dhe per te arritur objektivat per nje vend ku secili nga ne te kete deshire te jetoje.

  • Po Taku? Po Spartaku? “Te vriten 30, 300, 3000, 13000 vete per voten e lire” – foli dikur Spartacus. Per karrigen e tij qe gati, sikurse I ati, te derdhte gjak shqiptari. Bravo Edi Rama! Mungesa e sharlatanit Ngjela eshte me e mira e ketij kabineti

  • drejtesia, ilir metes??? Kur e lexova ca dite me pare tek ju o Dita mendova se ishte spekullim. Por qenka e vertete. Turp, turp, turp! Dmth Berishen dhe 21 janarin do ti trajtoj Ilir Meta??

    • cdo gje dhe gjithkush ne vendin e tij, njerez te rinje ne poste por jo ne eksperienc dhe devotshmeri per puenen me ide te reja dhe me nje rilindje per te gjithe shqiperin e rrenuar , zoti rama po ben me te mire , e tha qarte pushteti eshste i popullit ndersa detyra e tij

  • Urime! Eshte qeveria me e paster ne te gjithe historine e Shqiperise, pasi nuk jane perzjere me pislleqe deri tani. Urojme qe te vazhdojne keshtu deri ne fund dhe te mos turren te etur pas pasurise dhe miqve. Me e reja qendron tek Mbrojtja ku per here te pare vendoset Minister nje femer. Kjo do te ndikoje per te cbunkerizuar dhe per te zbutur kete institucion ashtu sic kane bere disa vende te NATO-s.

  • Po Taku Taku Cicitaku nuk qeka ne qeverri?!!!! Me ka zhgenjy Rama komplet. Turp qe i ka dhen post Sajmir Tahirit dhe ka len jashte Takun.

  • Shume ministri i ke dhene LSI o Rama.Ato me kycet u ke dhene.Me duket se ke mendu per LSI me shume sesa per PS.

  • Po shekojme,e degjojme,po heshtin sot,per te pare si do realizohen premtimet.Vota nje milioneshe kerkon drejtesi.Me qetesi po presim,e kjo pritje ta dije Edi Rama eshte deri me 2015,ne zgjedhjet lokale.Pastaj edhe nje here,po su pa drejtesi,per 21 Janarin,Gerdecin,per miliardat e vjedhura,keq me vjen,po ky popull do shkateroje edhe kete klase te re politike.
    POPULL JI VIGJILENT,23 QERSHORI E VERTETOI SE Ç’FAR MUND TE BESH.PO PRESIM NE HESHJE E NE VAUJTJE,DUAM VETEM DREJTESI.

  • URIME DHE PERSHENDETJE PER QEVERINE E RE SEPSE, KA NE DORE BESININ E VOTES SE LIRE PER TE REALIZUAR DETYRAT E NGARKUARA NGA VOTA E POPULLIT PER TE PRURE RILINDJEN. TE CILEN KEMI 22 VJET QE E PRESIM
    PRANDAJ URIME,URIME PER NJE SHQIPERI TE LUMTUR PER GJITHE POPULLIN.

  • Me prezerncen e LSI ne qeveri perseri demokracia ne Shqiperi ka probleme…… jam kurioze tu shikoj Cv ketyre Ministrave sidomso atyre qe paskan bere intershipe ne Parlamentin Europian…

  • Skuadra u kompletua . Jane caktuar nga me te miret !
    Birbili per lojen ka rene qe sot qe u shpall ekipi.
    Stadiumi eshte mbushur plot e perplot jo me 1.000.000 VOTUESIT E KESAJ QEVERIE , por edhe me miqte nderkombetar, qe do te bejne vleresimin e lojes !
    I takon TRAINERIT dhe drejtuesve te skuadres qe per kater vjet ta drejtojne mire qe te kete vetem fitore.
    POR NUK DUHET QE TE PARCELIZOHET E GJITHE ADMINISTRATA SIPAS NJE VERTIKALEJE PARTIAKE NGA MINISTRI E DERI TEK PUNONJESI E PASTRUESI , APO TEKAVE TE DEPUTETEVE PARTIAK..
    DUHET NJE KUJDES SHUME I MADH NE KETE DREJTIM DHE NJE KONTROLL NGA ANA E QEVERISE, SIDOMOS E K/MINISTRIT PER TE VENDOSUR NE VENDET QE E MERITOJNE TE AFTET DHE JO MILITANTET E PA AFTE . NUK DUHET NDJEKUR SHEMBULLI I BERISHES ME PARTITE E VOGLA .
    TE LEXOHET LIBRI I GABIMEVE TE SALIUT PER TETE VJETET E KALUARA.
    Ata qe kane filluar te hedhin shashka dhe mjete te forta ne stadium , mos te lejohen , por duhet te pergjigjen ligjerisht.
    Duhen PASTRUAR MIRE ( jo spastruar ) institucionet nga pislleqet , kriminelet , hajdutet dhe te pa afteit qe kane hedhur rrenje dhe kane mberthyer Shqiperine. DUHET KUJDES NGA BYTHELEPIRESIT E PUSHTETEVE SIDOMOS NGA ATA QE JU NGJITEN PUSHTETIT SALIUT !

    Punen me te veshtire do ta kete ministria e drejtesise, E rendit dhe ne pergjithesi sistemi i Drejtesise, Per te çuar ne vend Drejtesine !
    Suksese ekipit qe do te na çoje ne EVROPE !
    KARVANI DO TE VAZHDOJE RRUGEN ! QENT LE TE LEHIN !

  • Une di se sqepari nuk pret me bisht.Autoritete si Brace,Blushi, Majko te duartrokasin ministrat e Berishes qe se thane nje fjale per 21 janarin,dhe ministrat e shoqerise civile .Per mua kjo sesht qeveri e PS por e Rames.Kali nita qirjo RUCI. Me banditin Meta ne krah disfata e sigurte.Sa me shpejt zgjebhje te parakoheshme.qofsha I gabu,desh harrova duartrokitje te zjarrte per Erion Veliaj .

  • Urime qeverise se re!
    Shqiptaret ,a mund te harrojne ish ministrat e Berishes dhe t’i pranojne ne qeverin Rama pa u vene perpara drejtesise?

  • mos u nxitoni te thoni qe kjo eshte qeveria me e mire dhe me te gjithe ministrat me intelektuale,,,,,,,,,,,,,formacioni eshte me I mire se sa ai qe eshte ne qeversje akoma,por mos harroni qe ndeshjen nuk e fiton skuadra me e mire teknike ne leter,,,,,,,,,,,edhe reali madridit ne leter ka pasur gjithmone formacionin me te mire edhe lojtaret me teknike por fatkeqsisht edhe fatkisht nuk fitoi asgje,,,,,,,,ndeshja fillon ne shtator 2013 dhe mbaron ne qershor te 2017,,,,,,gjithmone duke mos patur surpriza gjate ndeshjes,,,,,,,,,,,,kujdes rama,,,,,,,,,,jane 1 million votues qe te vezhgojne cdo dite nga ardhja ne fuqi,,,,,,,,,,,,,sic rrezuam gjyshin matrapaz do te rrezojme edhe ty mos e harro kete gje,,,,,,,,,,,,,,eksperienca me ben qe mos te jem optimist per te ardhmen,,,,,,sespse kemi 1 jete te tere qe qajme si pupull dhe nuk po na vjen radha me qesh deri tani,,(si thote ai proverbi; mbas te qares vjen 1 e qeshur),,,,,,,,,,,ishalla gabohem personalisht,,,,,,,,,gabimi im do te jete e mira e popullit edhe e vendit tone,,,,,,,,,!!!!!!!!!

  • Per freskine rinore,per pjesemarrjen e grave,per cilesite morale te kandidatève duket se kjo qeveri nuk do tè kete probleme. Por per shpirtin luftarak dhe aftesitë profesionale duket se do té keté. Mimi kodheli ministre mbrojtje me duket gjetje jo e mire. S’ka pasur asnjè dite angazhime ushtarake ose ne fushén e sigurise,té politikave e strategjive te kètij spektri etj. Une qe jam ushtarak e di miré çdo tè thoté ministér mbrojtje. Siç thoné studjuesit elitaré te ketij posti si p.sh hantington,sarkesian etj.eshte e pamundur té jesh sekretar(minister)mbrojtje pa trajnime specifike ne kete fushe. Ushtria i pérmbledh te gjitha profesionet qe ka krijuar njeriu… A i njeh znj. Mimi ato? Jo. Nuk mund te thuhet se do te keté keshillat e shtabit te pergjithshem. Shtabit te pergj.duhet t’i vesh perpara politika ushtarake profesionale qé té veproje. Eshte ministri pergjegjesi nr.1 i hartimit te politikave ushtarake thote hantingtoni jo shtabi… Por a ka mimi formimin e veçante per ta permbushur kéte detyre? Nuk e besoj dhe per me teper nuk ka asnje lloj trashegimie nga paraardhésit ne ketë funksion! Ata nuk u moren kurre me kété detyrim nr.! Mediu u mor me politiken e vjedhjes se pasurise ushtarake,imami me vjedhje e me zbulim puçesh, te tjeret me perpara pothuajse nuk kane léné gjithashtu asgje. Do kemi raste te tjera per te folur profesionalisht por po e mbyllim me rezervat serioze qe kemi pér pérzgjedhjen e bérë. Ashtu si dhe per até te ilir beqjes si ministër shendetsie! Kishte p.s njerez dhe potenciale mé te mira per ministrine e mbrojtjes,mé té kualifikuar dhe me luftarake per té thénë gjera me peshé ne nato por dhe per ta kundershtuar naton kur nuk pérqaset me realitetin ushtarak e te sigurisé shqiptare. E bén dot mimi këtë ? Si zor?! Eshte nje sentence e vjeter ushtarake qe thote se njohja e ushtrise fillon nga ushtari… Por a e ka bere te paktén ushtrine mimi? Vetem n.q.s financat e mimit quhen ushtri mund tè jemi dakord!!! Nje keshille / do te jeté mire sikur mimi ta filloje me keshillat ushtarake pa pagese te ushtarakeve dhe te shoqatave te tyre. Por duke béré perzgjedhjen e duhur…

    • Pellum Zaimi! Ti, nuk dyshoj se ke qene ushtarak ushtarak, pormos haro se qeveria nuk eshte qeveri teknike dhe teknokratesh, dhe aq me teper per postin e Ministrit te Mbrojtjes, te nje vendi antar te NATO-s. Mos merr me shume atribute njohjeje per fushe ushtarake, per me teper ne nje faqe ku ata qe te lexojne nuk kane qene me pak specialist se ty. Ministri i Mbrojtjes se nje shteti antar te NATOs, nuk ka te beje fare me ato qe thua zoterote. Eshte nje lloj naiviteti, te kerkosh te trajtosh nje post politik te barasvlefshem me postin teknik. Ne Ministrine e Mbrojtjes ka struktura te posaçme duke filluar qe nga Shtabi i Pergjithshem dhe derivataet e tij qe merren me strategjine e mbrojtjes dhe teknikalittet e tjera. Ministri perfaqson politikanin dhe zbaton politiken e mazhorances qeverisese ne funksion te zbatimit te detyrave si vend antar i NATO-s. Maje dhe ne vende monopartiake apo diktatoriale, Ministri i Mbrojtjes eshte nje politikan cvil dhe jo domosdoshmerisht teknokrat, pra ushtarak. Zonja Mimi Kodheli eshte nje personalitete dhe politikane ne nje nivel te konsiderueshem sa i perket drejtimit te nje dikasteri siç eshte Ministria e Mbrojtjes. Se fundmi do te thoja qe kur diskuton per figura politike, sidomos te spektrit femer duhet te tregosh respekt dhe te besh me teper kujdes ne pasqyrimin e edukates, nje element qe ushtaraket e kane pasur si primare. Zonja Mimi Kodheli, ne M.M, ka nje mision teper te veshtire sa i perket reformes por dhe nxjerrjes ne drite te diellit te te gjithe aferave korruptive te paraardhesve te saj dhe krimeve qe jane kryer me pasurine e ushtarakeve. Si nje ish ushtarake am besim te plote ne aftesite e ksaj politikaneje. Po ju mor zoteri flisni apo komentoni me nje fare nenvleftesimi, nisur ndoshta edhe nga nje fakt, perveç pohimit te nje lloj tendence patriarkale, por edhe se keni sherbyer ca si shume edhe me keta qe kane bere namin,ne sensin e keq, ne ushtri, kur kane patur pushtetin dhe jo vetem keto tete vjet, qe nga pseudoreformat me fryme te theksuar dhe armiqsore militanteske, tek shitja e armeve dhe aseteve te tjera te ushtrise dhe deri tek tragjedite si ajo e Gerdecit.

  • Fillim i mirë!Le te shpresojme se pas shporrjes se ditkeqit Berisha, do kemi nje ngrohje shpirti,si ngrohje kohe, me këtë Rilindje! Sfidat janë të medha, premtimet duhen mbajtur, i rendesishëm është besimi dhe kembengulja! Urime qeverise se re!

  • Suksese qeverise se re, njerez te afte te pa kompromentuat. mire do ishte qe te zhdukej i pa afti dhe servili i Metes, njeriu qe nuk di te flase pa le te drejtoj drejtesin Nasip Naco , turp per L. S.I.

  • Siç thotë dhe parafolësi,…”Për freskinë rinore dhe për pjesëmarrjen e grave” kjo qeveri nuk do të ketë probleme. Shqetësimi që ngre zotëria ushtarak, më duket i drejtë. Sepse nuk besoj se gjenerata e Ministres Kodheli, të ketë bërë as zborin ushtarak.
    Megjithatë, ne urojmë që individët e përzgjedhur në ministritë e shpallura, të jenë të aftë, korrektë, këmbëngulës dhe të kenë kompetencat profesionale të drejtimit. Sepse pretendimi ynë qytetar që e shprehëm dhe me votë, është meritokracia. Ne nuk mund të flasim paradhënie për punën e gjithsecilit të Ministrave të shpallur, sepse nuk e dimë se si do të punojnë me organizimin konkret të administratës. Nuk kemi të drejtë të paragjykojmë askënd. Prandaj ne do të presim. Natyrisht jo aq sa pritëm “delenxhinjtë fodullë” të pd-së. Vota përmbytëse e 23 qershorit kundër “Fodullëve berishianë” na e jep të drejtën e kritikës dhe oponencës qytetare ndaj kësaj qeverie. Prandaj është detyra jonë si qytetarë të themi hapur atë që mendojmë dhe detyra e qeverisë Rama, sipas deklaratave të tij, është që të mos i humbasë lidhjet me zërin e qytetarëve. Ndoshta bën mirë të krijojë dhe një sektor të veçantë, në se akoma nuk e ka një të tillë, që ta informojë mbi mendimet dhe shqetësimet që qytetarët ngrenë në mediat e shkruara dhe on-line. Asgjë e keqe nuk i vjen skuadrës së re nga ky komunikim me qytetarët. Përkundrazi. Informacioni që do marrin do ti mbajë fort lidhjet me votuesit, jo një herë në katër vjet, por mbi baza ditore.
    Ajo që na shqetëson ne si qytetarë, është Drejtësia. Z. Rama, mos harroni dhe mos anashkaloni premtimet para votuesve mbi ndëshkimin e abuzimeve dhe korrupsionit me pushtetin 8-vjeçar nga Berisha& Kompani. Ministri i Drejtësisë, duhet të ketë parasysh se qytetarët presin Ndëshkimin e Gërdecit, 21 janarit, përvetsimeve në rrugën e kombit, etj. etj.
    Ministri i Drejtësisë, shpresojmë ta ketë të qartë se çfarë Misioni e pret! Vënia para Ligjit e të gjithë zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën. Që nga më i madhi deri tek më i vogli!
    Ne qytetarët nuk do ju a falim Pandëshkueshmërinë! Vota jonë mori një vlerë të jashtëzakonshme më 23 qershor! Mos e harroni këtë për asnjë moment!

    • Shqipfoles! Jeni realist dhe objektiv. E vé re kéte né shumé nga komentet tuaja. Ju nuk e kini atë qé kane militantét-euforine dhe pasqyrimin e njé realiteti virtual,plus mendjemadhési. Ju pérshéndes!

  • Qeveri ma te keqe me p.d.r.s.-ta s’ka pas ky ven-oh ky Edvin Rama i komandum nga Ilir Krryemadhi nuk ban dot asgja dhe do jet vec nje kukll dhe s’do baj asgja as per venin as per shqipnine!!!!!!!!!!!!!!

    • O Ndue! O shpellar, o idiot 24 karat! Ik mor dru me pre, don te besh komente dhe ti malok qyrraveç. Shko me gjithe ate shpellarin tend te Viçidolit dhe lopa hyri, ke surrat dhe goje te flasesh ti per keta politikan dhe jo politikuaj si ata pedet e Sales.

  • Nuk e di a eshte ky i prezantuari emri juaj i vertete z.foto soko. Komentoni me pasion militanti jo me arsyetim profesiònisti . Po deshet hajde t’ju ballafaqoj me ato qe thone studiuesit me me emer te politikave ushtarake qe te shohim ne cilen ane qendron realiteti. Kaq nr.cel.imi/o695404383.

    • Degjo zoteri! Kur preznatohem dhe drejtohem nuk kam ndermend te beje lodra. Ate punen e militantit do ishte mire te mos e cekje dhe meqenese e paske kete mendim nuk me pelqejne debatet me paragjykues partiak qe kane qene pjese e strukturave ushtarake te ish Predident Berishes. Ju ne koment, me menyren se si i dejtoheni, keni fyer nje zonje deputete qe ende nuk eshte provuar si qeveritare dhe pergjigja ime nuk leviz as nje milimeter nga ato qe te kam replikuar. Nuk mbeti te bejme politika e mbrojtjes apo strategjine e saj ne ketu ne fb, Po ke gje shkruaj ndonje artikull si ato dikur ne revisten Mbrojtja kur ishte Saliu president dhe bujrum te jap mendimin tim per ato qe pretendon se ju i kini te sakta.Po ta ritheksoj: Ministri apo antar i kabinetit qe del nga nje mazhorance e caktuar politike, perjashtu dikastere qe kane te bejne me financat , ekonomine dhe drejtesine, jo domosdoshmerisht duhet te jene tekniciene te fushes. Ata perfaqesojne politikanin dhe zbatojne programin politik te forces qe drejton.

  • QEVERIA E RE NJE LAJM I MIRE PER SALI BERISHEN.

    Drejtesia ne duart e Nasipit te LSI-se do te thote qe Ilir Meta t’i rendise me radhe tefteret e rushfetit dhe t’i thote Saliut: “Ri i qete o Sali vrastari, mos e ruj fare o Sali Kusari, shijo jeten o Sali Hileqari, se ke Ilir Meten pas teje me Nasip Nacon qe te mbron dhe te ka xhan!” Ku shkoi 21 janari? Ku shkoi Gerdeci? Po ku shkuan Remzi Hoxha me Kosta Trebicen, po ku shkoi Rruga e Kombit dhe aferat e tjera monstruoze te Saliut? Te gjitha shkuan ne halen e RILINDJES socialiste, me falni enveriste dhe fashiste prandaj degjoni nga nastradini nje histori per NDESHKIMIN Ne Bote, qe nuk mund te ndodhe kursesi ne Shqypni:

    NJE HISTORI “UVERTURE” SA PER SEFTE

    Para luftes se dyte Boterore por edhe gjate saj askujt nuk i shkonte ne mendje se do te vinte nje dite dhe Adolf Hitleri, FYHRERI i Madh do te NDESHKOHEJ si kriminel. Por ja qe ne vitin 1945 Koalicioni Fitues vendosi te denoje me nje Tribunal Nderkombetar ne Nuremberg te Gjermanise te gjithe kriminelet e luftes nga kokat deri tek nenpunesit me te thjeshte te perfshire ne krime kunder njerezimit me dashje apo pa dashje. Hitleri vrau veten, Gebelsi dhe Himleri gjithashtu, por 24 BOSA te tjere te Partise Nacional-Socialiste gjermane u denuan me vdekje per krimet e tyre. Dhe ky ishte vetem fillimi sepse NDESHKIMI i vrastareve nuk perfundoi ketu. Filloi nje ndjekje papushim dhe masive e krimineleve qe ishin fshehur ne Bote, kryesisht ne Ameriken Latine, e cila vazhdoi me shume se 60 vjet, bile eshte aktuale edhe ne ditet tona. Izraelitet gjurmuan te paret dhe gjeten pas shume vitesh Ajhmanin, vrastarin kryesor te Hollokostes dhe e denuan me vdekje. Por me pare kishin siguruar nga Tribunali i Nurembergut nje leje te posacme. Francezet zbuluan dhe gjeten kohet e fundit ke thoni ju o albaneze te paditur? Nje roje kampi perqendrimi te Kohes se Qepes te Hitlerit ne moshen 96 vjec dhe Tribunali i Nurembergut e denoi dhe e NDESHKOI fet e fet me 80 vjet burg. A nuk ju duket paksa i ekzagjeruar denimi i gjykatave franceze? “Mesiguri jo!” Do te pergjigjeshin familjet e viktimave te tij ne kampin e perqendrimit. “Gjepura!” do te pergjigjeshin shumica e shqyptareve. Si keshtu nje gjykate nderkombetare kunder krimit vepron ka force vepruese edhe 70 vjet pas krijimit te saj?” Po keshtu eshte ju thote nastradini o albaneze te paditur, sepse ne Boten e civilizuar NDESHKIMI eshte masa mbrojtese nga krimi, sepse pa NDESHKIM nuk ka Liri, Demokraci, nuk ka Zhvillim.

    ENDSPIEL

    Kete gje duhet te kuptojne shqyptaret e paditur, por edhe media e mefshte diletante, qe te detyroje politiken te implementoje kulturen e NDESHKIMIT ne vendin tone. Te filloje me denimin e krimeve te Enver Hoxhes dhe t’i heqe urgjentisht atij titujt HERO i popullit dhe HERO i punes socialiste si nje REZIL i shqyptareve ne Bote. Per kete nuk i duhen as LEKA dhe as auditime nderkombetare. Me pas le te vazhdoje me NDESHKIMIN e Sali Berishes dhe bandes se tij per vrasjet dhe vjedhjet e pushtetit sic i premtoi miletit ne gjedhjet e 23 qershorit. A do ta kryeje kete mision te veshtire, por jo te pamundeshem Edi Rama? apo do te vazhdoje avazin e vjeter: “Une nuk te denoj ty dhe ti nuk me denon mua se te dy jena byth e breke!” Mbetet qe ta shiqojme dhe studiojme. Gjasat dhe zarat e nastradinit nuk tregojne per mire.

  • Dy gjëra s’me pëlqejne,

    Nje – ministria e drejtesise ne dore te LSI, të gjithe e dime çdo të thote kjo

    Dy – Ministria e mbrojtjes ne dore te nje gruaje? ( pa dashur te ofendoj M. Kodhelin).Ajo ministri do nje dore te fortë burri qe do te rrije 24 ore ne zyre dhe ne baze deri sa te ristrukturohet teresisht ministria dhe ushtria se mbrojtje eshte kyci i sigurise kombetare dhe ashtu si e ka katandisur sale qeni dhe imam bajalldia do aq shume pune sa do t’i japë dhimbje koke edhe nje burri kockefort jo me nje gruaje

  • Me ato qe ke shkruar o foto soko ti nuk e ke kuptuar fare z. Pellumb zaimi. Ne asnjé rresht ai nuk flet per ministér teknik apo teknokrat por per ministër qe udheheq dhe formulon politikat ushtarake dhe jo stervitjen ushtarake. Pellumbi flet per strategji sigurie ti flet per strategji ushtarake. Jane koncepte krejt te kunderta por ti as qe ke mare mundimin ti lexosh e ti kuptosh sepse te jane errur syte se té kané kritikuar mimin. Kritika e pellumbit i bën mire mimit ndersa militantizmi dhe servilizmi yt i bén keq. Pikérisht sepse nuk e nxit té kuptoje ato qe rekomandon pellumbi. Mandej edhe genjen sepse pellumbi nuk eshte liruar kur mendoni ju por ne 2003 bashke me mua dhe i cilesuar ne nentor 1997 nga sabit brokaj si ushtaraku qe shkroi ne shtypin ushtarak artikujt me intelektuale per shkaqet e shkatérrimit té ushtrise etj. Nuk ju ka sherbyer atyre qe e akuzòn ti per”…ca si shume”. Perfundimisht meso te kuptosh pastaj te kritikosh sepse del bosh sic ke dale. Lexo dhe artikujt e pellumbit te tema,telegraf,revista mapo,shekulli..etj. Janë te gjithe demaskime te fuqishme kunder saliut te cilin ndoshta e ke mik te fshehte dhe bén sikur mbron mimin. Ne fakt e demton,nuk e ndihmon te hyje thellé ne çeshtjet politike e strategjike té funksionit.

  • O ushtaraku realist. Bén mire te mos meresh mé me ate foto sukon. E shikon si te thote-s’luj asnje milimeter nga llogorja pa u provuar mimi s’ka gjo se s’ka haber. Militant i forté vallahe

  • Z. Ushtarak realist! E quaj gabim qe mereni me kete foton sepse eshté i kote debati me atè person qe fjalen president e shkruan”predident” ,qe prezantim e shkruan “preznatohemi”,qe drejtohem e shkruan”dejtohem”etj. Brenda nje komenti ai bén maksimumin e gabimeve që lejohen ne pesé faqe te shtypura té formatit a4. Korigjojeni shenjestren dhe çojeni né objektiv. Madje n.q.s e kini véne re ai nuk pranon ballafaqim. Dogmatik tipik. Pershendetje

  • Z. Ushtarak realist! E quaj gabim qe mereni me kete foton sepse eshté i kote debati me atè person qe fjalen president e shkruan”predident” ,qe prezantim e shkruan “preznatohemi”,qe drejtohem e shkruan”dejtohem”etj. Brenda nje komenti ai bén maksimumin e gabimeve që lejohen ne pesé faqe te shtypura té formatit a4. Korigjojeni shenjestren dhe çojeni né objektiv. Madje n.q.s e kini véne re ai nuk pranon ballafaqim,megjithése ushtaraku para teje i ka véné ne koment dhe numrin celular vetiak. Dogmatik tipik. Pershendetje realist.

  • Ne komunizem ishte parulla:Pushteti buron nga populli dhe I takon popullit.Kurse ne 2013 pushtetin e blen ne popull,se kujt I takon gjejeni ju.Sidoqoft I uroj suksese ne pune .

  • Hahaha! Ç’më kenaqët! I njëjti person me tre pseudonime.Gjithsesi do të mundohem me nga nje deri ne dy fjali ose fraze t’u jap përgjigje “tre degëzimeve” të një burimi.
    Së pari për këtë “Ushtarakun realst”. Efendëm, strategjinë e sigurisë kombëtare nuk e realizon vetëm MM. Ai me stafin e tij ka pjesën e tij. Kaq se nuk dua ta lodh më shumë shqipen.
    Se dyti “Antikritikut” te Mimit: O “shoku” kapter, kur nuk të fyen njeri mos e kruaj kot dhe mos deformo mbiemrin e tjetrit, se po të jetë për të fyer as që të kam në ndonjë lloj refeneje. Ti e shikon që unë po dal me emrin tim.
    Se treti “Gjuhëtar” i shqipes. Më mirë do të ishte te prezantoheshe mësues diktimi. Ti ke të drejtë se kam gabuar vërtet ne kontrolin e fjalëve gjatë shtypjes së shkronjave në tastierë. Por them se nuk i vura rëndësi gabimeve ortografike.Sa i përket mungesës së dëshirës për ballqafaqim, po e ke lexuar replikën time, ti, si mëndjehollë duhet ta kesh kuptuar arsyen. Unë “Dogmatik tipik”?!! Këtu ia ke futur si mësues katuni nga ata te ’46 -shtës. Nëse unë do të isha shprehur kundër vendosjes së një gruaje në postin e MM, mundet të tregohesha i tillë. Mos harro se gjuha shqipe ka shtatë zanore dhe fjajëvw nuk u vendosen shenja theksi.

  • qeveria rama eshte per te pergezuar per prezencen e zonjave te nderuara ne postet ministrore!*Por arsimi pika me kuce ku po na mbysin te pa aftit nga pd dhe ps dhe i eshte apur rruga analfabetizmit zor se rregullohet arsimi do ne krue nje akademik qe i di mir boshlleqet e arsimit jo militantizem ^; po te kishin rene dakort te dy forcat politike drejtesia i takonte ps dhe njeriu i duhur per arsimin e kishte lsi ;Nuk mund te ket drejtesine nje njeri qe ka patur probleme me drejtesine Gjithsesi urime u befte me e mira jam shqiptare me zemer dhe mendjen pavarsish se ku jetoj dhe punoj

  • Shqiptaret kete duan, duan qe krimi te mos ndeshkohet, per kete ja dhane voten me shumice I. Metes dhe LSI-se.
    Shqiptaret i dhane Edi Rames, kamikatzin Meta, prandaj o shqiptaret qe vuni nga mente e kokes, mos u ankoni, vete ja dhate mundesine LSI-se, te mbaje pushtetit pezull.

  • BARRA ËSHTË ME TË VËRTETË E RËNDË.
    Është me vënd theksimi i vendosjes së disa shinave të forta që të mbajnë trenin e rëndë që të kalojë pa problem. Sigurisht që sfidat e qeverisë janë të shumta dhe të gjitha shumë emergjente.
    Mendoj se nuk mund të flasim për gropën financiare, nëse nuk ndalemi së pari në strategjinë ekonomike të zhvillimit të vendit. Sepse vërtetë Berisha ka bërë gabime në raportime shifrash dhe fshehje njëlloj si fqinjët tanë, por këtu kemi të bëjmë dhe me gabime politikash ekonomike. Sepse sado të pretendosh të mbushësh financat, po nuk zbatove një strategji të qartë EKONOMIKE se çfarë degësh të ekonomisë do të zhvillosh me PËRPARËSI, se çfarë politikash do ndjekësh sipas pasurive dhe burimeve natyrore të çdo krahine, se çfarë burimesh njerëzore të kualifikuara ke në dispozicion për të vënë në shfrytëzim këto burime natyrore, atëhere sfida do të mbetet vetëm në letër.
    Gabimi madhor që politika në përgjithësi dhe në veçanti ajo berishiane ka bërë gjithë këto vite, ka qenë shkëputja totale e vendit nga PRODHIMI. Nuk mbahet ekonomia e një vendi as vetëm me tregti, as vetëm me sipërmarrje, po nuk pati në themel të saj PRODHIMIN. Dhe prodhimi në Shqipëri dalngadalë po zhduket si “nocion” , me përjashtim të sektorit privat, sepse vendin ia ka zënë tregtia, ndërtimi, turizmi,. Por nga ana tjetër Shqipëria është një vend kaq i pasur me burime mbi dhe nën tokësore, saqë mosshfrytëzimi, mospërpunimi dhe mosprodhimi i nënprodukteve deri në mosshitjen si produkte të gatshme por thjesht si lëndë të para të papërpunuara, i humb buxhetit të shtetit shuma kolosale. Në vartësi nga kjo politikë Prioritare prodhuese, do të hapeshin dhe krijoheshin vende të reja dhe të përhershme pune, nën kujdesin e shtetit dhe jo të firmave koncesionare fantazma, të cilat vijnë shfrytëzojnë lëndët e para pa asnjë plan dhe pa iu dhimbsur asgjë sepse janë në tokë të huaj, duke mos pyetur fare për punëtorët që i trajtojnë si skllevër me mëditje dhe në fund me xhepat plot, një ditë të bukur zhduken nga vendi. Dhe çfarë na mbetet ne si Shqipëri? Na mbeti ndonjë investim madhor dhe strategjik që ta shfrytëzojmë pas largimit të koncensioneve? Deri tani asgjë! Shikoni kromin dhe mineralet e tjera se si janë katandisur. Theksojmë këtu dhe katandinë e Mjedisit dhe terrenit pas këtyre shfrytëzimeve, si “Vënde dhe Popuj”. Mendoni për një sekondë të vetme, se si do ishte trajtuar kjo pasuri natyrore sikur ta trashëgonin vende psh. si Zvicra! Si do e tregtonin ata kromin, si produkt të gatshëm pasi të kalonte të gjitha fazat e përpunimit, pasurimit dhe shitjes me leverdi apo thjesht do ua bënin “peshqesh” koncensioneve siç ka bërë politika shqiptare gjithë këto vite, pas 90’ e kam fjalën. Sepse para 90’ ekzistonin minierat me kushte funksionale pune. Ekzistonte kontigjenti i inxhinjerëve të afirmuar e me specializime përkatëse që i bënin hyzmetin siç duhej. Ekzistonte dhe metalurgjiku që bënte përpunimin, pasurimin dhe realizohej shitja e mineralit të pasuruar. Vlera e shitjes ishte disa herë më e lartë se e lëndës së parë.
    Po lënda drusore, si trajtohet vallë në shqipëri si mall pa zot? Po sektori energjitik, me gjithë këtë pasuri ujore që do mund të prodhonte e të shiste pa problem fare? Po Bujqësia që mund të prodhojë dhe eksportojë produkte nga më “bio” që ekzistojnë në këtë rruzull, sepse është vetë toka që e prodhon shijen origjinale, por që nuk ka politika mbështetëse dhe inkurajuese për zhvillimin strategjik të prodhimit bujqësor?
    Natyrisht gjithë këto kohë ne kemi dëgjuar nga berishianët vetëm “IRONI GLOBALISTE” se kushdo që mendon për pasurinë dhe prodhimin kombëtar qenka “ANTIGLOBALIST”!
    Përsa i takon DREJTËSISË, kjo është fusha ku sigurisht pritshmëritë tona janë dhe më imediate, sepse këtu është dhe “themra e Hakilit” në Shqipërinë post- komuniste. Sa do presim akoma që Ligji të vendoset në Sistem?! Po su bë kjo, është e kotë që flasim për të tjerat si më lart e më poshtë! Sepse Baza e një shteti është binomi LIGJ+EKONOMI.
    Arsimi dhe niveli i arsimtarëve? Këtu ka aq shumë për të folur. Së pari fillon lufta kundër analfabetizmit të arsimtarëve pastaj kalojmë tek nxënësit. Më tej, Universitetet private, janë aq të shumta sa nuk dihet se si i mbulojnë nevojat e tyre financiare. Mjafton të përmendin vetëm një fakt, se shumë prej tyre në Tiranë, kanë paaftësi paguese për trupën pedagogjike. Pra ka pedagogë dhe me tituj, që nuk marrin rrogat që prej 1 viti e më shumë. Atëhere, ky “Globalizmi berishian” kaq i “Suksesshëm” si e shpjegon këtë fakt? Sepse llogjika e thjeshtë ekonomike thotë që kur nuk ke mundësi pagese për një vit, ti e mbyll aktivitetin sepse ke falimentuar!
    Sigurisht sfidë shumë e rënfësishme është dhe zhvillimi URBAN dhe Turizmi. Por as kjo nuk bëhet me IRONITË alla berishiane, se planet dhe projektet persepktive të zhvillimit 5-10-15-20-25-30 vjeçare, qenkan “metoda marksiste dhe enveriane”! Kjo është injoranca më e madhe që mund të shprehet nga një politikan injorant dhe fodull! Planet e zhvillimit perspektiv jo vetëm URBANISTIK dhe TURISTIK, janë nga më të rëndësishmet në zhvillimin strategjik të një vendi. Asnjë shtet në botë, qoftë dhe në Afrikë, nuk drejtohet pa plane-perspektive strategjike! E pra Shqipëria berishiane ka punuar sot për nesër! Të flemë sot dhe të gdhihemi njëherë, se nesër vjen GLOBALIZMI tek dera dhe na mëson se çfarë të bëjmë! Nuk ka mungesë më të madhe formimi dhe përgjegjësie për një politikan që pretendon ta çojë vendin në Evropë. Le të na përmendi një vend evropian kryeministri në ikje, që vepron pa një plan perspektiv 50-60 vjeçar! E pra, sot për nesër nuk drejtohet as shtëpia me katër pjestarë, jo më një shtet me 3 milion banorë brenda, plus ata jashtë, që nuk e dimë sa janë me rregjistër themeltar të pas 90’. Sepse para 90’ çdo njeri që banonte në territorin e Republikës së Shqipërisë, figuronte i rregjistruar aty ku banonte.
    Po të ndalemi tek Ministria e Brendshme dhe vendosja e rendit dhe qetësisë për qytetarët. Çfarë kemi parë gjithë këto vite? Ku është siguria që kemi ne si qytetarë nga vetë punonjësi i rendit, pa le më nga keqbërësit apo kriminelët? A mund ta lësh rendin dhe sigurinë e brendshme të një vendi, në dorë të njerëzve të korruptuar dhe të përfshirë në afera mafjoze e kriminale? Çfarë nderi i paske bërë vendit në këtë mënyrë?
    Po në fushën e shëndetsisë, si mund të pretendohet rritja e mirëqënies së një popullate kur ajo nuk mund të sigurojë as nivelin më minimal profilaktik të popullit të vet? Si mund të pretendosh se je politikan e “burrë shteti” për më tepër kur je dhe mjek dhe nuk ke asnjë preokupim se si të ngresh në SISTEM shërbimin dhe kontrollin profilaktik të të gjithë popullsisë, ndaj disa sëmundjeve ku mund të bëhen dhe vaksinime në rang kombëtar siç bëhej në shumë raste para viteve 90’? Apo “GLOBALIZMI” i përjashtoka metodat humane nga strategjia e një vendi dhe na importon metoda sa më “PËRJASHTUESE” për qytetarët që nuk kanë mundësi vet-sigurimi?! “Nëse nje shoqëri nuk ndihmon shumicën e varfër, atëherë ajo nuk mund të sigurojë pakicën e pasur”-Kenedi.
    Vetvetiu dalim tek MIRËQËNIA SOCIALE , e cila nuk është vetëm ajo ekonomike por edhe kjo shëndetsore, arsimore, kulturore, integruese. Sepse në rradhë të parë në se shteti nuk siguron një mirëqënie shëndetsore për qytetarin, nuk mund të flasim për MIRËQËNIE të një KOMBI. Po kështu edhe për mirëqënien arsimore, kulturore dhe integruese GJITHPËRFSHIRËSE. Sepse të gjitha janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe përbëjnë kyçin e Nivelit Social të një kombi të qytetëruar. E për rrjedhojë, përbëjnë siguri për të ardhmen e brezave të rinj!
    Urojmë që qeveria e Rilindjes, do gjejë forcat dhe rrugët që të ngrihet mbi këmbët e veta dhe të tërheqë të gjithë këtë barrë të rëndë që i la pas, kryeministri i “Sukseseve të Mëdha Globaliste”.

    • Shqipfoles! Duket qe jeni njeri i ditur dhe jepni mendime shumé racionale ne shume fusha. Te gjitha vrejtjet tuaja me shume vend. Me pelqyen idete per nxitjen e prodhimit vendas,industrine e perpunimit,profilaktiken ne shendetsi, perpunimin e projekteve me veshtrim shumevjeçar etj. Antiglobalizmi juaj ishte i drejte ne kendveshtrimin e interesave kombetare. Maturia ne kritiken ndaj te kaluares ishte nje veshtrim i pelqyeshem por dhe nje çekan kokes per snobet tane, per terapite e tyre shkatérruese etj. Me pelqen sjellja e referencave te mënçura nga njerzit qe iluminuan zhvillimin. Eshte kenaqesi te shpenzosh kohen me komente té kétij niveli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *